Dy vite më parë, VLEN mori përgjegjësinë në pushtetin ekzekutiv për të udhëhequr me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, një nga dikasteret më të rëndësishme për qytetarët dhe biznesin.
Ky dikaster, me Besar Durmishin në krye, gjatë këtyre 24 muajve shënoi rezultate të mëdha, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, në punësim, në mbështetjen e kompanive dhe në hapjen e rrugës për investime të reja.
Në fushën e punësimit, vetëm në vitin 2025 u siguruan mbi 40 milionë euro për masa aktive të punësimit. Përmes Garancisë për të rinjtë, mbi 26 mijë të rinj dolën nga regjistri i papunësisë, ndërsa për vitin 2026 janë siguruar rreth 40 milionë euro të tjera për Planin e ri operativ, që do të përfshijë mbi 10 mijë qytetarë.
Në pjesën e investimeve, në buxhetin 2026 janë siguruar rreth 20 milionë euro për mbështetjen e kompanive që investojnë, hapin vende pune dhe krijojnë vlerë të shtuar. Investimi i paralajmëruar i CAVO Otomotiv në Tetovë, prej 21 milionë eurosh dhe rreth 550 vende të reja pune, është dëshmi se politikat ekonomike po japin efekt konkret.
Për VLEN-in, ekonomia është kruciale. Ajo është pjesë e vizionit tonë për të ndalur shpërnguljen, për të forcuar familjet, për të hapur vende pune dhe për t’u dhënë të rinjve arsye që të ardhmen ta ndërtojnë këtu, në vendin e tyre.
VLEN vlerëson se këto rezultate tregojnë qartë dallimin mes qeverisjes së përgjegjshme dhe politikave që prodhonin vetëm zhurmë. VLEN do të vazhdojë t’i shtyjë përpara politikat që sjellin zhvillim, siguri ekonomike dhe standard më të mirë jetese për qytetarët.
Data 12.10.2026
Aktuale
- Mbretëresha ime, mbaje kokën lart!” Marina prek zemrat me mesazhin e fortë për Eli Farën
- Evropa po vjen në Shkup, por a po ecën Shkupi drejt Evropës?
- Trump kërkon ndryshimin e emrit të një oqeani, ja dy propozimet
- Rëndësia e ndryshimeve ligjore për Dhomat e Specializuara në Kosovë
- Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve! Adriatik Kupi: Mu hodhën gurë, koha do të flasë më qartë
- Gjobiten në Shkup! 102 sanksione ndaj shoferëve brenda 6 orësh
- Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Europën
- Shkarkimi i Blerim Isufajt: Një vendim që mund të sfidohet në gjykatë



