Author: Hamdi Kumanova

Bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh dhe vendosmëria e përbashkët për ta thelluar atë më tej, me theks të veçantë në energji, projekte infrastrukturore dhe tranzicion të gjelbër, u konfirmuan në takimin e sotëm të punës midis Ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, dhe ambasadorit suedez, Ola Solstrom. Në fokus të bisedimeve, informojnë nga MEMBM ishin mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e efikasitetit energjetik, modernizimin e infrastrukturës energjetike dhe zhvillimin e zgjidhjeve inteligjente energjetike, fusha në të cilat Suedia është një nga liderët evropianë. Ministrja Bozhinovska theksoi se Qeveria është e përkushtuar fuqishëm ndaj modernizimit të sistemit…

Lexo më Shumë

Pasoja e aksidentit ishin dy fëmijë dhe një burrë 70-vjeçar, të lënduar rëndë. Në makinë ndodheshin edhe 2 të mitur të moshës 14 dhe 16 vjeç, të cilët, së bashku me shoferin 70-vjeçar, pësuan lëndime të rënda trupore. Tre persona, përfshirë dy të mitur, pësuan lëndime të rënda në një aksident trafiku që ndodhi dje pasdite në autostradën “Ohër – Podmolje”, në kryqëzimin “Shën Erasmo”. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti ndodhi rreth orës 16:20, kur një makinë pasagjerësh “Opel” me targa të Strugës, e drejtuar nga 70-vjeçari me inciale S.M. nga fshati Podgorc i Strugës,…

Lexo më Shumë

Numri i lindjeve në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë i pabarabartë mes rajoneve, me pjesën më të madhe të foshnjave të lindura në zonat urbane dhe veçanërisht në rajonin e Shkupit, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Sipas statistikave, 60.2 për qind e të gjitha lindjeve janë regjistruar në zonat urbane, ndërsa 41.6 për qind vetëm në rajonin e Shkupit. Në anën tjetër, rajoni i Lindjes ka përqindjen më të ulët të lindjeve, me vetëm 6.1 për qind. Të dhënat tregojnë gjithashtu se shtimi natyror i popullsisë mbetet negativ si në qytete ashtu edhe në zonat…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe njoftoi se do ta nominojë kryetarin aktual të Komunës Qenër, Goran Gerasimovski, për nënkryetar të ri të partisë. Ai tha se LSDM po forcohet edhe më tutje dhe se Gerasimovski si personalitet e ka besimin e qytetarëve. “LSDM-ja po forcohet edhe më tej. Me kënaqësi i informoj anëtarët se do ta nominoj Goran Gerasimovskin për nënkryetar të ri të LSDM-së. Gorani është një njeri që, me punë të palodhshme, përkushtim dhe përgjegjësi, e ka fituar besimin e qytetarëve të Komunës së Qendrës. Fitorja dhe marrja e mandatit të dytë si kryetar komune janë…

Lexo më Shumë

Një shofer është arrestuar pasi u kap duke vozitur me shpejtësi prej 177 kilometra në orë në rrugën Gostivar–Tetovë, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:00, te kyçja e Bogovinës, ku zyrtarët e Njësisë Mobile për Sigurinë në Komunikacion, me automjetin special për kontroll të shpejtësisë, kanë evidentuar shkeljen. Me urdhër të prokurorit publik, është privuar nga liria shoferi K.B. (47) nga Tetova, i cili drejtonte një automjet të tipit “Skoda” me targa të Tetovës. MPB njofton…

Lexo më Shumë

Gazetarja Nora Kaliqi është emëruar U.D. Kryeredaktore e Servisit të Dytë Publik në Radiotelevizionin e Maqedonisë (MRT). Lajmin e bëri të ditur vetë Kaliqi përmes një postimi publik, ku shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga menaxhmenti dhe mbështetjen e Këshillit Programor. “Çdo fillim i ri sjell përgjegjësi edhe më të madhe. Mirënjohëse që nis këtë kapitull të ri si U.D. Kryeredaktore e Servisit të Dytë Publik”, shkroi ajo. Sipas saj, MRT është institucioni ku është formësuar profesionalisht, prandaj këtë emërim e konsideron një përgjegjësi të veçantë. Kaliqi falënderoi të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët që kanë qenë…

Lexo më Shumë

Transporti ajror në Maqedoninë e Veriut po shënon përparim të vazhdueshëm përmes investimeve në siguri, teknologji dhe zgjerim të lidhjeve me destinacione të reja. Kuadrot e VLEN-it në institucione po dëshmojnë se me punë dhe përkushtim mund të arrihen standarde që deri dje dukeshin të paarritshme. Në këtë drejtim, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli, mori pjesë në vënien në funksion të sistemit të ri tomografik për kontrollin e sigurisë së bagazhit të dorës. Investimi prej 1 milion eurosh e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e vendeve që zbatojnë teknologjitë më të avancuara në këtë fushë, duke qenë…

Lexo më Shumë

Dhjetëra ish-funksionarë të LSDM-së, së bashku me deputeten aktuale Sllavjanka Petrovska, promovuan një lëvizje të re brenda hapësirës socialdemokrate, me synimin për të riafirmuar idenë socialdemokrate. Ata u shprehën se nuk ndihen të oërfaqësuar siç duhet nga LSDM-ja nën udhëheqjen e Venko Filipçes. Në tubimin “Biseda për të Ardhmen” morën pjesë edhe disa ish-zyrtarë të lartë të LSDM-së, si dhe kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova. Pjesëmarrësit theksuan se opozita ka nevojë për një revolucion ideologjik dhe vlerash, duke bërë thirrje për një debat të hapur dhe për një kontratë të re shoqërore si bazë për ndryshime politike.…

Lexo më Shumë

Gazetaria shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka humbur sot, më 2 korrik, një nga figurat e saj më të respektuara. Është ndarë nga jeta veterani i gazetarisë, publicisti dhe autori i njohur, Nijazi Muhamedi. Për dekada me radhë, Muhamedi ishte pjesë e pandashme e medias në gjuhën shqipe, duke lënë gjurmë të rëndësishme në informimin e publikut dhe zhvillimin e gazetarisë profesionale. Ai kontribuoi për shumë vite në Radio Televizionin e Maqedonisë, ku ushtroi me përkushtim detyrat e gazetarit, redaktorit dhe drejtuesit, duke fituar respektin e kolegëve dhe publikut. Përveç angazhimit në media, Nijazi Muhamedi ishte edhe publicist e autor…

Lexo më Shumë

Mot kryesisht me diell do të mbajë gjatë ditës së enjte, ndërsa në orët e pasdites në disa zona të vendit priten reshje të izoluara shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë. Pavarësisht mundësisë për reshje lokale gjatë pasdites, pjesa më e madhe e ditës pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe me diell.

Lexo më Shumë

Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raketa në kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë natës, duke vrarë të paktën 10 persona, thonë zyrtarët. Disa lagje u evakuuan ndërsa sulmet tronditën ndërtesat në të gjithë qytetin, disa orë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatitej për një sulm “masiv”, shkruan BBC. Fëmijët ishin midis “numrit të konsiderueshëm” të viktimave, tha Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit. “Armiku po synon qëllimisht zonat e banuara dhe po vret civilë”, tha ai herët të enjten. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se shënjestroi objektet energjetike në…

Lexo më Shumë

Kjo verë është momenti ideal për një automobil të ri. Geely Cityray, një nga modelet më tërheqëse SUV kompakte në treg, tani është në dispozicion me një çmim të veçantë promocional prej 24.490 euro, duke ofruar një kombinim të dizajnit modern, teknologjisë së avancuar, nivelit të lartë të sigurisë dhe performancave të shkëlqyera. Nën dizajnin e tij dinamik qëndron një motor benzine turbo 1.5 litërsh me 174 kuaj fuqi, i kombinuar me një transmision automatik DCT me 7 marshe. Rezultati është përshpejtimi nga 0 deri në 100 km/h për vetëm 7,9 sekonda, drejtim i saktë dhe një përvojë jashtëzakonisht e…

Lexo më Shumë