Gjurmë biologjike të gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, janë gjetur në mbështjellëset prej letre alumini ku ishin fshehur 350 mijë euro, u tha gjatë seancës së fundit gjyqësore nga ekspertët e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Ristov akuzohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Paratë ishin zbuluar të fshehura brenda murit të kuzhinës në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë. Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për 600 kartëmonedha me prerje prej 500 dhe 200 eurosh. Ekspertët sqaruan para gjykatës se nga 13 mostra të marra për analizë, vetëm dy rezultuan të përshtatshme për ekzaminim. ADN-ja u…
Author: Hamdi Kumanova
“Cila është ajo kallëzim penal ndaj funksionarëve të BDI-së që ka mbërritur në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por nuk është proceduar? Kë nga BDI-ja kam mbrojtur unë?” Me këto kundërpyetje u përgjigj shefi i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, ndaj pyetjes së gazetarit nëse e konsideron dështim faktin që mandatin e tij, i cili përfundon në nëntor, do ta mbyllë pa asnjë aktakuzë ndaj ndonjë funksionari të BDI-së, duke pasur parasysh se mandati i tij nisi me publikimin e fotografive me drejtuesit e BDI-së ose me persona të afërt…
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në vitin 2025, në shtatë lëndë, kundër 39 personave fizikë dhe 20 personave juridikë, ka parashtruar kërkesa për ngrirjen e aseteve me vlerë totale prej 27 milionë eurosh, që krahasuar me vitin 2024, kur arriti 5,7 milionë euro që është pesë herë më e lartë, raporton MIA. Procedurat për këto raste, siç u potencua gjatë shqyrtimit të Raportit Vjetor mbi punën e PTHP NKOK para Këshillit të prokurorëve publikë, janë në vazhdim. Duke dhënë detaje mbi raportin, shefi i PTHP NKOK, Islam Abazi, deklaroi se këtë vit kanë pasur…
Nga LSDM thonë se është gënjeshtër deklarata e Hristijan Mickoskit se ata nuk dëshirojnë që diaspora të votojë në zgjedhje. “Pasi shfuqizoi me forcë qeverinë teknike dhe u përpoq të vendos fshehurazi një Kod Zgjedhor për grabitje të re zgjedhore me abuzimin e 200,000 votave, ai tani thotë se qëllimi i tij ishte vota e diasporës dhe se LSDM nuk dëshiron t’u lejojë bashkëqytetarëve nga diaspora të votojnë. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Së pari, sepse diaspora po voton edhe tani, me modelin ekzistues, dhe së dyti, sepse ndryshimet që ai po propozon janë për vitin 2029”. “Qëllimi i…
Nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar për reformën e sistemit pensional, as për rritjen e mundshme të moshës së pensionimit. Qeveria fillimisht do të shqyrtojë analizat dhe rekomandimet që do të përgatiten nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore, e më pas do të vendosë për hapat e mëtejshëm, deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të raportit dyvjeçar për punën e Ministrisë së Financave, ministrja tha se institucionet financiare ndërkombëtare do të realizojnë një analizë të detajuar të gjendjes së sistemit pensional, me theks të veçantë në shtyllën e parë…
Nëntë ish-të burgosur dezertojnë nga ushtria ruse në rajonin e Belgorodit. Nëntë ish-të burgosur të rekrutuar për të luftuar në Ukrainë kanë dezertuar nga pozicionet e tyre ushtarake në rajonin rus të Belgorodit, raportojnë burime ruse. Sipas këtyre burimeve, grupi po përgatitej për t’u dislokuar në frontin e Kharkivit, ku forcat ruse dhe ukrainase vazhdojnë përleshjet e ashpra. Rusia godet ndërtesa banimi në Ukrainë, të paktën 20 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur Dezertimi i tyre vjen në një kohë kur, sipas raportimeve, ushtria ruse po përdor gjithnjë e më shpesh të rekrutuar me sfond penal në vijat e…
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e largimit nga posti i saj përpara përfundimit të mandatit, që skadon në tetor të vitit 2027. Në një intervistë për gazetën franceze Les Echos, Lagarde u pyet nëse mund të japë dorëheqjen përpara kohe, në sfondin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Francë. Ajo u përgjigj se një skenar i tillë mbetet i mundur. “Është e mundur. Mendoj se një zë evropian duhet të dëgjohet në debatin presidencial francez”, u shpreh ajo. Deklarata e Lagarde ka nxitur spekulime për një angazhim të mundshëm të saj…
Igor Girkin, ish-oficer i Ushtrisë ruse dhe një nga figurat kyçe në aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ka deklaruar nga qelia e burgut se fushata e fundit masive e Ukrainës me dronë ndaj objektivave në Krimenë e pushtuar mund të jetë përgatitje për një ofensivë ushtarake me synim rimarrjen e gadishullit. Në një postim në Telegram, Girkin tha se sulmet e vazhdueshme ukrainase kundër infrastrukturës energjetike, objekteve industriale, qendrave logjistike dhe objektivave ushtarake në Krime po “vendosin skenën” për operacione amfibe dhe tokësore të forcave ukrainase. Sipas tij, intensifikimi i goditjeve ndaj objektivave strategjike synon të dobësojë…
Ish-kryetari i Komunës së Lozovës, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, është referuar zhvillimeve aktuale politike dhe ka dërguar mesazhe kritike ndaj ish-funksionarëve të cilët, siç thekson, sot paraqiten si reformatorë.” Në postim, Velkovski shkroi: KALORËSIT E TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT Gjeneralë pa ushtri. Arkitektë të disfatëve, sot paraqiten si reformatorë. Dje u ulën në tryezën e rrumbullakët për të diskutuar të ardhmen e LSDM-së. Interesante… Askush nuk foli për të kaluarën. Për disfatat zgjedhore. Për përgjegjësinë. Për vitet kur heshtën. Për të gjitha kompromiset e bëra për të ruajtur karriget. …
Pas reshjeve të dendura të shiut, punëtorët sezonalë të Komunës së Çairit, në bashkëpunim me ekipet e NP “Higjiena Komunale”, ishin të angazhuar deri në orët e vona të mbrëmjes dhe vazhdojnë edhe sot me aktivitetet në terren. Ndërhyrjet po realizohen në rrugë dhe hapësira publike në të gjithë territorin e komunës, sipas prioriteteve dhe nevojave të evidentuara, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të pastërtisë dhe funksionalitetit. Paralelisht me pastrimin e terrenit, ekipet po vazhdojnë edhe me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave kabaste në lagje të ndryshme të Çairit. Komuna e Çairit mbetet e angazhuar që,…
Partia politike LSDM, në koalicion me partinë politike Levica, paraqitën 13 mijë amendamente për të penguar bashkatdhetarët tanë në diasporë të votojnë, duke u frikësuar se nuk kanë besimin e diasporës sonë. Dhe ky është një mesazh i fortë për bashkatdhetarët tanë në diasporë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me mos-marrëveshjet me opozitën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përcjell TV21. Mickoski tha se votimi elektronik shkurton edhe shpenzimet për votime të diasporës në zgjedhje. “Por, vija jonë e kuqe është vota e diasporës, sepse diaspora duhet të ndihet e lidhur me atdheun e saj. Qëllimi ynë si qeveri…
Kaluan dy vite nga menaxhimi me financat spublike, dy vite në kushte të vështira ekonomike, paqartësi globale dhe sfida të mëdha fisskale. Por, edhe dy vite në të cilat bëmë zgjedhje të vetëdijshme – zgjedhje për disiplinë, për përgjegjësi fiskale dhe për zgjidhje afatgjata, në vend të populizmit afatshkurtë. Në këto dy vite rezultatet makroekonomike janë më se të qarta: ekonomia e vendit në këtë periudhë shënon rikuperim stabil dhe rritje të vazhdueshme. Nëse shikojmë prapa, do të shohim se në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2023 rritja mesatare ekonomike ishte rreth 1,8 për qind, ndërsa sot…

