Kjo verë është momenti ideal për një automobil të ri. Geely Cityray, një nga modelet më tërheqëse SUV kompakte në treg, tani është në dispozicion me një çmim të veçantë promocional prej 24.490 euro, duke ofruar një kombinim të dizajnit modern, teknologjisë së avancuar, nivelit të lartë të sigurisë dhe performancave të shkëlqyera.

Nën dizajnin e tij dinamik qëndron një motor benzine turbo 1.5 litërsh me 174 kuaj fuqi, i kombinuar me një transmision automatik DCT me 7 marshe. Rezultati është përshpejtimi nga 0 deri në 100 km/h për vetëm 7,9 sekonda, drejtim i saktë dhe një përvojë jashtëzakonisht e këndshme në timon, si në qytet ashtu edhe në rrugë të hapur.

Gazetarët e automobilizmit në Maqedoni dhe rajon, në testimet e tyre, e veçojnë Cityray për stabilitetin, saktësinë në drejtim dhe ndjenjën e sigurisë që ofron gjatë vozitjes. Përveç performancave dinamike, ky model ofron edhe ekonomi në konsum, me një shpenzim mesatar prej rreth 6,3 l/100 km.

Siguria është një nga avantazhet më të mëdha të tij. Geely Cityray është i pajisur me sistemet më moderne të asistencës për shoferin, duke përfshirë kontrollin adaptiv të shpejtësisë (Adaptive Cruise Control), sistemin e frenimit automatik në raste emergjente, asistencën për mbajtjen e korsisë, njohjen e shenjave të trafikut dhe monitorimin e këndit të vdekur, duke garantuar siguri dhe vetëbesim më të madh në çdo udhëtim.

Në kabinë, Geely Cityray ofron një ambient premium me materiale cilësore, panel instrumentesh plotësisht digjital, ekran të madh multimedial HD dhe kamerë panoramike 360°, e cila e lehtëson ndjeshëm manovrimin dhe parkimin.

Oferta promocionale është e kufizuar dhe vlen deri në mbarimin e stokut, ndërsa nuk mund të kombinohet me zbritje ose kuponë të tjerë.

Nëse dëshironi t’i përjetoni personalisht performancat, komoditetin dhe teknologjinë e tij, rezervoni një test-vozitje në numrin 076 242 775 ose vizitoni sallonin e shitjes së Geely në Stadiumin Qytetar – Tribuna Veriore, Shkup.

Geely Cityray – SUV premium që ofron më shumë sesa prisni, me një çmim që vështirë se mund ta gjeni diku tjetër.



