Një konflikt mes kushërinjve ka përfunduar me arrestim në rajonin e Tetovës, raporton TetovaSot.
Sipas SPB Tetovë, më 1 korrik në Zherovjan është arrestuar M.M. (64), pasi ishte denoncuar nga kushëriri i tij 57-vjeçar nga fshati Tenovë se rreth orës 11:40, në oborrin e shtëpisë, e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë procedura përkatëse.


