Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një intervistë për një televizion nacional, paralajmëroi zhvillime të reja në lidhje me rastin “Mazut”, përcjell PressOnline.al. “Edhe ju edhe opinioni publik shumë shpejt do ta kuptoni pse e kam thënë këtë që po e them”, deklaroi ministri, pa dhënë më shumë detaje. Bëhet fjalë për procedurën hetimore që zgjati më shumë se një vit, derisa para dy javësh prokurorja kompetente Katerina Kollareviq vendosi ta mbyllë rastin për shkak të mungesës së provave. Të dyshuar në rast janë 13 persona, mes tyre biznesmenët Ratko Kapushevski, Asmir Jahoski dhe Erxhan Sulkoski, si dhe…

Lexo më Shumë

Valentin Manasievski ka hedhur akuza të ashpra ndaj kreut të LSDM-së, Venko Filipçe, duke deklaruar se ai “i beson verbërisht” presidentit bullgar Rumen Radev lidhur me pretendimet se ndryshimet kushtetuese janë pengesa e fundit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në konferencën për shtyp, Manasievski tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është “vetëm hapi i parë nga shumë hapa”, duke pretenduar se kërkesat e Sofjes shkojnë përtej ndryshimeve kushtetuese dhe prekin gjuhën, historinë, kulturën dhe identitetin maqedonas. Ai iu referua edhe një videoje të vitit 2019, ku Radev flet për historinë maqedonase në kontekst bullgar,…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në konferencën e sotme për media në Kuvend paralajmëroi se huamarrja e re e Qeverisë në vlerë prej 260 milionë eurosh do t’i kushtojë shumë shtrenjtë shtetit, duke pasur parasysh normën e lartë të interesit. Sipas tij, vetëm për kamata shteti do të paguajë mes 58 dhe 64 milionë euro. “Bazuar në EURIBOR-in aktual gjashtëmujor prej 2,562% dhe marzhën e dakorduar prej 2,10 pikë përqindjeje, kjo kredi aktualisht do të kushtonte rreth 4,66% në vit. Varësisht nga dinamika përfundimtare e pagesës, shteti do të paguante afërsisht mes 58 dhe 64 milionë euro vetëm për kamata,…

Lexo më Shumë

Bilall Kasami menaxhimin e mbeturinave e shndërroi në biznes milionësh me dhënien në koncesion të Saubermacher-it, ndërsa qytetarët po paguajnë çmimin e këtij keqmenaxhimi. Pak kohë më parë, shumica VMRO–VLEN në Këshillin Komunal votoi rritjen e çmimeve për qytetarët: deri në 20% për amvisëritë në qytet dhe deri në 100% për banorët e malësisë. Pavarësisht faturave më të larta, shërbimi nuk është përmirësuar. Përkundrazi, Tetova vazhdon të ngulfatet në mbeturina. Pastrohet vetëm pjesa qendrore, ndërsa në shumë lagje mbeturinat nuk mblidhen me javë të tëra dhe krijohen mini deponi. Kjo është dëshmi e qartë se kur krimi dhe keqmenaxhimi bëhen…

Lexo më Shumë

Me rastin e festës së Kurbanit Bajramit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu,në urimin përcjellë me një video mesazh tha se kjo festë, përmes kurbanit, kultivon personalitet konstruktiv, të matur, të urtë, të përkushtuar ndaj të mirës, solidar, paqësor dhe në çdo moment të kujdesshëm për mirëqenien e përgjithshme. “Sot, me zemër dhe shpirt, përjetojmë festën e madhe të Kurban Bajramit, festë kjo që shënon kryerjen e obligimit të Haxhit, obligimin e prerjes së kurbanëve, si dhe ditët në të cilat u plotësua Kur’ani Famëlartë për të qenë udhërrëfyes për mbarë njerëzimin dhe për të gjitha kohërat. Në ditët…

Lexo më Shumë

Tetë persona, përfshirë një të mitur, janë ndaluar pas një sulmi fizik që ndodhi në Prilep. Sipas raportit, incidenti filloi në rrugën për në fshatin Sazhdevo të Krushevës dhe vazhdoi në ambientet e Shërbimit të Mjekësisë Urgjente. Njoftimi: “Departamenti i Punëve të Brendshme në Manastir informon se më 25 maj në orën 22:15, oficerët e policisë nga Departamenti e Punëve të Brendshme në Prilep privuan nga liria Xh.U. (31), Xh.U. (52), E.U. (35), A.U. (58), E.U. (36) dhe një të mitur 17-vjeçar, të gjithë nga fshati Presil, rajoni i Krushevës, si dhe S.K. (52) dhe H.K. (18) nga fshati Sazhdevë”,…

Lexo më Shumë

Organizatat rinore të partive politike në vend sot në Shkup nënshkruan deklaratë për vlera evropiane dhe kohezion, në një ngjarje të organizuar nga Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare – Ohër, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me rastin e Ditës dhe Muajit të Evropës. Me nënshkrimin e deklaratës, liderët e rinj politikë u zotuan për respektimin dhe avancimin e vlerave të përbashkëta evropiane, mes të cilave dialogu, kohezioni, kultura demokratike, përgjegjësia, respektimi i diversitetit dhe solidariteti. Udhëheqësi për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Stefen Hudolin, theksoi se ideja evropiane është e gjallë, dinamike dhe vazhdimisht ndërtohet përmes…

Lexo më Shumë

Në një aksion të gjerë të realizuar gjatë ditës së sotme nga Policia Pyjore e Shkupit, MPB-ja dhe punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” – dega “Babuna” nga Velesi, në Araçinë është konfiskuar një sasi e madhe drush të vjedhura për ngrohje. Lajmin e bëri të ditur zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NP “Pyjet Kombëtare”, Kirе Mihajllov, i cili theksoi se gjatë konfiskimit pati momente tensioni, por aksioni u realizua me sukses. “Gjatë konfiskimit në Araçinë, në një moment situata ishte e tensionuar, por pjesëtarët e MPB-së dhe shërbimet e tjera e kryen detyrën e tyre në mënyrë profesionale. E gjithë sasia…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërpresë bashkëpunimin me kompaninë serbe “Pamitex Team”, e cila ishte përgjegjëse për furnizimin me uniforma njëngjyrëshe për njësitë speciale të policisë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri Pançe Toshkovski në një intervistë për “360 shkallë”. Vendimi vjen pas një super-analize të kryer jashtë vendit, e cila vërtetoi se mostrat e dorëzuara nuk përmbushnin standardet e cilësisë të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit. Përveç shkëputjes së marrëveshjes kornizë, MPB do të aktivizojë edhe garancinë bankare të kompanisë. Ndryshe nga ky furnizim, procesi për uniformat kamuflazh të njësive speciale është realizuar me sukses…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, njoftoi se në Ministrinë e Mbrojtjes janë angazhuar 10 profesionistë shqiptarë, me qëllim rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucion, përcjell TV21. Sipas tij, këto punësime përfaqësojnë një hap drejt përfshirjes më të madhe, meritokracisë dhe krijimit të institucioneve më funksionale dhe të barabarta. Shabani theksoi se ky është fillimi i një procesi që synon forcimin e rolit të shqiptarëve në sektorët strategjikë të shtetit. “Në një hap të rëndësishëm drejt rritjes së përfaqësimit dhe fuqizimit profesional të shqiptarëve në institucionet shtetërore, Ministria e Mbrojtjes ka realizuar angazhimin e 10 profesionistëve shqiptarë, duke sjellë një…

Lexo më Shumë

Numri i personave që vuajnë nga kanceri i lëkurës (melanoma) është vazhdimisht në rritje dhe është një nga tumoret me zgjerimin më të madh në kohët e fundit, thotë Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Sipas të dhënave zyrtare, rritja vjetore e numrit të pacientëve është 4-5%, që do të thotë se numri i personave të diagnostikuar dyfishohet çdo 10 deri në 15 vjet. Melanoma është kanceri më serioz dhe malinj i lëkurës që përhapet shumë shpejt në të gjithë trupin, dhe trajtimi i tij bëhet më i vështirë nëse nuk zbulohet në kohë. Në Maqedoni, situata po bëhet…

Lexo më Shumë

Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar në Shkup pasi dyshohen se kanë sulmuar një shpërndarës ushqimesh 20-vjeçar, pas një konflikti në komunikacion. Sipas policisë, ata fillimisht me veturën “Audi” kanë goditur motorin e të riut, e më pas e kanë sulmuar fizikisht. Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal, ndërsa gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit. “Më 25.05.2026, në ora 01:30 në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria O.A. (21), A.F.E. (21), T.A.B. (22) dhe A.I.O. (24), të gjithë shtetas të Turqisë, duke vepruar pas një denoncimi të bërë më 24.05.2026 rreth orës 19:55. Sipas denoncimit,…

Lexo më Shumë