Më 08.07.2026 në orën 18:15 në rrugën Gostivar–Tetovë, në nyjën pranë fshatit Kamjan, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin B.S. (32) nga fshati Gllumovë e Shkupit. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes me radar, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ai po e drejtonte automjetin me një shpejtësi prej 168 kilometrash në orë, në një vend ku shpejtësia e lejuar me shenjë komunikasi është e kufizuar në 80 kilometra në orë. B.S. është ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Turqia shpreh ngushëllime pas rrëzimit të helikopterit ushtarak italian në Bosnjë e Hercegovinë
- Toyota arrin një rekord të ri në shitjet evropiane
- Behgjet Pacolli hidhet në kundërsulm për të marrë kontrollin e plotë të Aeroportit të Vlorës, shkarkon administratorin e vendosur nga Valon Ademi
- Rama shpall Erion Veliajn “puçist”: Financoi protestat e dhunshme
- Surprizë: Dini nuk do të jetë vetëm – Jonida Vokshi kthehet në Big Brother VIP Kosova
- Siljanovska-Davkova në prag të COP31: Obligimet klimatike t’i shndërrojmë në investime konkrete dhe rezultate matëse
- Berisha: Ergys Agasi është dhunuar nga dy të dënuar me burgim të përjetshëm për ta detyruar të heshtë
- Mbi 70 mijë të regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal



