Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të fundit kemi rënie të prodhimit dhe kapjes së peshku, krahasuar me vitin paraprak. Për 19.5 përqind kemi rënie të sasisë së peshkut, ndërsa 21 përqind për produktet e akuakulturës. Sasia e peshkut në vitin 2025 arriti në 1 992 ton, ndërsa produktet e akuakulturës në 1 847 ton. “Nga llojet e peshkut, si rasat peshku më së shumti kultivohet trofta e ylbertë. Për kultivim të peshkut, më shumë përdoren rezervuarët e peshkut, bazenet dhe kanalet dhe kafazet.”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 1 175 ton është troftë, 546 ton…
Author: Hamdi Kumanova
Më 29 maj 2026, rreth orës 14:00, policia nga Njësia Policore Mateç ka arrestuar një 37-vjeçar nga Kosova, me inicialet N.N., i cili kërkohej në bazë të një telegrami të lëshuar më herët nga SPB Tetovë. Sipas autoriteteve, ai dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, të paraparë me nenin 236 të Kodit Penal. Pas arrestimit, personi është shoqëruar në Stacionin Policor të Tetovës, ku është ndaluar për procedura të mëtejshme. Nga policia bëjnë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës penal.
Partia në pushtet VLEN ka reaguar ashpër ndaj BDI-së lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e akuzuar për dështim shumëvjeçar dhe favorizim politik. Nga VLEN thonë se BDI ka pasur në dorë zgjidhjen e këtij problemi për vite me radhë, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret. “BDI mendon se turpi mbulohet me zhurmë. Por provimi i jurisprudencës nuk zgjidhet me britma e me rrena. Zgjidhet me punë”, thuhet në reagim. Sipas tyre, përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi ish-ministrat e Drejtësisë nga radhët e BDI-së, përfshirë Blerim Bexheti dhe Adnan Jashari, të cilët…
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e numrit të fëmijëve që kanë kryer vepra penale, krahasuar me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk. “Në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, për 3.9 % kemi më shume fëmijë të denoncuar që janë në kundërshtim me ligjin – autorë të veprave penale, ndërsa për 34.7 % më pak fëmijë të dënuar të cilët janë në kundërshtim me ligjin – autorë të veprave penale”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në këtë periudhë kemi rritje të numrit të autorëve të njohur të veprave penale për 6.5 përqind, ndërsa numri i të akuzuarve të rritur kemi…
Në vitin 2025, subjektet afariste kanë thithur 6.067 milionë metra kub ujë, nga të cilat janë përdorur 3.096 milionë metra kub, ndërsa 3.046 milionë metra kub janë shkarkuar si ujëra të zeza, ndërsa vetëm 629 milionë metra kub, ose 20,6 përqind, janë pastruar. Uji i përgjithshëm i thithur është ulur me 11,3 përqind krahasuar me vitin 2024. Sipas origjinës, pothuajse gjysma e ujit, ose 49,7 përqind, është thithur nga burimet sipërfaqësore. Të dhënat më të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se për përdorimin dhe mbrojtjen e ujit nga ndotja nga subjektet afariste në vitin 2025, në total, ndërmarrjet…
Propozim-ligji për mbrojtje nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme nuk është hartuar ad hok, as mbi parimin e forcës, por në një proces gjithëpërfshirës, së bashku në konsultime me të gjitha palët e interesuara, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Qëllimi i tij i vetëm është, siç thekson ai, që të ketë sa më pak njerëz që konsumojnë duhan. Ai thekson se nuk do të ketë trajtim preferencial në aspektin e zbatimit të tij, pavarësisht se në cilat pjesë të qytetit ose vendit ndodhen. Ai pret që zgjidhja ligjore të prezantohet në seancë të Qeverisë të martën…
Pas publikimeve dhe informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale lidhur me një rast të dhunës në familje, nëpunësit policorë reaguan menjëherë dhe ndërmorën të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për gjetjen e kryerësit dhe mbrojtjen e viktimave. Më 29.05.2026, rreth orës 11:40, në SPB Shkup, nga një dëshmitar okular është njoftuar se në territorin e Komunës Qendër, një person mashkull e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Menjëherë pas denoncimit, nëpunësit policorë ndërmorën masa dhe aktivitete për gjetjen e kryerësit dhe mbrojtjen e viktimës. Pas veprimeve të ndërmarra, është konstatuar se personat janë nga Velesi, pas çka nëpunësit policorë…
Incident në Spitalin e Tetovës, 67-vjeçari sulmon fizikisht kolegen gjatë orarit të punës. Një incident është regjistruar në Qendrën Klinike të Tetovës, ku një punonjëse shëndetësore ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i saj gjatë kryerjes së detyrës. Sipas SPB Tetovë, më 29 maj 2026 në ora 17:20, 40-vjeçarja L.M. nga Tetova ka denoncuar veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës nga sfera e shëndetësisë”. Ajo ka deklaruar se rreth orës 15:00, pas një debati verbal, kolegu i saj K.K. (67) nga Tetova e ka sulmuar fizikisht. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se Qeveria nesër do të mbajë një mbledhje online, në të cilën do të shqyrtohen masat për formimin e çmimeve të derivateve të naftës. Ai shprehu pritjen që nafta të lirohet për 6 deri në 6,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës të mbetet i pandryshuar ose të rritet për 0,5 denarë për litër . “Sipas llogaritjeve tona, bazuar në analizat e lëvizjes së çmimeve në bursat botërore gjatë dy javëve të fundit, përkatësisht në gjysmën e dytë të majit, si dhe gjatë javës së fundit, presim që çmimet gradualisht të…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën e Plastikave në Shkup, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat kanë ndërmarrë përpjekje për reanimimin e të riut 19 vjeçar i cili ka drejtuar motoçikletën dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Qytetit, raporton Zyrtare. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, vdekja e M.F. është konstatuar në orën 23:11. Policia ka bllokuar pjesërisht segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti dhe ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes…
Presidenti amerikan Donald Trump do të firmosë një marrëveshje me Iranin vetëm nëse plotësohen kushtet kryesore të vendosura nga Uashingtoni, deklaroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë pas një mbledhjeje disaorëshe të zhvilluar në Sallën e Menaxhimit të Krizave (Situation Room). Takimi, i cili kishte në fokus shqyrtimin e marrëveshjes për zgjatjen e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, përfundoi pa një vendim përfundimtar. Sipas burimeve amerikane, pavarësisht progresit të arritur në bisedime, palët vijojnë të mbeten të ndara për çështje thelbësore, veçanërisht sa i përket programit bërthamor iranian. “Presidenti Trump do të nënshkruajë një marrëveshje vetëm nëse ajo është…
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili jeton në Budapest që nga viti 2018, do të marrë shtetësinë e plotë hungareze në vitin 2022, raportoi portali investigativ “VSquare”, duke cituar burime në qeverinë hungareze. Sipas të njëjtave burime, Gruevski ende jeton në Hungari, gjë që zvogëlon ndjeshëm shanset e ekstradimit të tij në Maqedoninë e Veriut. Sipas portalit, shtetësia iu dha në bazë të “interesit kombëtar të Hungarisë”, gjë që i siguron atij mbrojtje ligjore shumë më të fortë sesa azili politik që ai mori më parë nga qeveria e Viktor Orban. “VSquare” deklaron se, ndryshe nga…

