Një 31-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi ka vrarë me thikë babanë e tij pas një përleshjeje që ndodhi mbrëmë në Shkup.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në shtëpinë e tyre familjare në zonën e Bit Pazarit.
Sipas raportimit, 52-vjeçari E.L., i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 54-vjeçare, ndërsa djali i tyre 31-vjeçar, B.Xh., i ka shkaktuar babait disa plagë me thikë, si pasojë e të cilave ai ka ndërruar jetë.
Rreth orës 23:00, zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa gruaja e lënduar është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” për t’i marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.


