Më 12.07.2026 në ora 10:45, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë në Mavrovë kanë privuar nga liria personin Gj.R. (56) nga Gostivari, i cili ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive në fshatin Galiçnik, gjatë mbajtjes së manifestimit Dasma e Galiçnikut.
Po atë ditë, në ora 20:40, në rrugën Vëllezërit Gjinovski në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar sërish nga liria personin Gj.R. pasi ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Pas kryerjes së alkotestit, tek ai janë konstatuar 1,75 promil alkool në gjak.
Pas dokumentimit të rasteve, do të vijojnë parashtresat përkatëse.


