“Përfaqësim më jokualitativ në qeveri dhe ndikim më të vogël se sot, shqiptarët s’kanë patur që nga vitet nëntëdhjeta”, ka thënë kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dr.Arben Taravari, duke fol për gjendjen e tanishme të qeverisë. Sipas Taravarit, publiku nuk i njeh fare njerëzit që drejtojnë institucionet shtetërore. “Bëni një anketë, kërkoni nga qytetarët t’i thonë emrat e dy ministrave shqiptarë në Qeveri! Ju garantoj se 70-80 përqind e qytetarëve, do t’ju thonë se nuk i njohin se kush janë, sepse janë totalisht anonimë”, ka thënë zoti Taravari, duke shtuar se “ish-ministrat shqiptarë të qeverive të mëparshme, ishin me…
Author: Hamdi Kumanova
Tregu ilegal i cigareve paraqet qarkullim dhe konsum të cigareve që nuk kalojnë nëpër sistemin ligjor të kontrollit, taksimit dhe shpërndarjes zyrtare. Kjo kategori më së shpeshti përfshin cigare të kontrabanduara, të falsifikuara ose të tregtuara ndryshe ilegalisht që shiten jashtë kanaleve të regjistruara dhe pa detyrime të paguara siç duhet. Edhe pse Maqedonia vazhdon të ketë një pjesë relativisht më të ulët të cigareve ilegale krahasuar me shumë tregje në Bashkimin Evropian, të dhënat e fundit tregojnë një trend që meriton vëmendje. Vëllimi i cigareve ilegale në vend në vitin 2025 arriti në rreth 3,6 përqind të konsumit total,…
MPB Maqedoni njofton se dje ka sekuestruar gjashtë automjete dhe një banesë të Aleksandar Llazarovt, i cili u arrestua ditë më parë. “Dje (15.07.2026), nga Njësia e Punëve të Brendshme -Koçan, në koordinim me PTHP Koçan, pas ndërmarrjes së mëparshme të masave dhe të veprimeve, krahas provave që kanë të bëjnë me kryerjen e drejtpërdrejtë të veprës penale sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal, janë siguruar prova të shumta të cilat tregojnë se ekziston dyshimi i bazuar se Aleksandar Llazarov ka në dispozicion pasuri të konsiderueshme të luajtshme dhe të paluajtshme, të përfituar nga veprimtaria kriminale, për ç’…
Rasti gjyqësor “Total”, në të cilin ishte i akuzuar gazetari Dragan Pavloviq-Latas për evazion fiskal, ka përfunduar me refuzimin e aktakuzës, pasi prokurori publik hoqi dorë plotësisht nga ndjekja penale, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Gjykatës Penale, bëhet fjalë për lëndën e hapur fillimisht nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP), e më pas të marrë përsipër nga Prokuroria Themelore Publike Shkup. Vendimi është marrë më 27 maj 2026, ndërsa aktgjykimi është bërë i formës së prerë më 25 qershor 2026. Në këtë procedurë, e cila zhvillohej që nga tetori i vitit 2017, të akuzuar ishin Dragan Pavloviq-Latas si person fizik dhe…
SPB Shkup po heton një rast të sulmit fizik të raportuar në fshatin Vollkovë. Sipas kallëzimit, më 14 korrik 2026, në ora 23:40, D.V. (31) nga rajoni i Shkupit ka raportuar se rreth orës 17:50, në fshatin Vollkovë, është sulmuar fizikisht nga I.S. (30) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, organet kompetente do të ndërmarrin procedurat dhe do të paraqesin kallëzimin përkatës.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të vazhdojë seancën e 111-të plenare, në të cilën deputetët do të shqyrtojnë një sërë projektligjesh, dokumentesh strategjike, raportesh dhe çështjesh që lidhen me emërime në institucione. Ndër pikat më të rëndësishme të rendit të ditës është Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele, i cili është në lexim të tretë, si dhe Propozim-ligji për Përfaqësim Adekuat dhe të Drejtë, që do të shqyrtohet në lexim të dytë. Deputetët do të shqyrtojnë edhe Llogarinë Përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, si dhe ndryshimet…
Kur erdhi në pushtet, nga frika prej VMRO-DPMNE-së, VLEN e ndërtoi propagandën politike mbi sloganin se “etika është para etnikes”. Sot, pas dy vitesh qeverisje, nuk i ka mbetur as etika dhe as etnikja. I ka humbur të dyja! Ku është etika kur një funksionar i VLEN-it përdor gjuhë kërcënuese ndaj një vajze shqiptare vetëm dyvjeçare, vetëm pse nuk i pëlqen mendimi i babait të saj? Ku është etika kur VLEN hesht përballë sulmit verbal të Ivan Stoilkoviqit ndaj deputetes Arbana Pasholli, duke zgjedhur nënshtrimin në vend të mbrojtjes së dinjitetit të një gruaje shqiptare? Ky nuk është…
Mosmiratimi i Kodit Zgjedhor, sipas VMRO‑DPMNE‑së, është dëshmi se SDSM, Levica dhe BDI po e bllokojnë përparimin e shtetit dhe se lojërat e tyre politike janë vendosur mbi interesin e qytetarëve. Sipas partisë, mosmiratimi i Kodit të ri Zgjedhor konfirmon se këto tre parti janë të gatshme të bllokojnë çdo proces që nënkupton avancim për shtetin, vetëm për interesa të veta politike. “Kodi Zgjedhor nuk është çështje e politikës ditore, por proces i rëndësishëm reformues. Miratimi i tij është i domosdoshëm për harmonizim me rekomandimet e OSBE/ODIHR‑it, për përmbushjen e obligimeve nga Agjenda Reformuese dhe për sigurimin e…
Gjykata Penale e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit dhe e ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për çiftin bashkëshortor të dyshuar për vrasjen e mjekut amë, Aco Trpovski, nga Poliklinika “Hekurana”, transmeton Portalb.mk. Sipas Prokurorisë, burri 65-vjeçar nga Shkupi dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje”, ndërsa bashkëshortja e tij 59-vjeçare ngarkohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale. Hetimet vazhdojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe përcaktimit të të gjitha rrethanave që lidhen me vrasjen e mjekut. Sipas sqarimit të Prokurorisë, më 21.03.2024, në një parking në lagjen Autokomandë, i…
Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj punësimit të drejtoreshës Gëzime Bakiut në MEPSO, menjëherë pas një mandati të dështuar në drejtimin e çerdhes “Fidani” dhe “ Bambi” të shoqëruar me degradim të infrastrukturës, lënien e të punësuarve pa sigurim shëndetësor dhe vonesa me muaj të pagave për edukatoret. Në vend të përgjegjësisë, ajo u shpërblye me një pozitë me pagë të lartë. Ky është modeli i Izet Mexhitit, punësim të drejtorëve ndërsa qindra të rinj dhe profesionistë të kualifikuar vazhdojnë të presin një mundësi punësimi dhe mbeten vetëm me premtime. Qytetarët meritojnë institucione ku avancimi vjen nga puna dhe rezultatet,…
Nga LSDM thonë se për shkak të politikës së izolimit të shtetit, Maqedonia nuk po humb 4 milionë, por miliarda euro. Sipas LSDM-së, duke bllokuar reformat dhe rrugën evropiane, qytetarët po e privojnë veten nga fonde dhe investime të mëdha evropiane që do të përmirësonin ekonominë dhe standardet e jetesës. “Për krahasim, Mali i Zi tashmë ka siguruar mbi 3.2 miliardë euro nga BE. Kroacia tashmë ka marrë 10 miliardë euro deri më tani me anëtarësimin e saj në BE. Maqedonia, për shkak të qëndrimit të VMRO-së, mbetet pa miliarda euro dhe pa perspektiva për zhvillim të mëtejshëm”. “Qytetarët duhet…
Shtetasi i Kosovës me inicialet R.E. (24) është arrestuar të martën mbrëma pasi u largua nga kontrolli doganor në pikën kufitare Bllacë me automjetin e tij BMW me targa të Kosovës. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit doganor të automjetit, R.E. e ndezi veturën, e shtyu dhe e tërhoqi për disa metra një zyrtar doganor, pas së cilës u arratis në drejtim të Shkupit. Pas masave të ndërmarra nga Njësia e Policisë Intervenuese, automjeti u ndalua në rrugën “Magjistralja e Adriatikut”, ndërsa i dyshuari u privua nga liria. “Gjatë kontrollit në terren është gjetur një qese me marihuanë,…

