Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj punësimit të drejtoreshës Gëzime Bakiut në MEPSO, menjëherë pas një mandati të dështuar në drejtimin e çerdhes “Fidani” dhe “ Bambi” të shoqëruar me degradim të infrastrukturës, lënien e të punësuarve pa sigurim shëndetësor dhe vonesa me muaj të pagave për edukatoret.
Në vend të përgjegjësisë, ajo u shpërblye me një pozitë me pagë të lartë.
Ky është modeli i Izet Mexhitit, punësim të drejtorëve ndërsa qindra të rinj dhe profesionistë të kualifikuar vazhdojnë të presin një mundësi punësimi dhe mbeten vetëm me premtime.
Qytetarët meritojnë institucione ku avancimi vjen nga puna dhe rezultatet, jo si shpërblim për drejtorët.


