Skadoi afati për miratimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend, i cili ishte pjesë e obligimeve të Agjendës Reformuese, ndërsa si pasojë Maqedonia humbi edhe 4,2 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian. Partitë gjatë periudhës së kaluar nuk arritën të gjejnë konsensus për këtë çështje, ndërsa polemikat më të mëdha u zhvilluan rreth asaj nëse duhet të mundësohet votimi i diasporës. Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se LSDM-ja, Levica dhe BDI-ja janë fajtorët pse nuk u miratua Kodi Zgjedhor. “Frika nga humbja në zgjedhje, e cila është më se evidente, bëri që këto tri parti politike të bashkohen dhe të bllokojnë një nga…
Author: Hamdi Kumanova
Dy persona janë privuar nga liria në orët e para të mëngjesit në fshatin Forinë të Gostivarit, pasi gjatë një kontrolli policor në automjetin e tyre është gjetur një qese me material pluhur të bardhë, që dyshohet të jetë lëndë narkotike. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 15 korrik 2026, rreth orës 03:20, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria J.S. (38) dhe J.Š. (43), të dy nga fshati Semenishtë, Komuna e Sarajit. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve të tipit “Golf” me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin dy personat, policia ka gjetur…
“Të hënën do ta pranoj raportin. Mund të them se kanë aplikuar katër kompani, ndërsa nga e hëna e tutje do të di edhe unë më shumë detaje nga raporti. Shpresoj sinqerisht që kësaj here thirrja do të jetë e suksesshme dhe do t’i sjellim autobusët. Shpresoj që duke u bazuar në praktikat nga e kaluara, kompanitë do të japin oferta të duhura dhe dokumentacion përkatës”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve./Alsat.mk.
MPB njofton se më 16.07.2026 në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar S.A. (49) nga Shkupi, i cili ishte kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale në Shkup. Ai kërkohej për vuajtjen e një dënimi me burg prej një vit e gjysmë, për veprën penale sipas nenit 235, paragrafi 1 të Kodit Penal. S.A. do të dërgohet në institucionin kompetent korrektues për të vuajtur dënimin me burg.
Ambasada e Kinës në vendin tonë vlerëson se kapacitetet turistike që ofron rajoni i Mavrovës dhe Rekës paraqesin një mundësi shumë të mirë për bashkëpunim në fushën e turizmit me Komunën e Mavrovës dhe Rostushës. Po ashtu, ekzistojnë mundësi për bashkëpunim edhe në sferën e kulturës, pasi vlerat e multikulturalizmit janë vlera ndërkombëtare, si dhe për investime në ekonominë lokale. Kjo, mes tjerash, u theksua gjatë vizitës së ambasadores së Kinës, Xhaing Sjaojan, në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, ku ajo zhvilloi një takim me kryetarin e komunës, Oner Jakuposki. Kabineti i kryetarit njoftoi se vizita ishte shumë efektive, pasi…
Gjykatësi kushtetues Goce Naumovski e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Kuvend, shkruan TV21. Nga Kuvendi për TV21 thonë se e kanë pranuar dorëheqjen, e njëjta është arkivuar, por që ende nuk është dorëzuar deri te kryetar i i Kuvendit, Afrim Gashi. Goce Naumovski u zgjodh gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në shkurt të këtij viti, me propozim të Kuvendit. Naumovski është profesor në Katedrën e së Drejtës Romake në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”. Para zgjedhjes në Gjykatën Kushtetuese, ai ishte këshilltar i kryeministrit dhe është vëllai i ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski. Ai u propozua për gjyqtar kushtetues…
Kjo lëndë më është marrë që palët e interesuara të mund ta arrinin rezultatin e dëshiruar, që është shmangia e konfiskimit, thotë ish-prokurorja Lençe Ristoska, e cila përfaqësoi lëndën “Talir 2” për plot shtatë vjet e gjysmë, e që me vendimin e fundit të Gjykatës Penale përfundoi me lirimin nga akuzat për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me të edhe lirimin e pronës së ngrirë të VMRO-DPMNE-së, e cila sipas aktakuzës ishte fituar në mënyrë të paligjshme, transmeton Portalb.mk nga Kolegium. Kjo është lëndë gjyqësore që ka të bëjë me ndërtimin e selisë së partisë VMRO-DPMNE në qendër të Shkupit, e…
Kryetari i Komunës së Likovës ka bërë të ditur se është miratuar plani urbanistik për ndërtimin e çerdhes së tretë në territorin e komunës, një projekt që do të përmirësojë ndjeshëm kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore. Sipas tij, çerdhja e re do të ndërtohet mes fshatrave Llojan dhe Vaksincë dhe do të jetë në shërbim të familjeve nga të dyja vendbanimet. “Ky është një hap shumë i rëndësishëm për komunën tonë. Me miratimin e planit urbanistik kemi krijuar bazën ligjore për realizimin e këtij projekti, i cili do t’u ofrojë fëmijëve kushte më të mira dhe do…
Më 15.07.2026 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (61) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar pas denoncimit nga një vajzë 20-vjeçare nga Tetova se në periudhën e kaluar e ka ngacmuar seksualisht. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Të burgosurit nga pothuajse të gjitha burgjet në vend do të angazhohen për një javë për të pastruar rrugët kryesore dhe rajonale, informoi Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve. “Fushata shtatëditore e punës filloi sot dhe do të zgjasë deri më 22.07.2026 në bashkëpunim me Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve dhe NP Rrugët e Maqedonisë në përputhje me Memorandumin e nënshkruar të Bashkëpunimit për angazhimin e punës së personave të dënuar të cilët do të ndihmojnë në ruajtjen e higjienës së rrugëve kryesore dhe rajonale në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë”. “Eventin e sotëm e mbikëqyrën Zëvendësdrejtori i NP…
Një ekip mobil i Drejtorisë së Doganave ka parandaluar tentimin për kontrabandim të rreth 2 mijë ampulave me tretësirë mjekësore “Gadovist”, të cilat një shtetas i Kosovës, shofer i një kamioni, tentonte t’i fshihte në kabinën e automjetit. Sipas njoftimit të Doganës, shoferi, i punësuar në një kompani transporti nga Kosova, po transportonte profile alumini nga Turqia drejt Kosovës. Ai është ndaluar për kontroll nga ekipi mobil në pikën kufitare Deve Bair. Në pyetjen nëse kishte diçka për të deklaruar përveç mallrave të paraqitura, ai ka deklaruar se nuk kishte asgjë tjetër. Pas dyshimeve, është kryer kontroll i detajuar, ku…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Maqedonisë së Veriut (AUV) ka bërë të ditur se në vend janë konfirmuar 10 vatra të reja të sëmundjes së lisë te delet dhe dhitë që nga fillimi i muajit korrik të këtij viti, transmeton Anadolu. Me rastet e reja, njoftoi AUV, numri i përgjithshëm i vatrave të konfirmuara në vend që nga rasti i parë në fund të janarit të vitit 2026 në fshatin Llopat të Komunës së Kumanovës ka arritur në 17, me mbi 2.700 kafshë të prekura. Sëmundja është konfirmuar në 15 ferma të deleve dhe në dy ferma ku mbahen…

