Author: Hamdi Kumanova

Dy shtetase të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohen se kanë vjedhur katër varëse ari nga një argjendari në Igalo, njoftoi policia malazeze. Sipas informacioneve, bizhuteritë e vjedhura janë gjetur gjatë aksionit policor dhe u janë kthyer pronarëve të argjendarisë. Nga Departamenti i Sigurisë në Herceg Novi kanë bërë të ditur se janë arrestuar Zh.C.T. (55) dhe A.R. (33), shtetase të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale vjedhje. Sipas hetimeve, më 15 korrik, rreth orës 13:30, dy gratë kanë hyrë në një argjendari në Igalo duke u paraqitur si…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në seancën e Këshillit Ekonomik-Social, ku u miratua Programi Vjetor i Punës për vitin 2026 dhe u diskutuan çështje kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik, tregun e punës dhe arsimin. Në fjalën e tij, ministri Durmishi theksoi se prioritetet e Këshillit për vitin e ardhshëm do të përqendrohen në politikat e punësimit, pagën minimale, shportën konsumatore, marrëdhëniet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë. Gjatë seancës u shqyrtuan edhe Propozim-ligji për Arsimin e Lartë dhe Propozim-ligji për Sigurimin e Cilësisë në…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se po ndërmerren veprime në lidhje me kontrollin e cilësisë së ujit në Gostivar. “Me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime pas një kallëzimi të paraqitur lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm”, thonë nga Prokuroria Themelore. Ky veprim erdhi si pasojë e shumë rasteve ku qytetarët janë paraqitur tek urgjenca e qytetit me simptoma të njejta, kryesisht vjellje dhe diarre. Disa nga personat e prekur nga këto simptoma reaguan nëpër rrjete sociale duke thënë se nuk është helmim nga ushqimet, por dyshime mbi cilësinë e ujit të pijshëm. Nga Komuna…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njoftoi se gjatë kontrollit të sistemit të e-Shërbimeve Tatimore (E-PPD) janë konstatuar më shumë se 35.000 profile përdoruesish të paregjistruar plotësisht transmeton INA. Sipas institucionit, një numër i madh qytetarësh kanë dorëzuar kërkesë për krijimin e profilit si tatimpagues – persona fizikë, por nuk e kanë përfunduar procedurën e regjistrimit. Për këtë arsye, DAP ka dërguar njoftime të personalizuara nga adresa elektronike [email protected], ku qytetarët udhëzohen për hapat që duhet të ndjekin për ta përmbyllur regjistrimin. Të gjithë qytetarët që kanë pranuar këtë njoftim ftohen të paraqiten në zyrën kompetente të…

Lexo më Shumë

Data kyçe për të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian është 30 shtatori, kur Komisioni Evropian duhet të dalë me raport mbi qasjen e re ndaj zgjerimit, ka thënë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Në intervistën për televizionin Kanal 5, Siljanovska-Davkova theksoi se më 30 shtator, Komisioni Evropian së pari do të paraqesë modelin sipas të cilit do të zhvillohet procesi i mëtejshëm i zgjerimit, ndërsa më pas në tetor për të njëjtat çështje do të diskutojë edhe Këshilli Evropian. “Këto janë momente që janë të rëndësishme për ne për të procesuar hapat që janë ende të mundshëm dhe për…

Lexo më Shumë

Shtetasi kosovar R.E. është privuar nga lirësia, pasi në pikën kufitare Bllacë, gjatë kontrollit doganor, dhunshëm dhe në mënyrë të paligjshme e kaloi pikën kalimtare me automjetin në të cilin kontrabandoi drogë, duke vënë në rrezik jetën e punonjësit doganor që e ndaloi për kontroll të detajuar. Kundër tij është dorëzuar kallëzimi penal për dyshimin e bazuar se ka kryer vepra penale “prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, si dhe “pengim i personit zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare”, të dyja të dënueshme sipas Kodit Penal. Më 15 korrik, në orët e mbrëmjes,…

Lexo më Shumë

“Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova është rikthyer në debatin mbi Kodin Zgjedhor, duke pretenduar se modeli aktual diskriminon diasporën. Megjithatë, deklaratat e saj ngrenë shumë më tepër pyetje sesa japin përgjigje”, thanë nga opozitarja LSDM. “Nëse Presidentja është për një qeveri teknike që do të mundësonte zgjedhje të ndershme, pse e nënshkroi dekretin që shfuqizon qeverinë teknike? Nëse ajo vërtet donte një qeveri teknike në një formë të re, për zgjedhje të pastra, pse nuk e propozoi vetë? Nëse ajo është për zgjedhje të ndershme, pse nuk i shpreh qartë problemet me votimin elektronik dhe pse VMRO-OKG këmbëngul në një model që,…

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha në një intervistë për TVM2 se po sigurohen lokacioni dhe modeli financiar për projektin që do të shërbejë si bazë për renë qeveritare, sigurinë kibernetike dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale. Sipas tij, tashmë është përgatitur edhe studimi i fizibilitetit, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për një objekt ku do të vendosen serverët, por për një infrastrukturë kyçe shtetërore mbi të cilën do të mbështetet zhvillimi digjital i vendit. “Nëse rrugët i lidhin qytetet, qendra e të dhënave i lidh institucionet. Në vend që çdo institucion të ketë hapësirat e veta për…

Lexo më Shumë

Një 75-vjeçare nga Koçani ka paraqitur kallëzim në polici se ajo dhe nipi i saj i mitur janë maltretuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e bija e saj, ndërsa MPB po merr masa për sqarimin e rastit. Sipas informacioneve nga MPB-ja, 75-vjeçarja nga Koçani ka paraqitur kallëzim në polici më 15 korrik rreth orës 10:00 në Sektorin e Punëve të Brendshme Koçani. „Më 15.07.2026 në orën 10:00 në OVR Koçani, një grua 75-vjeçare nga Koçani ka paraqitur se ajo dhe nipi i saj i mitur janë maltretuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e bija e saj B.V.“, thuhet në njoftimin e MPB-së.…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj akuzave të zyrtarëve të koalicionit VLEN, të cilët e kritikuan për takimin zyrtar që kishte zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë kohës sa drejtonte diplomacinë e Maqedonisë së Veriut. Osmani thotë se VLEN po përpiqet t’i paraqesë takimet zyrtare diplomatike si përcaktime politike, ndërsa, sipas tij, po e relativizon bashkëqeverisjen e vet me partnerë që mohojnë pavarësinë e Kosovës dhe gjenocidin në Srebrenicë. Në reagimin e tij, Osmani shprehet se VLEN ndodhet në një situatë të vështirë politike, duke pretenduar se po përdor standarde të dyfishta për të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Koce Trajanovski, njoftoi se ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër do të përfundojë deri në maj të vitit të ardhshëm. Në një intervistë në TV Sitel, Trajanovski vuri në dukje se është arritur përparim i konsiderueshëm në autostradën Kërçovë-Ohër që nga viti 2024. “Nga gjithsej 57 kilometra, rreth 37 deri në 38 kilometra janë vënë në funksion. Puna intensive është duke u zhvilluar në pjesën e mbetur dhe presim që pjesa nga Izvori, përmes tunelit deri në Vrbjani, të vihet në funksion deri në fund të tetorit. Afati për përfundim të plotë në maj të…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tetovë, ku një i mitur që po drejtonte një motor elektrik është goditur nga një veturë në rreth-rrotullimin te “Mema”, shkruan Tema.mk. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka mbërritur menjëherë dhe i ka ofruar ndihmën e parë të miturit, i cili më pas është transportuar për trajtim mjekësor. Për më shumë informacione, pritet gjatë ditës./Tema.mk

Lexo më Shumë