Author: Hamdi Kumanova

Biznesmeni dhe filantropi suedez Roger Akelius, përmes Akelius Foundation, ka njoftuar një donacion prej 76 milionë dollarësh për të mbështetur arsimin e fëmijëve në Gaza. Fondi do të përdoret në bashkëpunim me UNICEF për rindërtimin e shkollave, sigurimin e materialeve mësimore dhe krijimin e kushteve që mijëra fëmijë të prekur nga konflikti të rikthehen në arsim. Donacioni është pjesë e një nisme më të gjerë humanitare për të ndihmuar fëmijët në Gaza, ku lufta ka dëmtuar rëndë sistemin arsimor dhe infrastrukturën shkollore.

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në fshatin Isniq të Deçanit, pasi gjatë kontrollit policor iu gjetën dhe u sekuestruan sasi të dyshuara të kokainës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 17 korrik 2026, rreth orës 00:05, kur gjatë kontrollit te i dyshuari, mashkull kosovar, janë gjetur 42 qese me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, me peshë totale prej 23.3 gramësh. Policia ka konfiskuar gjithashtu 375 euro dhe një telefon mobil. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Lexo më Shumë

Ushtria amerikane tha se kreu natën e shtatë të sulmeve ndaj Iranit që kur Presidenti Donald Trump deklaroi se marrëveshja e përkohshme e armëpushimit kishte “mbaruar”. Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se forcat e saj “goditën vendet e mbikëqyrjes, infrastrukturën logjistike ushtarake, depot nëntokësore të armëve dhe kapacitetet detare”. Irani tha se u përgjigj duke synuar aleatët e SHBA-së në rajon, përfshirë Kuvajtin, i cili tha se një tjetër nga termocentralet e tij të energjisë dhe ujit ishte goditur pas një sulmi të ngjashëm një ditë më parë. “Një tjetër termocentral distilimi i energjisë elektrike dhe ujit…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 5.0 goditi provincën lindore të Turqisë, Malatya, në orët e para të së shtunës, sipas Autoritetit për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD). Tërmeti ndodhi në orën 06:20 me orën lokale (03:20 GMT), me epiqendër në distriktin Battalgazi dhe në një thellësi prej 15,59 kilometrash (9,69 miljesh), njoftoi AFAD, transmeton klankosova.tv. Lëkundjet u ndjenë edhe në provincat fqinje: Elazig, Adiyaman, Tunceli dhe Sanliurfa. AFAD bëri të ditur se nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo viktima pas tërmetit. Murat Kurum, ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, gjithashtu deklaroi në platformën turke të rrjeteve sociale…

Lexo më Shumë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE se po ushtron presion sistematik mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, duke iu referuar, siç thotë, konstatimeve të Raportit më të fundit të Komisionit Evropian për sundimin e ligjit. Në një komunikatë për media, LSDM thekson se raporti i Komisionit Evropian konfirmon vlerësimet që kjo parti, sipas saj, i ka ngritur prej muajsh në opinion. “Komisioni Evropian në raportin e tij më të ri për sundimin e ligjit qartë dhe pa asnjë dilemë konstaton ndërhyrje dhe presion mbi gjyqësorin dhe prokurorinë nga përfaqësues të pushtetit. Kjo nuk është një vërejtje…

Lexo më Shumë

Kur VLEN kërkonte vota, Mimoza Musa fliste për meritokraci, transparencë dhe barazi gjinore. Sot, pasi morën pushtetin, qytetarët shohin se gjithçka ishte një mashtrim i madh elektoral. Edhepse premtonte punësim sipas meritës, sot është e njohur për emërimin e babait të saj, Arif Musa, tashmë pensionist, në Bordin e Bankës Zhvillimore. Kjo është “meritokracia” e VLEN-it: babai- i pari! Po aq e turpshme është heshtja e saj për përjashtimin e grave nga pushteti. Gjatë rikonstruimit të Qeverisë, VLEN, që kontrollon gjashtë ministri, nuk arriti dhe as nuk kërkoi që të paktën një grua të emërohej ministre. Mimoza Musa,…

Lexo më Shumë

Një 41-vjeçar nga fshati Kurbinovë i Resnjës është sulmuar nga një ari ndërsa po mblidhte kërpudha, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, rasti është raportuar mbrëmë në orën 19:50 në Sektorin për Punë të Brendshme në Manastir. Sulmi ka ndodhur derisa N.I. (41) ndodhej në një zonë pyjore në kërkim të kërpudhave. Pas sulmit, i lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit, ku i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me shkallën e lëndimeve apo rrethanat në të cilat ka…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB-Kumanovë) nëpermjet kumtesës ka bërë të ditur për një rast të veçantë ku 36-vjeçari kumanovar ka tentuar ta therrë me thikë vëllain e tij. Sipas SPB-Kumanovë ngjarja e këtillë ka ndodhur ditën e enjte pas kësaj policia dje rreth orës 11:00 në Kumanovë e ka arrestuar personi me iniciale SH.B. (36-vjeçar) nga Kumanova, i cili kishte tentuar me një hekur të mprehtë ta sulmojë vëllain e tij. SPB njofton se pas kompletimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj autorit të këti rasti do të ndërmerren masat të mëtutjeshme ligjore.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim të kufizuar në reformat në drejtësi, ndërsa presionet politike ndaj gjyqësorit, përpjekjet për të ndikuar te gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe besimi i ulët i qytetarëve, mbeten ndër problemet më serioze, paralajmëron Komisioni Evropian në Raportin më të fundit për sundimin e ligjit. Në dokument vlerësohet se kuadri ligjor është kryesisht në përputhje me standardet evropiane, por zbatimi i tij vazhdon të jetë i pamjaftueshëm. Pavarësia e gjyqësorit mbetet e cenueshme ndaj ndikimeve politike dhe institucionale. Sipas Komisionit Evropian, gjyqtarët dhe prokurorët publikë vazhdojnë të raportojnë presione të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, veçanërisht…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë tarifa të reja ndaj Kanadasë, pasi qindra zjarre kanë lënë pjesën më të madhe të SHBA-së veriore të mbuluar nga një shtresë tymi. Kërcënimi vjen pas ankesave të ligjvënësve amerikanë për zjarret dhe kryeministrit të Ontarios, Doug Ford, i cili i kërkon SHBA-ve të dërgojë mbështetje për të luftuar zjarret, në vend që të ankohet. “Shtetet e Bashkuara po pushtohen pa nevojë nga ajri i ndyrë, i ndotur dhe i pashëndetshëm”, tha Trump, duke kërcënuar të vendosë taksa të reja për shkak të “neglizhencës së qëllimshme” të Kanadasë. Që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka reagua lidhur me ndotjen e ujit në qytetin e Gostivarit. Ai konfirmon se deri në marrjen e rezultateve zyrtare uji në qytet do të jetë i ndaluar për përdorim. “Sipas analizave të rregullta që kryen NP “Komunalec”, mostrat e analizuara deri më tani tregojnë se parametrat e ujit kanë qenë brenda vlerave të lejuara me ligj. Pas pranimit të denoncimit, Prokuroria Publike, policia dhe institucionet e tjera kompetente kryen kontrolle shtesë dhe morën mostra të reja për analiza laboratorike. Deri në publikimin e rezultateve zyrtare, me rekomandim të Agjencisë së…

Lexo më Shumë