Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ka sulmuar Iranin për të nëntën natë radhazi, me synimin për t’i dobësuar aftësitë e Teheranit për të goditur anijet në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmet u kryen në nderim të amerikanëve të vrarë gjatë operacioneve të ditëve të fundit. “Edhe sonte i goditëm shumë rëndë dhe këtë e bëmë në nderim të – me gjasë – tre patriotëve të mëdhenj”, u tha Trump gazetarëve. Ai tha se i vjen shumë keq për ushtarët amerikanë që humbën jetën, duke shtuar se ata ranë duke luftuar që…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në fshatin Bube të Zubin Potokut, ku një person është arrestuar. Sipas njoftimit të policisë, gjatë një patrullimi në zonë, zyrtarët policorë kanë hasur disa automjete të dyshuara, të cilat nuk i janë bindur urdhrit për ndalim. Për shkak të moszbatimit të urdhrit, policia ka përdorur armën zyrtare, ndërsa më pas ka arritur të ndalojë një automjet tip VW Sharan, në të cilin janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përkatës. Mallrat janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë…
Zyrtarët meksikanë kanë zbuluar 10 trupa në shtetin Zacatecas, një rajon që ka përjetuar një seri konfrontimesh të ashpra midis bandave kriminale gjatë viteve 2021-2022, lidhur me kontrollin e rrugëve të trafikimit të drogës. Pesë prej viktimave u zbuluan të varur në një urë. Trupat u zbuluan në zonat e Morelos, Panuco dhe Sain Alto, ndërsa informacione lidhur me motivet e vrasjeve dhe autorët e mundshëm nuk janë ende të disponueshme, sipas burimeve zyrtare. Meksika vazhdon të ballafaqohet me shkallë të larta të dhunës, të cilat kanë lidhje kryesisht me aktivitetet e grupeve kriminale që merren me trafikimin e drogës…
Në një lagje të Hagës, banorët e dhjetëra shtëpive u detyruan të largoheshin përkohësisht pasi u zbulua një laborator për prodhimin e drogës sintetike. Ky ishte evakuimi i dytë në atë zonë brenda 24 orëve. Mediat holandeze raportojnë se rreth 150 banorëve iu kërkua të largoheshin për të lejuar ekipet policore të trajnuara të largonin rezervuarët që mbanin 500-750 litra materiale potencialisht të rrezikshme jashtë laboratorit. Një zëdhënës i policisë deklaroi se ndodh shumë rrallë që të zbulohen objekte të tilla në zona të banuara. Hetimet e policisë në lidhje me këtë laborator të paligjshëm çuan në arrestimin e katër…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Christopher Landau, në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington. Pas takimit, Mucunski vlerësoi se Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndrime të ngushta dhe të përafërta për një numër çështjesh të rëndësishme politike, ekonomike dhe të sigurisë. “Në një bisedë të hapur, miqësore dhe përmbajtjesore, konfirmuam vendosmërinë e përbashkët për të forcuar më tej partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin dypalësh, në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, vuri në dukje Mucunski. …
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair ka reaguar ndaj, siç e cilëson, uzurpimit të njërit prej parqeve publike në këtë komunë, duke akuzuar një drejtor të emëruar nga VLEN se ka vendosur një objekt komercial në hapësirë publike. Në një kumtesë për media, BDI-ja në Çair thekson se hapësirat publike nuk mund të shndërrohen në interes privat të funksionarëve politikë dhe se parqet duhet të mbeten në shërbim të qytetarëve. “Parqet publike nuk janë biznes privat i funksionarëve të VLEN-it. Dega e BDI-së në Çair dënon uzurpimin e njërit prej pak parqeve publike në Çair nga…
Tre persona janë arrestuar në Tetovë dhe rrethinë pasi drejtonin automjete pa leje drejtimi. Në mesin e tyre është edhe një 17-vjeçar që drejtonte motoçikletë pranë Stadiumit të Qytetit, ndërsa dy të tjerë u kapën duke drejtuar automjete “Golf”. Automjetet janë sekuestruar dhe ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale.TS
Pensionistët në vendin tonë me vëmendje presin muajin shtator, kur pritet të realizohet rregullimi i ri ligjor i pensioneve. Ndryshe nga rritjet lineare të mëparshme, këtë herë lartësia e rritjes do të përcaktohet sipas metodologjisë ligjore dhe treguesve ekonomikë, llogaritjet e të cilëve janë ende në vazhdim. Rritja e fundit e pensioneve u krye përmes një rritjeje lineare prej 1.000 denarësh për të gjithë pensionistët. Megjithatë, për rregullimin e ardhshëm në shtator ende nuk është përcaktuar një shumë konkrete, pasi institucionet përgjegjëse sapo duhet të publikojnë llogaritjet përfundimtare. Çështja e rritjes së pensioneve mbetet veçanërisht e rëndësishme për shkak…
UNESCO këtë herë nuk e ka “mbështjellë” paralajmërimin në formulime diplomatike të kujdesshme. Në raportin më të ri draft për sesionin e 48-të të Komitetit për Trashëgiminë Botërore, UNESCO praktikisht konstaton se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë arritur ta mbrojnë Rajonin e Ohrit dhe propozon futjen e tij në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Nëse Komiteti e konfirmon vendimin më 22 korrik në Busan, kjo nuk do të jetë dënim për Ohrin, por një diagnozë zyrtare ndërkombëtare se shtetet kanë lejuar që një nga pasuritë më të vlefshme natyrore dhe kulturore evropiane të shkojë drejt…
Një biznes në Tetovë është sulmuar me armë zjarri gjatë natës. Pronari 42-vjeçar denoncoi se persona të panjohur kanë shtënë drejt objektit të firmës së tij. Në vendngjarje policia gjeti 11 gëzhoja, ndërsa u konstatuan dëmtime në objekt dhe automjete. Hetimet për identifikimin e autorëve janë në zhvillim.TS
Më 17/18.07.2026, në periudhën nga ora 23:30 deri në ora 02:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë realizuan një kontroll aksion në objekte hotelierike në territorin e SPB Tetovë, ku u gjetën drogë dhe thika, ndërsa u arrestuan katër persona. Gjatë kontrollit në një lokal në Tetovë, në pjesën e pasme të objektit u gjetën dy qese me substancë të bardhë pluhur, që dyshohet të jetë lëndë narkotike. Në kontrollet e lokaleve të tjera u arrestua A.A. (23) nga fshati Novo Sellë, pasi kishte ofenduar zyrtarët policorë. Ndërkaq, E.R. (29) nga Kamenjani, S.A. (24) nga Gostivari dhe S.J. (59) nga…
Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Malësinë e Madhe, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”. Operacioni u finalizua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe pas koordinimit me homologët në Spanjë. I arrestuari, me inicialet G. H., alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid. Sipas autoriteteve spanjolle, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja…

