Me lot në sy, me një karierë 14 vjeçare mbi supe nën drejtimin e kombëtares francize, me një titull të Kampionit të Botës, por asgjë më shumë me përjashtim të dy finaleve të humbura, Didier Deshamp është larguar nga kombëtarja. Në një intervistë, të fundit si trajner i “Les Bleus” të shtunën në mbrëmje pas kundër Anglisë (4-6), Deshamp zbuloi se ai kishte zgjedhur të largohej nga pozicioni i tij si trajner “për të mirën e ekipit francez”, për shkak të një “mjedisi” që ishte bërë “mbytës dhe pa asnjë shteg frymëmarrje” në lidhje me të. Kur fliste për fundin…
Author: Hamdi Kumanova
Spanja, kampione e Botës, zbarkoi në aeroportin e Madridit-Barajas pas kthimit nga ekspedita fitimtare në Kupën e Botës 2026. Rodri udhëheq me Kupën e Botës në dorë, është Festa Roja! Ekipi kombëtar spanjoll mbërriti në Pallatin Zarzuela, rezidencën mbretërore, për pritjen pas fitores së tyre në Kupën e Botës. Mbreti Felipe i përgëzoi lojtarët: “Ishte një fitore epike”, tha ai. “Ishte një privilegj dhe kënaqësi t’ju shihnim të luanit në finale dhe të ishim në gjendje të festonim me ju atë moment kur ngritët trofeun, me mirënjohje të madhe nga e gjithë Spanja”. “Pas 16 vitesh, falë jush, Spanja është…
Çehrja, flokët, mustaqet e mbretit janë biondë. Vishet me elegancë, ka një joshje natyrore, megjithëse ndonjëherë është nervoz. Kurajo e tij është e pakundërshtueshme, krejt si inteligjenca dhe kapacitetet e tij intuitive…”! Kontesha Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagyappony, ose ashtu siç njihet tashmë nga të të gjithë Mbretëresha Geraldinë, do t’i sillte shpesh në mendje këto fjalë të thëna nga Jozef Suari. Vajza që e kishte kaluar adoleshencën dhe rininë e hershme në një nga kështjellat më të bukura të Hungarisë, në Zebegeny, bashkë me të motrën Virginia, e kishte ëndërruar shpesh djaloshin që do t’i rrëmbente…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të hënën vendosjen e tarifave të reja ndaj Kanadasë, duke rritur tensionet me një nga aleatët më të afërt dhe partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të SHBA-së. Tarifat prej 50% do të zbatohen për një sërë mallrash kanadeze, përfshirë pajisjet elektrike dhe makineritë, dhe janë ndër më të lartat që administrata Trump ka vendosur ndonjëherë ndaj një partneri tregtar. Megjithëse Trump së fundmi kishte kërcënuar Kanadanë me tarifa si reagim ndaj tymit të zjarreve që përfshiu pjesën veriore të SHBA-së, zyrtarët e administratës sqaruan se masat e reja nuk lidhen me këtë…
Në Gostivar janë regjistruar 3.100 kontakte shëndetësore, përfshirë thirrje telefonike, ndërhyrje të Ndihmës së Shpejtë dhe kontrolle mjekësore. Vetëm dje u evidentuan 564 kontakte të para shëndetësore, bëri të ditur ministri Sasho Klekovski. Ai tha se gjendja e të prekurve mbetet e pandryshuar, me probleme të stomakut si simptomat më të shpeshta, ndërsa më rrallë shfaqen ethe dhe temperaturë. “Këtu janë të përfshira edhe thirrjet telefonike në shtëpinë e shëndetit, intervenime të ndihmës së shpejtë dhe gjithsesi qytetarë të pranuar dhe të kontrolluar. Po kryhen hetimet e nevojshme dhe Ministria e Shëndetësisë nuk ka fshehur asnjë informacion.”, – deklaroi ministri…
Policia para disa minutave ka arrestuar drejtoreshën e NP “Komunalec” në Gostivar, Artana Asani. Bashkë me të sipas informacioneve të para janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtor të saj, drejtori teknik, Leon Nuredini dhe përgjegjësi i ujësjellësit, Vadedin Dervishi. Pas pak pritet që të njëtit të dalin para prokurorisë dhe gjykatësi i procedurës paraprake të ju cakton masat e kujdesit.
Kreu i Gostivarit Valbon Limani ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e NP “Komunalec”, Artana Asani. Sipas tij, ky vendim është marrë që ajo dhe askush tjetër të mos mund të ndikon në hetimin transparent të institucioneve. Limani tha se nuk ndjen përgjegjësi morale për zhvillimet e fundit me ujin për pije në Gostivar, ndërsa deklaroi gjithashtu se në disa fshatra dhe vendbanime ka qytetarë që shfrytëzojnë ujë për pijë nga burime tjera dhe që nuk kanë të bëjnë me sistemin kryesor të ujësjellësit. “Aktualisht e kemi biseduar dhe e kemi pezulluar deri në daljen e rezultateve dhe deri në përfundimin…
Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon që kreu i Gostivarit dhe gjithë zinxhiri përgjegjës të mbajnë përgjegjësi morale për helmimin e qytetarëve të Gostivarit. Sipas tij, Instituti i Shëndetit Publik e ka bërë punën e vet, ndërsa tani në hap është Prokuroria Publike e cila duhet të dalë me kualifikimin e veprës penale. Për shkak se ujësjellësi në Gostivar është projekt i financuar nga jashtë dhe me mbështetjen e Qeverisë, Mickoski tha se përgjegjësi do të ketë edhe për mbikëqyrësin e punimeve i cili ka nënshkruar raportin kur ka mbaruar projekti. “Nga i pari deri tek i fundit duhet të mbajnë përgjegjësi…
Tetovasot mëson se një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar në Tetovë, ku një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kërcënuar babanë e tij 76-vjeçar dhe ka dëmtuar mobiliet në shtëpinë familjare. Sipas policisë, O.S. është arrestuar më 19 korrik rreth orës 10:30. Pas ndalimit, ai i është nënshtruar alkotestit, i cili ka treguar se kishte plot 3.22 promilë alkool në gjak. Tetovasot mëson se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë ndaj një punonjësi të Universitetit të Tetovës, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve. Sipas Policisë Financiare, i denoncuari A.Z., i punësuar si bashkëpunëtor i lartë për logjistikë dhe punë në terren, gjatë periudhës mars 2020 – shkurt 2023, dyshohet se ka përvetësuar paratë që studentët ia kishin dorëzuar për pagesa të participimit, bashkëfinancimit dhe shpenzimeve të tjera të studimeve. Në vend që t’i depozitonte mjetet në llogarinë e universitetit përmes platformës E-pay, ai dyshohet se i ka mbajtur për vete, duke…
Ish-kryetari i Komunës së Lozovës, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka kritikuar reagimin e institucioneve përgjegjëse pas informacioneve se mbi 1.200 qytetarë në Gostivar kanë kërkuar ndihmë spitalore për shkak të ujit të pijshëm të ndotur. Velkovski akuzoi se, ndërsa qytetarët frikësohen për shëndetin e tyre dhe për shëndetin e fëmijëve të tyre, përfaqësues të pushtetit po marrin pjesë dhe po argëtohen në “Pivo Fest”, në vend që të marrin masa të menjëhershme dhe të përcaktojnë përgjegjësinë për këtë rast. Në postimin e tij, Velkovski thekson: “Në Gostivar, mbi 1.200 qytetarë përfunduan në spital…
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllimet te familjarët e viktimave nga aksidenti tragjik në Maqedoni. “ U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht mbrëmë në aksidentin e ndodhur në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që nga marrja e informacionit për rastin, Ambasada e Republikës së Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e…

