Author: Hamdi Kumanova

​Më 05.06.2026 në orën 15:50 në SPB Tetovë, një grua 46-vjeçare nga Tetova ka denoncuar veprën penale “mashtrim” të kryer nga nëna e saj. Sipas raportimit, e ëma e ka vënë në lajthitje duke i kërkuar letërnjoftimin dhe një nënshkrim në një letër të bardhë, të cilat më vonë i ka shfrytëzuar për ndarjen e pronës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e mbështet orientimin strategjik të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhe konsideron se procesi i integrimit evropian duhet të vazhdojë me dinamikë të përforcuar dhe me një perspektivë të qartë evropiane. “Në vitet e kaluara, Maqedonia ka zbatuar një numër të konsiderueshëm reformash thelbësore, ka harmonizuar një pjesë të madhe të legjislacionit të saj me të drejtën e Bashkimit Evropian, ka vendosur një ekonomi tregu funksionale, ka forcuar mekanizmat për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe ka harmonizuar plotësisht politikën e saj të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes me politikat e BE-së.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka ofenduar rëndë mijëra protestues që prej 6 ditësh kanë dalë në Shesh duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë. Nga Vlora në një takim me miliantatët e PS, Rama tha se protestuesit s’kanë logjike dhe janë ‘dërrsë’ nga mendja. Sipas Ramës ai dhe qeveria e tij nuk kanë kohë të merrem me protestuesit, të cilët i ka quajtur si “llozhëra” dhe “honxho-bonxho”. Edhe pse pranon se e kanë këshilluar që të mos i fyej protestuesit, ai shprehet se tonë të ashpra duke theksuar se s’ka ndërmend të tërhiqet. “Po shyqyr kanë 5…

Lexo më Shumë

Lidhur me demografinë, deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, sonte në emisionin “Biznes 21” në TV21 tha se ekziston rreziku që deri në vitin 2050 në Maqedoninë e Veriut të jetojnë më pak se 1 milion banorë. “Shumë shpejt do të vijmë në një situatë, dhe mendoj se Qeveria e di këtë, prandaj po përpiqet të hapë diskutime për demografinë dhe ka projeksione demografike. Deri në vitin 2050, nëse nuk ndërmerren hapa të caktuar, nëse nuk realizohet supozimi që të anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, nëse nuk hapemi ndaj komuniteteve të tjera që do të migrojnë tek ne,…

Lexo më Shumë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin ka bërë të ditur se miliona njerëz të tjerë po shtyhen drejt urisë akute si pasojë e efekteve të luftës me Iranin. Bllokada e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës më parë kalonte rreth një e pesta e naftës së përdorur në botë, ka kontribuar në rritjen e çmimeve të ushqimeve. Drejtori ekzekutiv në detyrë i Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Carl Skau, tha se lidhja ndërmjet çmimit të energjisë dhe ushqimit “është shumë e fortë në shumë vende” dhe se “kur çmimet e ushqimeve rriten, njerëzit më të varfër hanë më pak”.…

Lexo më Shumë

Një grua nga fshati Neproshten është dërguar në spital në gjendje të pavetëdijshme pas një aksidenti të shkaktuar nga drejtimi i pakujdesshëm i një trotineti elektrik. Ngjarja ka ndodhur më 6 qershor 2026, kur një 16-vjeçar nga Tetova, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka goditur këmbësoren. Si pasojë e përplasjes, gruaja ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spital në gjendje jokontaktuese. Rasti është duke u hetuar nga policia.

Lexo më Shumë

Programi i Panairit të Librit Shqip – Shkupi 2026 vazhdoi edhe gjatë pasdites me promovime librash, diskutime dhe takime letrare që sollën para publikut autorë dhe studiues të njohur nga hapësira shqiptare. Në kuadër të programit, pasdite u promovua vepra e Mehmet Prishtinës, kushtuar lëvizjeve revolucionare shqiptare dhe maqedonase në rrjetet e diplomacisë sovjetike, libri “Në meni të njeni-tjetrit” i Besnik Mustafajt, si dhe vepra “Net dhe mjaltë” e Liridon Mulajt. Programi u përmbyll me një takim letrar kushtuar poetes Lindita Ahmeti, përmes leximit dhe diskutimit mbi krijimtarinë e saj poetike. Panairi i Librit Shqip – Shkupi 2026…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës do t’i japë 1,144,484 denarë (rreth 18 mijë euro) Bashkësisë Fetare Islame pasi kjo e fundit ka kërkuar nga komuna që t’ia kthejë tatimin e qarkullimit për riblerjen e kompleksit Arabati Baba Teqe, shkruan Portalb.mk. Këtë vendim e solli Këshilli Komunal me 23 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Ky vendim erdhi pasi Bashkësia Fetare Islame përmes një letre kërkoi nga Komuna e Tetovës t’i kthejë tatimin e qarkullimit për riblerjen e kompleksit Arabati Baba Teqe. “Duke marrë parasysh faktin se shuma e paguar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame e RMV-së…

Lexo më Shumë

MPSDR: Për shkak të reformës së rëndësishme në sistemin e mbrojtjes sociale, pagesa e të drejtave do të realizohet me disa ditë vonesë Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon opinionin publik se vijon zbatimi i zgjidhjes së re softuerike, me të cilën bëhet modernizimi dhe avancimi i proceseve për përpunimin dhe pagesën e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve në qendrat për punë sociale. Nga ministria bëjnë të ditur se të drejtat e përfituesve janë të garantuara dhe se pagesat do të kryhen menjëherë pas përfundimit të harmonizimeve teknike, ndërsa ekipet kompetente po…

Lexo më Shumë

Akuaparku, që është pjesë e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, nuk do të funksionojë as këtë verë. Sipas drejtorit Daniel Apostolovski, objekti ndodhet në gjendje të keqe dhe ka nevojë për rinovim të plotë, shkruan SDK.mk Apostolovski deklaroi se për rikonstruksionin e akuaparkut nevojiten rreth 1 milion euro, por aktualisht nuk ka mjete financiare për një investim të tillë. Ai theksoi se fokusi i institucionit është i përqendruar te renovimi i pishinës. Akuaparku u mbyll në vitin 2024. Sipas raportit të revizionit për qendrën sportive, vendimi për mbylljen u mor për shkak të mungesës së rentabilitetit ekonomik…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venco Filipçe, hapi sot konferencën ndërkombëtare “Iniciativa e Shkupit”, e organizuar nga LSDM dhe Shkolla e Lartë Politike e Korçulës, duke bërë thirrje për bashkim të forcave progresive në rajon përballë, siç tha ai, rritjes së nacionalizmit, populizmit dhe strukturave korruptive. Në fjalimin e tij hyrës, Filipçe theksoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në një moment vendimtar, ku pas viteve të stagnimit ekziston sërish një mundësi reale për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Iniciativa e Shkupit është një veprim konkret për forcimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet partive socialdemokrate dhe progresive në rajonin tonë. Gjenerata jonë ka një mundësi…

Lexo më Shumë

Një seri pankartash me mesazhe politike dhe kombëtare janë vendosur para shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve. Në fotografitë e siguruara nga TetovaSot, në hyrjen e objektit shihen pankarta me mbishkrime si: “Mos e shkel gjakun e lirisë”, “Liria nuk shitet”, “Ata ranë, ju përçani?”, “Pushteti kalon, dëmi mbetet” dhe “Amaneti tradhtohet?”. Mesazhet shoqërohen edhe me thirrje të tjera si “Mos luani me gjakun”, “Mos përçani kombin”, “Kujt i shërbeni?” dhe “Shqiptarët nuk ndahen”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një reagim ndaj zhvillimeve dhe përçarjeve politike në kampin shqiptar. Sipas…

Lexo më Shumë