Pjesë të komunave Zelenikovë dhe Kisella Vodë sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, njoftoi EVN Maqedoni. Nga ora 09:00 deri në 11:00, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugës 4 në Komunën e Zelenikovës. Ndërsa nga ora 12:00 deri në 15:00, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë për një pjesë të banorëve të rrugës “Kitka”, në zonën majtas varrezave, përgjatë kodrës, në Komunën e Kisella Vodës. Nga EVN-ja u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i kenë parasysh ndërprerjet e paralajmëruara dhe t’i planifikojnë aktivitetet e tyre…
Author: Hamdi Kumanova
Pjesë të komunave Qendër dhe Kisella Vodë sot do të mbeten pa ujë për shkak të punimeve të planifikuara dhe një defekti në rrjetin e ujësjellësit, njoftoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. Për shkak të realizimit të një lidhjeje në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Zllatko Shnajder”, numër 9, një pjesë e banorëve të kësaj rruge në Komunën Qendër do të mbeten pa furnizim me ujë nga ora 10:00 deri në përfundimin e punimeve. Në Komunën e Kisella Vodës, për shkak të një defekti rrugor në rrugën “Maca Karbeva”, numër 24/42, pa ujë nga ora 09:00 deri në sanimin…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pritet jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit herë pas here do të përforcohet. Në pjesët perëndimore të vendit do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e përforcuar, nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 33…
Pas stuhisë së fuqishme që goditi sot Shkupin dhe rajonin, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se është mbajtur mbledhja e Shtabit të Emergjencës për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar veprimet e institucioneve komunale. Mexhiti bëri të ditur se ekipet e komunës kanë qenë të angazhuara në terren gjatë gjithë kohës dhe vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje të qytetarëve. “Pas stuhisë së fuqishme që goditi sot Shkupin dhe rajonin, zhvilluam mbledhjen e Shtabit të Emergjencës të Komunës së Çairit për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar veprimet e…
Stuhi të fuqishme kanë përfshirë vendet të rajonit si Shqipëria dhe Kosova, e që drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov tha se stuhia është duke lëvizur drejt Maqedonisë së Veriut, që siç shtoi, pritet të ektër eshje intensive të shiut dhe erëra të fuqishme. “Stuhia që ka përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën aktualisht po lëviz drejt Maqedonisë së Veriut. Kjo stuhi pritet të sjellë kryesisht reshje më intensive shiu, ndërsa erërat e forta mund të mos jenë elementi kryesor”, tha Angellov Kujtojmë se si pasojë e erërave të forta dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në kryeqytet, Shkup.
Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme pas stuhisë të gjitha ekipet e ndërmarrjes kanë dalur në teren ku kanë intervenuar në mënjanimin dhe largimin e drunjëve të rënë nga era e fuqishme dhe objekte tjera. Drejtori i kësaj ndërmarrje Samet Bislimi thekson se aktualisht të gjitha akset janë të kalueshme por apelon për kujdes të shtuar edhe gjatë ditës së sotme pasi sipas entit meteorologjik edhe gjatë ditës së sotme priten stuhi dhe rreshje shiu, shkruan Top24 Bislimi thekson se ekipet e ndërmarrjes dhe njësiti i zjarrfikësve janë në gjendje gatishmërie dhe së bashku me…
Komisioni Evropian ka konfirmuar se po vlerëson raportin e Kosovës për zbatimin e reformave në kuadër të Instrumentit për Reformë dhe Rritje, ndërsa vendimi për disbursimin e fondeve pritet të merret pas përfundimit të këtij procesi. Më 15 korrik 2026 përfundoi afati për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për dorëzimin e raporteve mbi zbatimin e reformave të parashikuara në periudhën e katërt të raportimit. “Pas paraqitjes së raporteve, Komisioni Evropian tani po vlerëson zbatimin e hapave përkatës të reformës dhe po vendos për disbursimet përkatëse”, tha Komisioni Evropian në një përgjigje për Kallxo.com. Megjithatë, Komisioni nuk ka bërë të…
Kupa e Botës, e cila do të zhvillohet dhe organizohet nga Arabia Saudite në vitin 2034, mund të shtyhet dhe ne do të kemi një kampion të ri bote vetëm në vitin 2035. Gazeta britanike The Sun shkruan për mundësinë që turneu në Arabinë Saudite të mos mbahet i plotë gjatë vitit 2034, por të përfundojë në fillim të vitit 2035. Organizimi i turneut në Arabinë Saudite është përballur që në fillim me problemin e temperaturave jashtëzakonisht të larta të verës. Ky problem u zgjidh në vitin 2022 në Katar duke e mbajtur kampionatin në nëntor dhe dhjetor, por e njëjta gjë…
Arsenali ka bërë përparim të rëndësishëm në përpjekjet për të transferuar sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, ndërsa raportimet e fundit sugjerojnë se Atletico Madridi ka zbutur qëndrimin e tij dhe mund të pranojë largimin e lojtarit gjatë kësaj vere. Sipas mediumit Caught Offside, drejtuesit e klubit spanjoll u kanë bërë të ditur përfaqësuesve të Alvarezit se janë të gatshëm të shqyrtojnë një marrëveshje me klubin londinez. Raporti thekson se drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, ka zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me sulmuesin 26-vjeçar, i cili thuhet se është i hapur për një rikthim në Premier League. Barcelona dhe Real Madridi janë…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka cilësuar si të pakuptimtë reagimin e Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e tërheqjes së prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës. Ai tha se multietniciteti nuk nënkupton të drejtën për të braktisur institucionet me thirrje politike nga Beogradi dhe më pas të kërkohet rikthimi, duke theksuar se ligjet vlejnë njësoj për të gjithë pa dallim etnie. Sipas Bajqinovcit, institucionet e Kosovës veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, ndërsa i bëri thirrje BE-së që të respektojë vendimet e marra në bazë të rendit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës. Postimi…
Sot mbushen 16 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë publikoi opinionin e saj këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik 2010 vendosën në favor të Kosovës, duke hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se shpallja e pavarësisë ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Vendimi u lexua nga presidenti i atëhershëm i Gjykatës, Hisashi Owada, i cili deklaroi se “miratimi i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur…
Stuhia nuk la pa prekur edhe qytetin bregdetar. 5 minuta stuhi dhe u krijuan probleme nga rënia e pemëve që bënë bllokimin e disa rrugëve. Edhe tek bizneset përgjatë shëtitores u krijuan probleme. Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi 3 mjete. Sipas informacioneve nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të plagosur nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë. Pas ndihmës të marrë në spital janë larguar në banesat e tyre. Sipas videove të marra në terren vihet re se janë krijuar shumë dëme. Punonjës të shërbimeve të bashkisë janë…

