Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi mbrëmë vonë se stuhia ka shkaktuar pasojat më të mëdha në zonën e SPB Shkup, ku deri në orën 22:00 janë evidentuar 117 automjete të dëmtuara, 35 çati të dëmtuara, 189 pemë të rrëzuara, 7 semaforë të dëmtuar, 5 zjarre dhe 10 persona të lënduar. Përveç kësaj, janë dëmtuar edhe disa objekte me rëndësi jetike, ndër to objektet e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kompleksi “Vila Vodno”, Baza Policore e Aeroportit në Petrovec, objekti i “Nova Makedonija”, si dhe ndërtesat e Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe…

Lexo më Shumë

Më 21.07.2026 në orën 22:30 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.A. (50) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 40-vjeçare se, pas një deklarate të dhënë më parë në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, e ka kërcënuar atë në vendin e saj të punës në një market në Tetovë, si dhe në shtëpinë e babait të saj. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse, përcjell Pa Censurë.

Lexo më Shumë

Më 21.07.2026 në orën 16:10, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.A. (33) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga babai i tij 58-vjeçar se para tri ditësh, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, e ka sulmuar fizikisht. S.A. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse, njofton Pa Censurë.

Lexo më Shumë

Më 21.07.2026 në orën 09:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.K. (40) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”, të kryera në periudhën e kaluar në zonën e Gostivarit. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rasteve kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse, njofton Pa Censurë.

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, tha sot se BE mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe nuk ka dyshim se vendi shihet si një anëtar i ardhshëm i Unionit. “Nuk duhet të keni dyshim se Komisioni Evropian është plotësisht i përkushtuar për ta parë vendin tuaj si një anëtar të plotë të BE-së”, tha Rokas, duke u drejtuar në seancë të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, kushtuar aspekteve kryesore të procesit të integrimit evropian. Ai theksoi se procesi i zgjerimit është në kulmin e tij dhe se çdo ditë po shënohen zhvillime…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se dje pasdite, në Gevgelijë dhe në autostradën Gradsko–Prilep, janë regjistruar dy raste të veçanta të kontrabandimit të migrantëve. Rasti i parë (Gevgelij, ora 12:25): Policia arrestoi S.S. (35 vjeç) nga Strumica. Ai drejtonte një automjet Audi A5 me targa nga Kavadarci (të cilat i përkisnin një automjeti tjetër). Gjatë kontrollit në automjet u gjetën pesë migrantë nga Afganistani, si dhe targa shqiptare, leje qarkullimi, kartë jeshile dhe kontratë qiraje nga një kompani rent-a-car. Personi u arrestua për veprat penale “kontrabandim i migrantëve” dhe “falsifikim i dokumenteve”. Prokurori publik u njoftua dhe i…

Lexo më Shumë

Ministri i ri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka formuar Komisionin Profesional për shqyrtimin e rasteve të pacientëve me sëmundje malinje në Klinikën Universitare të Hematologjisë në Shkup, por në përbërjen e tij nuk është emëruar asnjë mjek shqiptar, shkruan gazeta KOHA. Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri Klekovski më 21 korrik 2026, komisioni përbëhet nga pesë anëtarë dhe pesë zëvendësanëtarë, gjithsej dhjetë persona. Megjithatë, në mesin e tyre nuk figuron asnjë mjek shqiptar. Për kryetar të komisionit është emëruar prof.dr. Zllate Stojanovski, ndërsa anëtarë janë prof.dr. Aleksandra Pivkova Velanovska, prof.dr. Sasha Trajkova, dr. Llazar Çadievski, prof.dr. Rubens Jovanoviq dhe prof.…

Lexo më Shumë

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar bizhuteri të markës “Swarovski” me vlerë prej 333 mijë denarësh në Pikën Kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, pasi ato u zbuluan gjatë kontrollit të detajuar të një udhëtareje që po hynte në vend. “Bëhet fjalë për një shtetase të Maqedonisë së Veriut, e cila mbërriti me një fluturim nga Zagrebi. Me qëllim që të shmangte pagesën e detyrimeve doganore, ajo u drejtua në korridorin e gjelbër në vend të atij të kuq. Gjatë kontrollit, udhëtarja deklaroi se nuk kishte asgjë për të paraqitur. Pas skanimit me rreze X dhe kontrollit të bagazhit,…

Lexo më Shumë

Për të përmbushur nevojat higjienike të pacientëve dhe punonjësve në Spitalin e Gostivarit, uji është siguruar nga autobotët. Nga Administrata e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar njoftojnë se që nga mbrëmë është instaluar një autobot uji në zonën e spitalit. Mjeti është siguruar nëpërmjet bashkëpunimit me Ndërmarrjen Publike të Shërbimeve “Tetovë” – Tetovë dhe do të jetë në dispozicion në periudhën në vijim. “Autoboti do të përdoret nga pacientët dhe stafi i spitalit për nevoja higjienike dhe teknike, me qëllim sigurimin e kushteve më të mira të mundshme për funksionimin e qetë të spitalit, tha administrata e…

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, mbajti një fjalim në Forumin e Biznesit Maqedoni-Indi, ku prezantoi propozimin e projektit për përmirësimin e Regjistrit Qendror të Popullsisë, për zbatimin e të cilit është propozuar mbështetje nga Fondi i Partneritetit për Zhvillim Indi-OKB, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Transformim Dixhital. Në prani të presidentes të Republikës së Indisë dhe presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, Ministri Andonovski theksoi se projekti përfaqëson një hap të parë konkret dhe premtues drejt thellimit të bashkëpunimit dixhital dhe ekonomik midis dy vendeve. “Qëllimi është praktik dhe i orientuar drejt qytetarëve, të shndërrohen të dhënat e besueshme dhe të…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e miratuara, me të cilat sigurohen mjete shtesë për gratë e angazhuara në aktivitete bujqësore, mjete për krijimin e linjes nacionale SOS për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës gjinore, si dhe mjete për hapjen dhe vënien në funksion të dy qendrave të kujdesit për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës gjinore. Propozimi i ribalancit të plotësuar me amendamentet e përfshira pas debatit në Komisionin e Financave dhe Buxhetit në Kuvend dhe ndryshimet e propozuara do të parashtrohet në…

Lexo më Shumë

Erërat e fuqishme dhe moti i keq që kanë përfshirë ditët e fundit rajonin kanë shkaktuar dëme materiale në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas njoftimit të universitetit, erërat kanë rrëzuar disa drunj në oborrin e kampusit, disa prej tyre pranë objekteve ku zhvillohet procesi mësimor. Megjithatë, nuk është raportuar asnjë i lënduar në mesin e studentëve, stafit akademik apo administrativ. Pas vlerësimit fillestar të situatës, ekipet përgjegjëse kanë evidentuar dëmtime në pjesë të çative, fasadave, dritareve dhe elementeve të tjera të infrastrukturës universitare. Universiteti bën të ditur se menjëherë janë ndërmarrë masa për eliminimin e rreziqeve potenciale,…

Lexo më Shumë