Më 21.07.2026 në orën 22:30 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.A. (50) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 40-vjeçare se, pas një deklarate të dhënë më parë në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, e ka kërcënuar atë në vendin e saj të punës në një market në Tetovë, si dhe në shtëpinë e babait të saj.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse, përcjell Pa Censurë.



