Një shtetas rumun është arrestuar në vendkalimin kufitar të Delçevës, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e tij janë gjetur drogë narkotike.
Më 29.10.2026, rreth orës 23:30, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë në Pikën Kufitare të Delçevës kanë privuar nga liria P.L.O. (38), shtetas i Rumanisë.
Gjatë kontrollit të bagazhit të tij janë gjetur dhe konfiskuar dy kavanoza me marihuanë dhe LSD.
Personi është mbajtur në stacion policor, ndërsa është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.



