Author: Hamdi Kumanova

Komuna e Gostivarit ka intensifikuar punimet në infrastrukturën rrugore. Punimet po zhvillohen në disa akse rrugore brenda qytetit dhe në vendbanimet përreth. Ato kanë nisur më 1 qershor dhe pritet të sjellin përmirësime të dukshme në rrugët që kanë qenë më të dëmtuara. Nga pushteti lokal në Gostivar bëjnë të ditur se aktualisht po punohet për rikonstruksionin e rrugës së Balindollit, në segmentin nga Beliçica deri te shkolla fillore e fshatit. “Punimet do të përfshijnë një gjatësi prej mbi 1.7 kilometrash dhe kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Lusim banorët dhe të gjithë…

Lexo më Shumë

Numri i përgjithshëm i shtetasve të RMV-së të regjistruar si të huaj që jetojnë në Gjermani deri në dhjetor të vitit të kaluar ishte 161.120, që është 2.000 më shumë se në vitin 2024, kur ky numër ishte 158.995. Nga viti 2015 deri në vitin 2025, numri i qytetarëve të RMV të regjistruar si të huaj në Gjermani është rritur me më shumë se 65,000. Statistikat tregojnë se vetëm vitin e kaluar në Gjermani kanë lindur 1.620 të porsalindur, të cilët, sipas klasifikimit statistikor gjerman, kanë nëna që kanë lindur në Maqedoni të Veriut. Gjermania mbetet një nga destinacionet më…

Lexo më Shumë

Visar Ganiu është shkarkuar nga posti i zëvendësdrejtorit të qendrës për edukim pranë FFM-së, ndërsa vendin e tij pritet ta zë, Mensur Jakupi, një emër i njohur në futbollin tonë vendor, që gjatë karrierës së tij ka punuar me ekipe të ndryshme, përfshirë këtu KF Gostivarin, por edhe ekipin e të rinjëve të Shkëndijës së Tetovës, ndërsa aktualisht është pjesë e akademisë së KF Arsimit. Jakupi, gjithashtu një periudhë ka udhëhequr edhe ekipet U17 dhe U19 të Maqedonisë, ndërsa i njëjti posedon edhe UEFA pro licenën për trajner. Ai së fundmi ishte pjesë e instruktorëve, edukatorëve pranë Qendrës së edukimit…

Lexo më Shumë

Të mërkurën, më 10 qershor 2026, Michalis Rokas, Ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, do të vizitojë Komunën e Shtipit. Vizita është pjesë e një iniciative për informim që synon të sjellë BE-në dhe procesin e integrimit të vendit më afër komuniteteve lokale. Vizita në Shtip do të fillojë me takime midis Ambasadorit Rokas, Kryetarit të Komunës Ivan Jordanov dhe anëtarëve të Këshillit Komunal. Diskutimet do të përqendrohen në përfitimet e anëtarësimit në BE, si dhe në ndikimin e mbështetjes financiare të BE-së në jetën e përditshme të njerëzve në rajon. Gjatë vizitës, Ambasadori Rokas do të takohet…

Lexo më Shumë

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, në emisionin “Për ose kundër” në Televizionin Alfa, deklaroi se do të kërkojë edhe policë të pensionuar ose persona që në mënyra të tjera e kanë lënë policinë apo ushtrinë, të cilët do të operojnë me pompat e ujit për spërkatjen e sipërfaqeve të djegura. “Që të mos kemi kërkesa ndaj zjarrfikësve lokalë, sepse verën e kaluar në atë pozicion vendosëm zjarrfikës me përvojë, por besoj se pas trajnimit intensiv që do ta realizojmë dhe pas pjesëmarrjes në zjarre më të vogla e më pak të rrezikshme, ata vetë do…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha sot mbajti fjalim në sesionin e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kushtuar politikave evropiane për ujërat në kushtet e ndryshimeve klimatike. Në fjalën e tij, ministri theksoi se uji sot trajtohet si çështje e sigurisë, zhvillimit ekonomik, shëndetit publik dhe cilësisë së jetës. Ai nënvizoi se politikat e reja evropiane e pozicionojnë ujin si burim strategjik dhe faktor kyç në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. “Për ne kjo është njëkohësisht detyrim dhe mundësi, të përshpejtojmë harmonizimin me standardet evropiane dhe të avancojmë…

Lexo më Shumë

Partia E Majta ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se e ka mashtruar opinionin publik me pretendimin se nuk qëndron pas punësimit të mundshëm të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, në një pozitë profesori universitar. Nga partia e Apasievit thonë se, pas tentativës së pasuksesshme për angazhimin e tij në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, tani po bëhen përpjekje që ai të zgjidhet profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit “Goce Dellçev”. Në kumtesën e partisë thuhet se ekzistojnë “informacione të konfirmuara”, sipas të cilave, Kostadinovski, me mbështetjen e…

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në intervistën në ALSAT, projektin e ri “Smart Licencat” e si një revolucion në mbrojtjen e qytetarëve dhe kompanive. Sipas tij, çdo kompani që ofron shërbime të licencuara do të duhet të vendosë një QR kod, përmes të cilit qytetarët do të mund të verifikojnë menjëherë vlefshmërinë e licencës. Andonovski tha se sistemi synon të zbatohet në një numër të madh institucionesh dhe sektorësh, duke mundësuar kontroll të shpejtë të të dhënave për licencën, datën e lëshimit dhe afatin e vlefshmërisë së saj. Ai theksoi se projekti do të rrisë transparencën, sigurinë dhe besimin…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedurë kundër një 36-vjeçari, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim trupor”, “Rrezikim i sigurisë” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Sipas prokurorisë, mbrëmë rreth mesnatës, në shtëpinë familjare në Shkup, i dyshuari ka ushtruar dhunë familjare duke i shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij dhe nënës së saj. Me qëllim që t’i frikësojë dhe shqetësojë, ai ka bërtitur dhe ka kërcënuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, të moshës 6 dhe 4 vjeç. Kur gruaja i kërkoi të ndalonte, ai e kapi për dore dhe e…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova konfirmoi se do të takohet me zëvendëspresidenten bullgare Iliana Yotova të mërkurën në Sofje, në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Presidentja thotë se takimi është vazhdim i natyrshëm i komunikimit të tyre të mëparshëm në Jerevan dhe se pret që bisedimet të mbulojnë edhe çështje thelbësore në marrëdhëniet midis dy vendeve. Nuk ka problem të pazgjidhshëm”, tha Siljanovska-Davkova, duke theksuar se çelësi për kapërcimin e dallimeve qëndron në komunikimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte me interes të ndërsjellë. Ajo kujtoi gjithashtu takimin e saj të parë me…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Paradite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fuqishme dhe kushte për mot të ligë me paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 8 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 26 deri 34 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në disa pjesë të luginave do të ketë kushte…

Lexo më Shumë

“Qeveria e Mickoskit njoftoi “10 miliardë euro për projekte infrastrukturore në 10 vitet e ardhshme”. Kjo nuk është një strategji zhvillimi. Ky është një kurth i ri borxhi për qytetarët”, thonë nga partia maqedonase në opozitë, LSDM. Sipas tyre, Mickoski i ka shtuar tashmë mbi 2.3 miliardë euro borxh të ri publik Maqedonisë në pak më shumë se dy vjet. “Nëse realizohen edhe disa nga këto njoftime, borxhi do të kalojë 12-13 miliardë euro, thjesht borxh të ri. Kjo do të thotë norma më të larta interesi, huamarrje më të shtrenjta dhe më pak para për paga, pensione dhe shërbime…

Lexo më Shumë