Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me mosmiratimin e Kodit Zgjedhor tha se pa dialog nuk mund të arrihet zgjidhje. Ajo vlerëson se gjendja aktuale rrezikon t’i komplikojë zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu, tha se Maqedonia e Veriut duhet t’i japë fund praktikës së ndryshimit të Kodit Zgjedhor pak para mbajtjes së zgjedhjeve. ” Ka argumente si “pro” ashtu edhe “kundër”, nuk them se disa nga vërejtjet nuk janë të drejta. Unë nuk shoh dialog, sepse nuk mund të ketë dialog nëse askush nuk tërhiqet nga qëndrimi i vet. Pikërisht për këtë ndodhemi në situatë joproduktive, e cila…
Author: Hamdi Kumanova
PLD njoftoi se nëse nuk do të ishte për këtë turne rajonal në një paketë me Moldavinë dhe Rumaninë, mund të mos e kishim vënë re fare pikën më të ulët në të cilën ka arritur diplomacia e vendit. Nga PLD thonë se, ndërsa Kishinau dhe Bukureshti po nënshkruanin memorandume specifike, duke siguruar tregje të reja për fermerët e tyre dhe duke negociuar investime reale në sektorin farmaceutik, sektorin e IT-së dhe sektorin e logjistikës, udhëheqësit tanë të lartë shtetërorë e pritën presidenten indian me folklor të zakonshëm protokollar, zbulimin e një busti dhe gosti të shtrenjta diplomatike. “Realiteti i…
Për shkak të ujit të ndotur në Gostivar, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar tashmë 30 gjoba dhe 12 ndalime pune. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë, dhe disa objekte hoteliere, dyqane dhe prodhues tashmë po përballen me kufizime dhe mbyllje, thonë nga LSDM. Nga LSDM thonë se asnjë nga këta njerëz nuk është fajtor. Ata janë viktima të gabimit të dikujt tjetër. “Viktima të grupit të krimit të organizuar VMRO-DPMNE, stafit të tyre të paaftë dhe shpërfilljes së tyre të plotë për shëndetin publik. Së pari, qytetarët u helmuan. Tani çmimin po e paguajnë bizneset private – furrat e bukës,…
Çarshia e Vjetër e Shkupit për katër netë rresht do jetë qendër e aktiviteteve të larmishme në kalendarin kulturor të vendit. Edicioni i parë i Festivalit ndërkombëtar të muzikës “Çarshia”, shënon fillimin e një epoke të re, ku kultura bëhet pjesë e zhvillimit, identitetit dhe promovimit ndërkombëtar të kryeqytetit. Me angazhimin e institucioneve dhe artistëve të njohur, po ndërtojmë një traditë që do ta kthejë Çarshinë e Vjetër në një qendër të rëndësishme të artit dhe kulturës në rajon. Pjesëmarrja e emrave të mëdhenj të artit, si Inva Mula dhe Dëshira Ahmeti, së bashku me institucionet përkatëse, dëshmon se kur…
Z SPolicia e Shqipërisë: Shmangni daljet në det, pritet përkeqësim i motit Policia e Shtetit në Shqipëri ka dalë me një apel urgjent për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve lundruese, duke kërkuar kujdes të shtuar për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike që pritet të përfshijnë vendin. Sipas njoftimit zyrtar, nga mesdita e së enjtes, 24 korrik, deri në paraditen e së premtes, 25 korrik 2026, pritet që kushtet në det të jenë të pafavorshme. Për këtë arsye, mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, si…
Ushtria amerikane njoftoi se ka kryer sulme ndaj Iranit për natën e 13-të radhazi, ndërsa mediat shtetërore iraniane raportuan se katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur. Kjo ndodh pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të përdorë asetet iraniane të ngrira në SHBA për të paguar “çdo dëm ndaj anijeve, ngarkesave apo çdo gjëje që lidhet me to”. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, reagoi ndaj kësaj deklarate, të cilën Trump e quajti “të drejtë dhe të barabartë”, duke e cilësuar si një “precedent nxitës”. Sulmet e fundit pasuan pretendimet e Huthëve të mbështetur…
Të afërmit e 58-vjeçarit Kosta Plaka, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit, thonë se krimi ishte paralajmëruar prej kohësh. Vëllai i viktimës rrëfen se autori i dyshuar, Refit Buzi, kërcënonte vazhdimisht familjen, ndërsa thotë se ai ishte arrestuar disa herë më parë, por ishte liruar. Sipas tij, pas të shtënave, 35-vjeçari mori me vete ish-bashkëshorten e tij dhe u largua nga vendngjarja, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Vetëm zhurmë dhe bërtisnin brenda. Nuk shkonim dot brenda se s’kishim armë. Ai bërtiste “hajdeni se do t’iu vras të gjithëve”.…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se kompanitë e inteligjencës artificiale duhet të mbulojnë koston e ndërtimit të infrastrukturës energjetike të nevojshme për qendrat e reja të të dhënave. Ai u bëri thirrje komuniteteve lokale t’i mbështesin këto projekte, duke i cilësuar si thelbësore për ruajtjen e lidershipit teknologjik të SHBA. Duke folur në selinë e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) në Washington, Trump tha se më shumë se 220 kompani të shërbimeve publike, kompani teknologjike dhe qeveri shtetërore kanë nënshkruar një zotim për mbrojtjen e konsumatorëve që nga prezantimi i tij në fillim të këtij viti, ndërsa…
Shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaja Kallas, ka kundërshtuar arsyet pse administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja për mallrat nga Bashkimi Evropian, duke thënë se pretendimet për mbrojtje të pamjaftueshme të të drejtave të punëtorëve janë plotësisht të pabazuara. “Nuk mund ta thuash këtë për Bashkimin Evropian. Nëse krahason legjislacionin tonë të punës me SHBA-në, ne kemi pushime të paguara dhe kushte shumë të mira pune. Akuza të tilla janë të pabazuara”, tha Kallas për Reuters në margjinat e një takimi të ASEAN-it në Manila. SHBA-të kanë vendosur tarifa prej 10 dhe 12.5…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Fier, ku sipas informacioneve një burrë ka vrarë ish-vjehrrin e tij në fshatin Vidhisht dhe më pas ka marrë peng ish-gruan. Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Bëhet e ditur se një 35-vjeçar ka vrarë ish-vjehrrin, ka plagosur ish-vjehrrën, si dhe ka marr peng ish-bashkëshorten e tij. Pas ngjarjes autori është larguar me një automjet së bashku me ish-bashkëshorten, duke marrë me vete edhe armën e gjahut, me të cilën ka qëlluar. “Rreth orës 06:00, në fshatin…
Në Shqipëri, bar-kafenetë janë kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë. Ato hapen relativisht lehtë, gjenden në çdo lagje dhe përbëjnë një pjesë shumë të madhe të sipërmarrjes private, krahasuar me vendet e tjera europiane. Baret, restorantet dhe shërbimet ushqimore përbëjnë 12.28% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve në Shqipëri, përqindja më e lartë ndër vendet europiane të krahasuara dhe rreth 2.6 herë mbi mesataren e Bashkimit Europian, që është 4.73%. Të dhënat i referohen vitit 2023 dhe janë publikuar nga Eurostat, të përpunuara nga revista “Monitor”. Diferenca me vendet e tjera është e ndjeshme. Pas…
Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 16,1 % në muajin qershor 2026, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 578,3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 498,3 milionë euro në vitin 2025. Eksporti mbulon importin me vetëm 15,0 %. Rritja e importeve ka vazhduar të tejkalojë ritmin e eksporteve edhe gjatë muajit qershor 2026, duke e çuar deficitin tregtar të Kosovës në nivel edhe më të lartë. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vlera e deficitit tregtar arriti në 578,3…

