Author: Hamdi Kumanova

Gjysmëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, prej disa ditësh heshtin pas deklaratës së Udhëheqësit të Vlenit, Bekim Qokut se në Qeveri janë “tmerrësisht të dobët”. Ky është pranim publik i dështimit politik. E ardhmja e shqiptarëve, përfaqësimi i tyre në shtet dhe mbrojtja e interesit kombëtar nuk mund të mbeten peng i dobësisë suaj. Nëse jeni tmerrësisht të dobët, pse vazhdoni të qëndroni në Qeveri? Pse heshtni kur degradohet gjuha shqipe? Pse pranoni përjashtimin e shqiptarëve nga pozitat drejtuese? Pse heshtni kur rrënohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat? Pse vazhdoni t’i…

Lexo më Shumë

Bastisje në Haraçinë, arrestohet një 25-vjeçar – sekuestrohen mbi dy kilogramë marihuanë Policia ka arrestuar një person në Haraçinë të Shkupit, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur mbi dy kilogramë marihuanë. Më 24 korrik 2026, zyrtarët policorë nga Njësia për Tregti të Palejuar dhe Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të B.N. (25) nga Haraçina. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar mbi dy kilogramë lëndë narkotike marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje të marihuanës. I…

Lexo më Shumë

Transportonte migrantë me targa të një automjeti tjetër dhe pa patentë shoferi, arrestohet një kontrabandist nga Strumica Dje, rreth orës 19:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugës lokale Bogorodicë–Gjevgjeli me rrugën rajonale Gjevgjeli–Bogdanc, efektivët e Stacionit Policor për Kontrolle Kufitare dhe Mbikëqyrje Kufitare në Bogorodicë e arrestuan D.K. (36) nga Strumica. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai dyshohet për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 418-B, 378 dhe 297-a të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Fiat Stilo”, me targa austriake, të cilin e drejtonte i dyshuari, policia gjeti shtatë migrantë. Katër prej…

Lexo më Shumë

Një i burgour njëzet e shtatë vjeç nga Kumanova u gjet i vdekur në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues burgun K’shanje, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë. Institucioni ndëshkues-përmirësues burgu K’shanje u raportua se është gjetur i vdekur i dënuari S.Sh. (27) nga Kumanova”, njoftoi SPB Kumanovë. Ekspertizë ka kryer ekipi i SPB Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore Shkup.

Lexo më Shumë

Paketa e ligjeve për arsimin e lartë me shumë gjasa nuk do të procedohet para pushimeve verore të Kuvendit. Pas një kompromisi të përkohshëm mes pushtetit dhe BDI-së, shqyrtimi i tyre është shtyrë për në fund të gushtit, kur pritet të organizohet debat publik me profesorë, ekspertë dhe studentë, ndërsa vendimi përfundimtar për miratimin e tyre pritet në shtator. Megjithatë, opozita shqiptare paralajmëron se do t’i bllokojë ligjet nëse amendamentet e saj nuk pranohen, ndërsa, siç raportoi edhe “Sloboden Peçat”, BDI nga shtatori synon ta shtrijë bllokadën edhe te të gjitha ligjet që kërkojnë shumicën e Badenterit, për të dëshmuar…

Lexo më Shumë

Tetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një shtëpi të përfshirë nga zjarri në shtetin amerikan të Miçiganit, ndërsa disa prej viktimave dyshohet se kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Grand Haven Township, pranë brigjeve të Liqenit Miçigan, ku zjarrfikësit u thirrën të premten në mëngjes për të shuar zjarrin. Gjatë kontrollit të objektit, ata zbuluan trupat e viktimave. Sipas raportimeve të mediave amerikane, përfshirë ABC News, CBS News dhe The New York Times, që citojnë autoritetet lokale, viktimat besohet se i përkisnin të njëjtës familje. Fëmijët ishin të moshës…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Sipas LAMM-së, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare Bogorodicë është regjistruar një frekuencë e shtuar e automjeteve, ndërsa pritja për dalje nga shteti zgjat rreth dy orë. Në pikën kufitare Tabanoc, për hyrje në shtet pritet rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, për momentin nuk ka pritje të gjata për hyrje ose dalje nga vendi. LAMM u…

Lexo më Shumë

Qytetarët tashmë presin me frikë çdo paralajmërim për “masa të reja” nga Mickoski. Çdo paralajmërim i Mickoskit për uljen e çmimeve përfundon me një shtrenjtim të ri. Shembulli më i fundit janë karburantet. Mickoski paralajmëroi uljen e akcizave dhe u mburr me të ashtuquajturat masa për karburante më të lira, ndërsa menjëherë pas kësaj çmimet u rritën sërish ndjeshëm. Çdo masë e Mickoskit për uljen e çmimeve shkakton një goditje të re financiare për qytetarët. Qytetarët nuk presin më ndihmë nga Qeveria, por frikësohen se sa do t’u kushtojë masa e saj e radhës. …

Lexo më Shumë

Java që shkoi ka regjistruar një varg aksidentesh nëpër rrugët e vendit duke lënë disa persona të vdekur.Policia ka bërë të ditur se nga 1 janari deri më 31 qershor, në 45 aksidente trafiku kanë humbur jetën 46 qytetarë. Java që shkoi ka qenë veçmas tragjike duke shënuar disa aksidente me të vdekur gjithandej Kosovës përfshirë tre kosovarë që e pësuan teksa po ktheheshin nga Shkupi.Në bazë të statistikave të policisë dhe rasteve të fundit, numri i personave që kanë vdekur në aksidente trafiku ka shkuar mbi 50 në këta muaj të vitit. Ndaj kësaj situata ka reaguar dje Kryeministri…

Lexo më Shumë

Rumania është vënë në gatishmëri të lartë për shkak të luftës në Ukrainë, pasi një avion luftarak F-16 i forcave ajrore u ngrit për të kapur dhe rrëzuar një dron të dytë brenda vetëm disa orësh, në një incident që po hetohet si pjesë e një kërcënimi të mundshëm hibrid. Ministria rumune e Mbrojtjes konfirmoi se kishte pasur një shkelje të hapësirës ajrore kombëtare. Njoftimi i plotë i ministrisë: Një dron i dytë u rrëzua nga një avion luftarak F-16 Fighting Falcon i Forcave Ajrore Rumune. Të shtunën, më 25 korrik, në orën 08:22, sistemet e mbikëqyrjes…

Lexo më Shumë

“Ngjarjet e fundit janë alarmante pas ndotjes së ujit në Gostivar dhe pasi pamë se sa e lehtë është qasja deri këto sisteme për furnizim me ujë. Flasim për lëshime sistematike të cilat drejt për drejtë rrezikojnë shëndetin e njerëzve, sigurinë dhe besimin e qytetarëve në institucione. Armata është institucioni i vetëm e cila posedon me organizimin e nevojshëm, disiplinë, kuadër të trajnuar dhe kapacitet për sigurim të vazhdueshëm të këtyre objekteve në kohëra të rreziqeve të sigurisë, sulmeve hibride, ndryshime klimatike por edhe degradim të kushteve për jetë”, deklaroi Amar Mecinoviq – E Majta./Alsat.mk.

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Muamed Sejdini, pas gati 100 ditësh në paraburgim, është liruar dhe nga sot do të qëndrojë në arrest shtëpiak. “Sejdini ka dorëzuar në gjykatë një garanci bankare në vlerë prej 1.15 milionë eurosh, e cila u pranua për t’ia zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak, ndërsa pret gjykimin për akuzat që lidhen me përvetësimin e mbi 700 mijë eurove në projektin e ndërtimit të tribunës së stadiumit në Ohër, si dhe për keqpërdorime financiare në Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Sipas njoftimit të gjykatës, garancia është siguruar përmes vendosjes…

Lexo më Shumë