Transportonte migrantë me targa të një automjeti tjetër dhe pa patentë shoferi, arrestohet një kontrabandist nga Strumica
Dje, rreth orës 19:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugës lokale Bogorodicë–Gjevgjeli me rrugën rajonale Gjevgjeli–Bogdanc, efektivët e Stacionit Policor për Kontrolle Kufitare dhe Mbikëqyrje Kufitare në Bogorodicë e arrestuan D.K. (36) nga Strumica.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai dyshohet për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 418-B, 378 dhe 297-a të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Fiat Stilo”, me targa austriake, të cilin e drejtonte i dyshuari, policia gjeti shtatë migrantë. Katër prej tyre ishin nga Pakistani, dy nga Afganistani dhe një nga Turqia.
Pas kontrolleve shtesë, u konstatua se targat e automjetit i përkisnin një automjeti tjetër, ndërsa 36-vjeçari po drejtonte pa patentë shoferi.
“Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën Pritëse-Tranzitore ‘Vinojug’ në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj D.K. do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftoi MPB-ja.



