Një 23-vjeçar nga fshati Brezë i Shkupit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bastisja është kryer nga zyrtarët e Njësisë për Luftimin e Trafikimit të Paligjshëm në bashkëpunim me Njësinë e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup. “Personi S.B. (23) është privuar nga liria në Stacionin Policor Gazi Babë sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Author: Hamdi Kumanova
24-vjeçari nga Maqedonia e Veriut dyshohet se tërhoqi nënën me veturë për 20 metra Një incident i rëndë ka ndodhur në Komunën e Petrovecit, ku një 24-vjeçar dyshohet se ka sulmuar nënën e tij duke e kapur nga dritarja e veturës dhe duke e tërhequr për rreth 20 metra. Rasti është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, më 25 korrik 2026, rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria R.D. (24) nga një fshat i Shkupit. Ai dyshohet se rreth orës 18:50, në një fshat të Komunës së Petrovecit, përmes dritares…
Kjo udhëheqësi e BDI-së e urren shumicën e shqiptarëve që e dërguan në opozitë. Destruktiviteti i tyre dhe prirja për vetëshkatërrim po marrin përmasa shqetësuese. Ata po bllokojnë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe po punojnë drejtpërdrejt kundër njërit prej parimeve themelore të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo udhëheqësi e BDI-së vuan nga verbëria politike. Nuk e kupton përgjegjësinë e vet. Me qeverisjen e tyre kriminale për plot 22 vjet në qeveritë e LSDM-së dhe VMRO-së, ata u bënë përfaqësuesit më të këqij të mundshëm të zërit shqiptar. Shqiptarët nuk duan më të përfaqësohen nga njerëz që kanë keqpërdorur dhe përvetësuar…
Më 25.07.2026, në orën 16:22, në SPB Shkup, nga kompleksi i klinikave „Nënë Tereza“ u njoftua se tek ata ishte sjellë pa ndjenja një 16-vjeçar nga fsh. Kondovë, i cili pas një kohe të shkurtër kishte ndërruar jetë. Sipas njoftimit, ai kishte qenë së bashku me nënën e tij për vizitë te të afërmit në fsh. Hasan Beg, kur në një moment i ishte përkeqësuar gjendja dhe kishte rënë pa ndjenja. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.
Shërbimi për të cilin qytetarët ankohen se shpesh nuk kryhet me kohë, tani do të kushtojë më shtrenjtë. Këshilli Komunal i Kumanovës ka miratuar rritjen për rreth 30% të çmimit të grumbullimit dhe transportit të mbeturinave. Derisa qytetarët ankohen, autoritetet e arsyetojnë vendimin me rritjen e kostove operative, shkruan Portalb.mk. Për këtë vendim të sjellë në fillim të muajit korrik, qytetarët thonë se do i rrëndojë edhe më tepër buxhetet e tyre. Ata thonë se para se të bëhet rritja e çmimit, ndërmarrja duhet të ofrojë shërbim më cilësor. Një banor tha se në vend që të lehtësohet barra financiare…
Pas valës jashtëzakonisht të ftohtë që solli borë në malin Sharr dhe Pelister të premten, 24 korrik, dhe pas mëngjesit të sotëm jashtëzakonisht të freskët, madje edhe të ftohtë për muajin korrik, një tronditje e re e temperaturës po vjen në Maqedoni që nga fillimi i javës së ardhshme, njoftoi meteorologu Slavço Poposki. “Po flasim për depërtimin e një mase ajri shumë më të ngrohtë nga jugu, domethënë nga Afrika, që do të thotë se nga e hëna dhe në ditët në vijim temperaturat do të rriten ndjeshëm dhe në pjesën më të madhe të Maqedonisë do të kalojnë 30/35…
Mbi 4,070 qytetarë në Gostivar kërkuan ndihmë mjekësore. Dje u regjistruan edhe 125 ekzaminime të personave me simptoma dhe një fëmijë u shtrua në spital. Uji ishte i kontaminuar me feçe dhe institucionet heshtën. Simptomat filluan më 14 korrik, thuhet në deklaratën e LSDM-së, shkruan Top24 Nga LSDM thotë se “Një epidemi u shpall vetëm më 19 korrik. Për pesë ditë të tëra, institucionet nuk e informuan publikun në kohë dhe nuk morën masa. Ndërsa qytetarët përfunduan në turma në ambulanca dhe spitale. Ministri Klekovski konfirmoi se kishte devijime në mostrat. Por paralajmërimi erdhi shumë vonë.” “Ky nuk është një…
Ministri i Brendshëm gjerman: Nuk supozojmë se ka kërcënim të mëtejshëm Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka folur për mediat lokale pasi Abdul Ballout u qëllua për vdekje. Ai tha se qeveria “nuk supozon ndonjë kërcënim të mëtejshëm” pas vrasjes së të dyshuarit, raporton Sky News. Megjithatë, ai shtoi se një person tjetër po vlerësohej nga autoritetet si bashkëpunëtor i mundshëm i sulmit, por hetimi nuk kishte përfunduar ende.
Deputeti i rizgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka publikuar një video nga Lugina e Butë, ku shfaqet pranë një kali poni, duke ironizuar ministrin e Infrastrukturës, Dimal Basha. Në video, Berisha dëgjohet duke thënë “Hajde me Dimal Bashen”, ndërsa e krahason kalin poni me ministrin, në një tjetër thumbim publik ndaj ministrit ne detyrë.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja për territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se këto zona mund t’i kthehen në të ardhmen vendeve që, sipas tij, i kanë pasur historikisht. Gjatë një deklarate, Putin tha se disa territore në perëndim të Ukrainës iu dhanë shtetit ukrainas nga lideri sovjetik, Joseph Stalin pas Luftës së Dytë Botërore, por shtoi se kjo ishte bërë në kuadër të një shteti të vetëm sovjetik. “Me sa duket, Stalini nuk e kishte menduar kurrë se mund të krijohej një situatë si ajo e sotmja”, deklaroi Putin. Ai pretendoi se Ukraina “herët ose…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për përfshirje në sulmin terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, i cili ndodhi në nëntor të vitit 2023. Dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta, njësoj si në seancën fillestare. Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, provat e mbledhura gjatë hetimeve dëshmojnë përfshirjen e të akuzuarve në veprat penale për të cilat ngarkohen. Prokuroria ka deklaruar se hetimet kanë nxjerrë në pah edhe rolin e Qeverisë së Serbisë në përgatitjet e sulmit. Prokuroria ka bërë të…
Rumania do të thërrasë ambasadorin e Rusisë pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës së saj ajrore dhe rrëzimit të tre dronëve brenda tri ditësh, raportoi The Guardian. Të dielën, një avion luftarak rumun F-16 rrëzoi një dron mbi Detin e Zi, pesë minuta pasi ai hyri në territorin ajror rumun, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Radu Miruță. Presidenti Nicușor Dan tha se droni i rrëzuar të premten ishte i modelit Shahed, i përdorur nga Rusia në luftën kundër Ukrainës. Hetimet për dronët e rrëzuar të shtunën dhe të dielën vazhdojnë. Sipas NATO-s, droni i fundit dyshohet gjithashtu se ishte me origjinë…

