Author: Hamdi Kumanova

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (AMSM) njofton se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve të fundit, frekuencë e shtuar e automjeteve është regjistruar në pikën kufitare Bogorodicë, ku pritja për kalimin e kufirit është rreth 15 minuta. Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, për momentin nuk ka pritje më të gjata, as për hyrje dhe as për dalje nga vendi./INA/

Lexo më Shumë

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) pritet të zgjedhë mes dy emrave të njohur për postin e përzgjedhësit të kombëtares, Roberto Mancini dhe Antonio Conte, pasi kriza e ditëve të fundit ka lënë pa zgjidhje projektin për drejtimin e “Azzurrëve”. Sipas raportimeve të Football Italia, të dy trajnerët janë aktualisht pa kontratë. Conte i ka dhënë fund me marrëveshje bashkëpunimit me Napolin pas dy vitesh, ndërsa Mancini është larguar nga Al-Sadd. Kjo situatë i ka rikthyer të dy në qendër të diskutimeve për të marrë drejtimin e Italisë. Zhvillimet vijnë pas dorëheqjes së Paolo Maldinit dhe Leonardos nga postet drejtuese në…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se mes Uashingtonit dhe Teheranit po zhvillohen “negociata shumë miqësore” gjatë periudhës së pezullimit të veprimeve ushtarake, duke shprehur bindjen se ekziston një mundësi e mirë për t’i dhënë fund konfliktit. Megjithatë, Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do t’i rikthehen “veprimeve të forta ushtarake” në negociata të drejtpërdrejta me Uashingtonin. Teherani thekson se komunikimi me SHBA-në po rast se bisedimet nuk japin rezultat, shkruan The Independent. Nga ana tjetër, autoritetet iraniane mohojnë se po zhvillohen negociata të drejtpërdrejta me Uashingtonin. Teherani thekson se komunikimi me SHBA-në po bëhet vetëm…

Lexo më Shumë

Natën e 8 janarit, një kolonel i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) u vra në qytetin qendror të Isfahanit, derisa po zhvilloheshin protesta të mëdha kundër Qeverisë në mbarë vendin. Disa muaj më vonë, 16 njerëz po akuzohen për moharebeh, ose “armiqësi ndaj Zotit”, dhe mund të dënohen me varje për vrasjen e kolonelit Abbas Kamrani dhe demonstratat e dhunshme të asaj nate në Isfahan. Ky rast vjen në një kohë kur Irani e ka rritur numrin e ekzekutimit të njerëzve që organizatat për të drejtat e njeriut i cilësojnë si të burgosur politikë – nga protestuesit deri te…

Lexo më Shumë

Publicisti Adriatik Dosti ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për qëndrim kontradiktor ndaj historisë së Ballit Kombëtar. Ai kujton ceremoninë e vitit 2018 për rivarrimin e eshtrave të Mit’hat Frashërit, ku Rama mbajti një fjalim vlerësues për figurën e tij, ndërsa sot, sipas Dostit, përdor termin “ballist” në mënyrë përçmuese ndaj deputetit Agron Shehaj. Dosti kritikon deklaratat e Ramës pas incidentit në Kuvend, duke i cilësuar ato si vazhdimësi të retorikës së së kaluarës komuniste ndaj Ballit Kombëtar. Në reagimin e tij, ai thotë se kryeministri po tregon një qasje të dyfishtë ndaj historisë dhe figurave të…

Lexo më Shumë

Optimizmi në drejtimet e ndërmarrjeve gjermane po forcohet përsëri. Instituti ifo i Mynihut mblodhi të dhëna nga rreth 9.000 drejtues biznesesh. Sipas tij, indeksi i klimës së biznesit u rrit në korrik në 86.6 pikë. Kjo është rritja e tretë radhazi. Ekonomistët e anketuar nga agjencia Reuters prisnin vetëm 86.0 pikë. Në qershor, barometri kishte shënuar 85.7 pikë. Analistët paralajmërojnë megjithatë që rritja aktuale të mos mbiinterpretohet: “Rritja e dukshme e klimës së biznesit ifo ka vlerë të kufizuar informuese, sepse shumica e ndërmarrjeve iu përgjigjën pyetësorit përpara rritjes së fortë të çmimit të naftës gjatë dy javëve të fundit,”…

Lexo më Shumë

Spanja dhe Franca po përballen me një valë të re të nxehti, ndërsa temperaturat në disa rajone pritet të tejkalojnë 40 gradë Celsius. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Spanjës njofton se kushtet ekstreme të motit do të zgjasin të paktën deri të dielën, duke paralajmëruar për rrezik “ekstrem” të zjarreve. Paralajmërimi vjen në një kohë kur zjarrfikësit vazhdojnë betejën me disa nga zjarret më të mëdha në historinë e vendit, shkruan BBC. Në Francë, rajonet jugperëndimore të Gironde dhe Landes janë vendosur në nivelin e alarmit të verdhë për shkak të valës së të nxehtit, e cila pritet të arrijë kulmin…

Lexo më Shumë

Përqindja e punonjësve që kanë ndryshuar vendin e punës brenda një viti u rrit me 13 pikë përqindjeje midis viteve 2013 dhe 2024. Kjo del sipas një studimi të ri të Institutit për Kërkime të Punësimit (IAB), të publikuar sot në Nuremberg. Sipas studimit, në vitin 2013 vetëm 12 për qind e grave dhe 13 për qind e burrave punonin në një profesion të ndryshëm nga viti i mëparshëm. Që atëherë, numri i njerëzve që kanë ndryshuar profesion është rritur ndjeshëm: në vitin 2024, lëvizshmëria profesionale te meshkujt ishte 16 për qind më e lartë se në vitin 2013, ndërsa…

Lexo më Shumë

Karim Benzema ka mirëpritur mundësinë që Zinedine Zidane të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës, teksa ish-trajneri i Real Madridit pritet të zyrtarizohet së shpejti si përzgjedhës i ri i “gjelave”. Ish-sulmuesi i Francës ka shprehur entuziazmin e tij për një rikthim të Zidane në futbollin francez, këtë herë në rolin e trajnerit të kombëtares, shkruan Indeksonline “Jam i lumtur që ai mund të bëhet selektor i Francës? Nuk e di nëse do të jetë ai, por nëse është ai, PO, jam jashtëzakonisht i lumtur”, ka thënë Benzema. “Është një legjendë, është vëllai i madh imi”, shtoi ish-futbollisti francez.  KARIM…

Lexo më Shumë

Më 26.07.2026 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin V.A. (26) nga fshati Kopanicë, komuna e Jegunocës, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Të dielën mbrëma në orën 21:10 në DPB Gostivar, një 69-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 17:00, për shkak të marrëdhënieve të parapregulluara të borxhit, vëllai i tij A.M. e ka sulmuar fizikisht në oborrin e tij në rajonin e Gostivarit, me ç’rast ka përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë