Një person pësoi djegie të lehta në zjarrin që shpërtheu dje midis fshatrave Dolani dhe Luboten në komunën e Shtipit, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Personit të lënduar iu ofrua ndihmë mjekësore, dhe nuk ka informacione për lëndime të tjera. Rripat mbrojtës u zhvendosën me traktorë nga ana në drejtim të fshatit Dolani, pas së cilës zjarri u vu nën kontroll dhe u parandalua përhapja e tij në vendbanim. Sipas QMK-së, zjarri aktualisht po përhapet drejt fshatit Luboten, duke prekur bar të thatë, bimësi të ulët dhe pyll pishe. Zjarrfikësit nga Departamenti i Zjarrfikësve të Shtipit, makineri nga…
Author: Hamdi Kumanova
Holanda dhe Japonia kanë barazuar në një duel spektakolar me katër gola në Dallas. Takimi nisi me ritëm të lartë nga “Tulipanët”, që provuan disa herë me Malen, por pa mundur të mposhtnin portierin Suzuki. Në minutën e 51’, ishte kapiteni Virgil Van Dijk, i cili me një goditje me kokë zhbllokoi sfidën. Pas 6 minutash, ishte Nakamura ai që riktheu baraspeshën me një predhë në hyrje të zonës. Gjithsesi, Summerville kaloi sërish në avantazh “Tulipanët”, 7 minuta pas golit të barazimit. Por asgjë nuk kishte mbaruar, pasi në minutën e 89’, Kamada goditi me kokë dhe riktheu për herë…
Përpara debutimit të hënën kundër Kepit të Gjelbër, Luis de la Fuente foli në një konferencë për shtyp për të prezantuar ndeshjen dhe për të dhënë përditësime të rëndësishme mbi gjendjen e Lamine Yamal. Trajneri i Spanjës tha: “Po ndjekim udhëzimet e të gjithë mjekëve, si të Barçës ashtu edhe të ekipit kombëtar. Ai është në gjendje të përsosur për të luajtur. Jo për 90 minuta, por për një periudhë të pacaktuar. Të gjithë janë dakord me vendimin që do të marrim. Ai nuk do të fillojë; do të shohim si do të shkojë.”
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Mirditë, ku një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë aksit rrugor Reps–Spaç, është konstatuar një automjet tip “Toyota” brenda të cilit ndodhej pa shenja jete shtetasi Valter Lleshi, rreth 45 vjeç. Dyshohet se ai është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Burime paraprake bëjnë me dije se viktima është gjetur brenda automjetit me të cilin po udhëtonte, ndërsa zona është rrethuar nga efektivët e policisë për të mundësuar…
Pankartat kreative dhe mesazhet ironike ishin ndër elementët më të spikatur të protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme, ashtu si në 14 protestat e mëparshme, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Mes thirrjeve dhe sloganëve politikë, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqën pankartat në formën e memeve, të cilat ironizonin qeverisjen dhe situatën në vend. “Piktor, po të del boja”, shkruhej në një prej tyre, në referencë ndjë tjetër pankartë që tërhoqi vëmendjen e protestuesve dhe të rrjeteve sociale mbante shkrimin: “Pas orës 18:00, popullit mos…
Sot do të varroset Albian Osmanaj, i riu që humbi jetën pasi u ther për vdekje në fshatin Kobaj të Prizrenit. Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit pas namazit të Ikindisë. Me dhimbje të thellë ndihemi të pikëlluar me humbjen tragjike të të riut Albian Imri Osmanaj (nip i fshatit Billushë). Njoftojmë miqtë dhe dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më datë 15.06.2026 e (Hënë), me namazin e Ikindisë”, thuhet në njoftim. Sipas informacioneve, viktima…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, pas negociatave intensive të zhvilluara me ndërmjetësimin e Pakistanit. Lajmi u bë publik nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili e cilësoi marrëveshjen si një hap historik drejt paqes në rajon, raporton Reuters. Sipas tij, marrëveshja parashikon ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin, si dhe nisjen e një procesi negociatash brenda 60 ditëve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes palëve. Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes është planifikuar të zhvillohet më 19 qershor…
Nga Ali Hasani Lufta për mbrojtjen e Shkodrës, 1912-1913, është lufta më e vështirë e popullit shqiptarë për mbrojtjen e tërësisë tokësore, si edhe një faqe e lavdishme e historisë së Shqipërisë. Ajo ka qenë tërësisht një luftë moderne e mirë organizuar, që për nga kohëzgjatja në një rrethim 6-mujor serbo – malazez, përbën rastin më unikal të qëndresës heroike të shqiptarëve në Luftën e Parë Ballkanike. Por, për fat të keq, për këtë ngjarje historike është shkruar shumë pak në tekstet bazë të Historisë së Shqipërisë, në të dy botimet akademike, si më 1965 edhe në atë të vitit…
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rritës edhe në fillim të këtij viti, duke reflektuar nevojën e bizneseve për të konkurruar në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore. Megjithatë, struktura e pagave tregon se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë punëdhënëse vazhdon të përballet me të ardhura modeste. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT në tremujorin e parë të vitit 2026 paga mediane mujore bruto ka arritur një në 74,010 lekë me rritje vjetore 19%. Kjo do të thotë se 50 për qind e punonjësve me pagë paguhen me 74,010 lekë në muaj bruto.…
Qeveria e Bashkimit Demokratik për Integrim e ka ideuar, disejnuar, projektuar dhe buxhetuar autostradën Shkup – Bllacë. Qeveria НИШТО (asgjë) e ka bllokuar dhe vonuar për plotë dy vite nisjen e ndërtimit të 10.8 kilometrave të mbetura nga ky projekt. Qeveria jonë e kreu edhe 2 kilometërshin e parë të autostradës Shkup – Bllacë, por Qeveria НИШТО nuk e lëshon në përdorim dy vjet rradhazi. Qeveria e BDI gjithashtu e kreu projektimin me kompaninë amerikane Hill për vazhdimin e kësaj autostradë prej 10.8 kilometra deri te qarkorja e Shkupi dhe siguroi financimin e sai nga Banka Europiane…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka lënë të kuptohet se në të ardhmen nuk do të vazhdojë të qëndrojë në krye të partisë, duke deklaruar se dëshiron t’i bashkohet radhëve të veteranëve, transmeton Zyrtare.net. Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Kumanovë, Ahmeti tha se nuk synon të mbetet përgjithmonë kryetar partie dhe se dëshiron të vazhdojë angazhimin e tij politik nga një rol tjetër. “Unë nuk do të rri kryetar partie. Edhe unë dua të rreshtohem tek veteranët dhe të shohin se si luftoj unë si veteran”, deklaroi Ahmeti. Kjo…
Më 12.06.2026 në ora 19:00 në Stacionin Policor të Gostivarit, 19-vjeçari V.D. nga fshati Lleshnicë e Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 16:50 në një objekt hotelierik (lokal) në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore, ndërsa një person i gjinisë mashkullore e ka kërcënuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

