Më 14.06.2026, në ora 17:20 në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një grua (42) nga Prilepi, me qëndrim në Tetovë, ndërsa në ora 18:30 në fshatin Saraqinë të Tetovës, policët nga Njësia Policore e Grupçinit kanë arrestuar një burrë (37) nga i njëjti fshat. Paraprakisht, në ora 16:00 në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 15:30, gruaja e arrestuar ishte vërejtur duke e keqtrajtuar fizikisht dhe duke e përplasur në asfalt foshnjën e saj tre muajshe. Personat që e kanë parë ngjarjen i kanë marrë menjëherë fëmijën dhe e kanë denoncuar rastin në polici.…
Author: Hamdi Kumanova
Më 14.06.2026 në orën 13:00 në SPB Tetovë, Q.M.(50) nga Kosova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga G.J. nga Tetova, i cili e kishte angazhuar atë për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë. Sipas denoncimit, ai e ka keqtrajtuar atë psikikisht dhe fizikisht për një periudhë të caktuar kohore, ndërsa kur ka dyshuar se ajo dëshiron të largohet, e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Për shkak të qëndrimit të parregullt në shtet, shtetasja e Kosovës është shoqëruar në stacionin policor dhe është dërguar në…
Më 14.06.2026 në orën 22:45 në fshatin Palaticë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria Z.R. (67) nga fshati Pallaticë. Ai është denoncuar nga N.S. (40) nga po ky fshat, se rreth orës 18:00, në oborrin e shkollës fillore të fshatit, ka sulmuar fizikisht djalin e tij 11-vjeçar, duke përdorur edhe një send të fortë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Policia Kufitare ka konfiskuar substanca të dyshuara narkotike dhe pajisje për përpunimin e tyre në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Tre shtetasve serbë u konfiskohet marihuanë dhe pajisje për bluarjen e narkotikëve. Sipas policisë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, në të cilin ndodheshin tre shtetas serbë, policia ka gjetur dy mullinj për bluarjen e substancave narkotike dhe një gram substancë të dyshuar marihuanë. Pas intervistimit të një të dyshuari dhe dy dëshmitarëve, prokurori ka urdhëruar lirimin e tyre në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e…
Korsitë e shënuara për M – tag në pikat e pagesë në shtet prej sonte do të dedikohen vetëm për përdprim me etiketa elektronike, ndërsa mosrespektimi i shënimit dhe dedikimit të korsive mund të shkaktojë pengesa në komunikacion dhe të ndikojë ndaj sigurisë dhe efikasitetit të komunikacionit, tregon Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore. U bën thirrje përdoruesve të shërbimeve të stacioneve të pagesës që të ndjekin më me kujdes tabelat elektronike informative të vendosura përpara dhe në vetë stacionet e pagesës, ku është bërë një kategorizim i qartë i korsive sipas llojit të pagesës: pagesa me MTAG, pagesa me MCARD…
Transporti hekurudhor kargo në Korridorin 10 është prioritet dhe të gjitha masat politike që i ndërmarrin kanë të bëjnë me avancimin e qarkullimit kargo dhe ta kthejmë pozicionin strategjik të Maqedonisë në transportin hekurudhor, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Në intervistë për TV Sitel, ai potencoi se në muajt e parë të vitit, transporti hekurudhor shënon rritje të fuqishme prej 23 për qind. “E shihni se investojmë shumë dhe e shihni se këtë e kemi prioritetin kryesor për momentin. Isha i informuar nga drejtori i NP Hekurudha Transporti se në tre muajt e parë të këtij viti…
Kryeministri britanik, Keir Stramer ka ndaluiar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Starmer thotë se mediat sociale po i pengojnë fëmijët të bëjnë detyrat e shtëpisë, të lexojnë, të luajnë me miqtë e tyre dhe të shkojnë në shtrat në një orë të mirë. Kjo mund të mos duket shumë, por këto janë aktivitete që e ndihmojnë një fëmijë të zhvillohet në një të rritur,” thotë ai. “Për të qenë i sinqertë, më vjen keq për këtë brez,” shton ai. “Në këtë botë, me këtë teknologji, është e vështirë si prind të dish çfarë të bësh”,…
Gjatë një kontrolli të gjerë të trafikut në Tetovë, policia ka shqiptuar gjithsej 71 masa për kundërvajtje dhe vepra penale në komunikacion. Nga masat e shqiptuara, 40 ishin ndaj drejtuesve të motoçikletave që lëviznin pa helmetë mbrojtëse, katër ndaj drejtuesve të trotinetëve elektrikë, tre për mungesë të targave të regjistrimit, dy për leje qarkullimi të skaduara të motoçikletave, një për policë sigurimi të skaduar dhe 16 masa për shkelje të tjera të kryera nga motoristët. Gjithashtu, janë shqiptuar edhe dy masa për kundërvajtje të tjera në komunikacion. Policia ka zbuluar edhe tri vepra penale, ndërsa autorët janë privuar nga liria…
Për vite me radhë, qytetarët shqiptarë kanë dëgjuar premtime për bashkim. Shumë kanë folur për të, por pak kanë qenë të gatshëm ta vendosin interesin e përbashkët mbi interesin partiak. Prandaj, VLEN nuk lindi nga nevoja për të shtuar edhe një emër në skenën politike shqiptare. VLEN lindi nga nevoja për të bashkuar energjitë, potencialin dhe vullnetin politik të shqiptarëve rreth një vizioni të përbashkët. Për herë të parë, pesë forca politike vendosën të tejkalojnë dallimet dhe të ndërtojnë një projekt të përbashkët politik. Një projekt që buron nga besimi i qytetarëve në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Strugë, Dibër…
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të ulëta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në pjesët perëndimore nga perëndimi, i cili do të forcohet kohë pas kohe në disa vende, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore do të fryjë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë nga 7 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 34 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare,…
Rusia e ka goditur kompleksin e mbrojtur nga UNESCO-ja, Kyiv-Pechersk Lavra, manastirin më të rëndësishëm ortodoks të Ukrainës, gjatë një sulmi shumë të madh me raketa dhe dronë gjatë natës, duke i vrarë të paktën nëntë njerëz në mbarë Ukrainën. Sulmet ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me liderin rus, Vladimir Putin, dhe theksoi se dëshironte të ndihmonte për t’i dhënë fund luftës. Si pasojë e sulmeve, një pjesë e kompleksit historik të manastirit u përfshirë nga zjarri, si dhe u plagosën të paktën 13 njerëz në vendngjarje. Autoritetet raportuan dëme të mëdha…
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi Maqedonia e Veriut, një ngjarje e rëndësishme që mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, komunitetit të biznesit dhe organizatave nga të dy vendet me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të partneriteteve të reja. Në këtë forum, IBU u përfaqësua nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, Ibrahim Murat, i cili zhvilloi takime dhe shkëmbeu ide me pjesëmarrësit mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe sektorit të biznesit. Gjatë forumit u diskutuan tema që lidhen me rritjen e investimeve, zhvillimin e marrëdhënieve tregtare, inovacionin, si…

