Author: Hamdi Kumanova

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në ujërat e Liqenit të Ohrit në Strugë ka marrë jetën e një të riu, duke shkaktuar tronditje të madhe në mbarë opinionin publik. Viktima e kësaj tragjedie është konfirmuar të jetë Senit Selimoski, 21 vjeç, nga fshati Oktis i Strugës. ​I riu ka humbur jetën në rrethana tragjike gjatë ditës së sotme në liqen. Lajmi për vdekjen e tij të parakohshme në lulen e rinisë ka thyer zemrat e familjarëve, shokëve dhe bashkëvendasve të tij në Oktis dhe Strugë, të cilët po përballen me një dhimbje të papërshkrueshme.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi në emisionin “Debat në SHENJA” se nuk pret të preket nga rikonstruimi i paralajmëruar i Qeverisë, duke theksuar se performanca dhe rezultatet janë kriteret kryesore mbi të cilat do të vlerësohen ministrat. “Narrativi i rikonstruimit dhe çdo rikonstruimi në nivel politik, kuptohet bëhet me performance matëse. Edhe VLEN-i edhe partnerët tjerë qeveritarë, kanë thënë që do të masin të bërat dhe rëzultatet e çdo ministri në institucionet që menaxhojnë. Nuk ndjehem mirë kur flas për ministri apo për veten njejës. Kjo është prej ministrive që është menaxhuar më mirë. Kështu që narrativi do të…

Lexo më Shumë

Në emisionin Click Plus në TV21, ku u diskutua për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Jeton Shaqiri nga BDI theksoi se ligji nuk ka elemente sanksionuese. Mes tjerash, Shaqiri tha se nga opozita askush nuk thotë që ligji është i mirë. “Nga titulli është Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, por nëse e shohim në përmbajtje përfaqësimi kalon si element i dytë adekuat, ndërsa vendoset meritokracia”, tha Jeton Shaqiri nga BDI. https://www.facebook.com/watch/?v=2870400419967984 https://www.facebook.com/watch/?v=1374855097854163

Lexo më Shumë

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka propozuar krijimin e një iniciative të përbashkët mes vendeve të G7 për grumbullimin dhe menaxhimin e rezervave të mineraleve kritike, me synimin për të forcuar sigurinë e zinxhirëve globalë të furnizimit dhe për të reduktuar varësinë nga burime të kufizuara. Propozimi u paraqit gjatë një darke pune në samitin e G7 që po zhvillohet në Évian-les-Bains. Gjatë diskutimeve, liderët e G7 trajtuan çështje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme, luftën në Ukrainë, zhvillimet në rajonin Indo-Paqësor dhe nevojën për rritjen e qëndrueshmërisë së zinxhirëve të furnizimit. Takaichi përshëndeti memorandumin e mirëkuptimit…

Lexo më Shumë

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka paralajmëruar Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë se inteligjenca ngre dyshime serioze në lidhje me gatishmërinë e Iranit për të pranuar lëshimet bërthamore që Uashingtoni po kërkon si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme përfundimtare, raportoi Axios, duke cituar burime të njohura me bisedimet. Sipas të njëjtave burime, Ratcliffe nuk është i vetmi skeptik brenda administratës së Donald Trump . Gjatë diskutimeve të brendshme mbi memorandumin e mirëkuptimit, të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Irani e ranë dakord të dielën, Sekretari i Shtetit Pete Hegsethdhe Sekretari i MbrojtjesMarco Rubio .…

Lexo më Shumë

Tottenham ka hyrë zyrtarisht në garë për transferimin e mesfushorit italian Sandro Tonali, i cili është vendosur në krye të listës së objektivave për këtë verë. Sipas raportimit ekskluziv të Fabrizio Romano, trajneri Roberto De Zerbi e dëshiron Tonalin si yllin e ri të mesfushës dhe beson se ai është lojtari ideal për ta ngritur nivelin e Tottenhamit,. Megjithatë, Tottenham nuk do ta ketë të lehtë. Kjo pasi në garë për nënshkrimin e futbollistit të Newcastle United janë edhe Manchester City dhe Arsenal.

Lexo më Shumë

Piskamat e BDI-së për Autostradën Shkup-Bllacë kanë vetëm një arsye; trasa nuk kalon aty ku për vite janë bërë hesape dhe janë blerë toka me shpresën e përfitimeve milionëshe nga shpronësimi. Për herë të parë fitojnë qytetarët, e jo interesat partiake. Kjo është arsyeja e vërtetë e zhurmës së tyre. Përpjekja që autostrada të shërbejë për interesa individuale dhe jo për interes të qytetarit ka dështuar. Trasa po realizohet sipas zgjidhjes profesionale dhe në dobi të qytetarëve, jo sipas planeve të atyre që menduan se do të pasuroheshin nga kjo rrugë. Për vite me radhë ky projekt strategjik u zvarrit…

Lexo më Shumë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance, tha se presidenti Donald Trump mund të vendosë të publikojë një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund luftës me Iranin para të premtes. Deklarata e Vance vjen pasi presidenti amerikan tha se marrëveshja ishte nënshkruar tashmë. Vance e ka përshkruar memorandumin e mirëkuptimit (MOU) midis SHBA-së dhe Iranit si “rreth një faqe e gjysmë” dhe një dokument “shumë të përgjithshëm”. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë filluar gjithashtu të japin disa detaje rreth marrëveshjes, duke informuar se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet të premten – të njëjtën ditë kur marrëveshja nënshkruhet zyrtarisht në Gjenevë. Kjo…

Lexo më Shumë

Belgjika nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror 2026. Belgët barazuan 1:1 Egjiptit në ndeshjen e parë të grupit G. Ashour me gol të bukur kaloi egjiptianët në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes. Me epërsinë e Egjiptit u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes. Pak sekonda pas inkuadrimit, Lukaku barazoi shifrat në minutën e 66-të të ndeshjes. Kësisoj, Belgjika dhe Egjipti e nisin me nga një pikë aventurën në Botëror Në grupin G, bashkë me Belgjikën dhe Egjiptin janë edhe Irani dhe Zelanda e Re.

Lexo më Shumë

Samiti i liderëve të G7 në Evian-les-Bains të Francës është zhvilluar nën hijen e dy krizave të mëdha ndërkombëtare, luftës në Lindjen e Mesme dhe konfliktit në Ukrainë, ndërsa vëmendja më e madhe është përqendruar te presidenti amerikan Donald Trump. Organizatorët e samitit kishin dy shqetësime kryesore para mbërritjes së Trump, nëse ai do të vinte në kohë dhe si do të ishte qëndrimi i tij ndaj liderëve të tjerë. Presidenti francez Emmanuel Macron madje shtyu nisjen e samitit me një orë për t’i krijuar mundësi Trumpit të festonte ditëlindjen e tij të 80-të në SHBA para udhëtimit drejt Francës.…

Lexo më Shumë

Një avioni bombardues ushtarak B-52 është rrëzuar pak çaste pas ngritjes nga baza ajrore ushtarake Edwards në Kaliforni, në zonën e shkretëtirës Mojave. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën të tetë personat që ndodheshin në bord. Sipas informacioneve paraprake, avioni u rrëzua menjëherë pas nisjes së fluturimit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e aksidentit. Ngjarja ndodh pothuajse një vit pas një incidenti tjetër që përfshinte një bombardues B-52. Në korrik të vitit 2025, piloti i një avioni rajonal pasagjerësh…

Lexo më Shumë

Gjithë çfarë ruhet në formën e kujtimeve nga Xhemal Broja, ndodhet në një shtëpi të vjetër të vogël në “Rrugë të Dibrës” në Tiranë. Nuk janë larg asaj ndërtese që shpeshherë me hipokrizi quhet “tempull” nga njerëz që ngrenë supet t’i pyesësh kush ishte Xhemal Broja për Teatrin. Pas një muaj mbushen plot 20 vjet nga vdekja e një prej krijuesve të Teatrit Popullor që bashkë me strehën e aktorit ngriti dhe një ngrehinë dijesh mbi teatrin dhe historinë e këtij arti, atëherë kur ¾ e popullsisë ishte analfabete. Është e sigurtë se askujt nuk i ka rënë ndërmend të…

Lexo më Shumë