Author: Hamdi Kumanova

Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërorë e Kulturore të Shqiptarëve, në mbledhjen e mbajtur zgjodhi prof.dr. Besnik Eminin drejtor me mandat 4 vjeçar. Prof.dr. Besnik Emini është këshilltar shkencor pranë Institutit, i cili shërbeu për dy mandate ushtrues detyre drejtor. Në mbledhjen e Këshillit të Institutit, krahas anëtarëve të Këshillit nga radhët e të punësuarve, të pranishëm ishin edhe anëtarët e Këshillit të deleguar nga Qeveria.

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, dënoi djegien e automjeteve në pronësi të Ambasadës bullgare dhe tha se sipas informacionit që ka në dispozicion, Prokuroria do të punojë për këtë rast si procedurë urgjente. Sipas tij, ky lloj dhune nuk do të tolerohet, veçanërisht kur bëhet fjalë për raste që përfshijnë përfaqësues zyrtarë të vendeve të huaja në vend. “Dënimi i çdo dhune kundër kujtdo në Maqedoni është një deklaratë logjike nga Ministri i Brendshëm. Dje patëm një dënim si nga Kryeministri ashtu edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme. Sigurisht, nuk do të lejojmë dhunë dhe ajo nuk do të…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj Propozim-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke e cilësuar atë si një tekst pa garanci juridike dhe pa mekanizma efektivë për zbatim, i cili sipas partisë opozitare rrezikon të dëmtojë parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera. Në reagimin e saj, BDI vlerëson se ligji i promovuar nga VLEN dhe i hartuar nga profesoresha Tatjana Karakamisheva nuk mund të konsiderohet ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pasi, sipas tyre, ai nuk përmban instrumente konkrete që do të garantonin zbatimin e tij në praktikë. Sipas…

Lexo më Shumë

Maqedonia javën e ardhshme do të lançojë qendrën e saj të parë të inteligjencës artificiale të quajtur “Vezilka”. Kjo u njoftua nga Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Top Tema” në TV Telma, ku ai prezantoi hapat që vendi po ndërmerr në fushën e teknologjisë së përparuar dhe digjitalizimit, transmeton Portalb.mk. Projekti “Vezilka” synon digjitalizimin e plotë të korpusit të gjuhës maqedonase. Siç shpjegoi Ministri Andonovski, qëllimi kryesor është të zvogëlojë varësinë nga mjetet teknologjike të huaja, të cilat aktualisht shpesh nuk e njohin kontekstin specifik gjuhësor, historik dhe kulturor të Maqedonisë me saktësi…

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë njofton se është kryera pagesa prej 2.028,714,243 denarës për 15.144 prodhues të duhanit në Maqedoninë e Veriut. “Një pagesë prej 2.028,714,243 denarësh është bërë për 15.144 prodhues të duhanit, pagesa direkte për duhanin e prodhuar dhe të shitur nga korrja e vitit 2025, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë. Kjo pagesë rekord e fondeve përfaqëson mbështetje dhe njohje të fortë të punës së fermerëve të duhanit. Duhani mbetet një nga kulturat strategjike bujqësore në vend, e cila luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Ministria do të vazhdojë të krijojë dhe zbatojë masa që do të…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj pretendimeve të VLEN-it lidhur me mekanizmat e zbatimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke ngritur dilema serioze mbi zbatueshmërinë e masave ndëshkuese të paralajmëruara nga përfaqësuesit e koalicionit qeveritar. Sipas Ademit, VLEN po pretendon se në rast të mosrespektimit të ligjit, si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të institucionit, ndonëse një dispozitë e tillë nuk ekziston në tekstin e ligjit. Reagimi i plotë i Arbër Ademit: Sipas VLEN-it, nëse nuk respektohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të…

Lexo më Shumë

​Komuna e Tetovës ka lëshuar një njoftim zyrtar për të gjithë qytetarët, duke bërë të ditur se oborret e disa shkollave fillore dhe të mesme në territorin e komunës do të vihen në dispozicion për parkimin e automjeteve. Kjo masë merret me qëllim të sigurimit të hapësirave të mjaftueshme për parkim gjatë periudhës verore, kur fluksi i veturave shtohet ndjeshëm, dhe do të jetë e vlefshme deri në fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027. ​Sipas njoftimit në imazhin, hapësirat që do të shfrytëzohen për parkim janë: ​SHFK “Liria” – i gjithë oborri; ​SHFK “Goce Dellçev” – i gjithë oborri;…

Lexo më Shumë

​Më 15 qershor 2026, rreth orës 07:55, në autostradën në ndërtim Ohër–Kërçovë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Orovnik të komunës së Debërcës, kur shtetasi K.Sh. (32) nga fshati Koroshishtë i Strugës, duke drejtuar një automjet udhëtarësh të markës „Mercedes“ me targa të Strugës, ka humbur kontrollin mbi mjetin. Automjeti fillimisht është përplasur në një pusetë e më pas ka goditur shtetasin L.J. (46) nga Republika Popullore e Kinës, me vendqëndrim në fshatin Izvor, i cili po kryente detyrat e tij të punës në autostradë. ​Si pasojë e kësaj përplasjeje, punëtori kinez L.J. ka…

Lexo më Shumë

Pas disa ditesh kerkimesh intensive, Florina Zekiri eshte gjetur dhe eshte paraqitur mbremjen e kaluar ne polici. Rasti i saj kishte ngjallur shqetesim te madh ne mesin e familjareve, miqve dhe komunitetit shqiptar ne Gjermani, te cilet kishin apeluar vazhdimisht per ndihme ne gjetjen e saj. Policia po vazhdon hetimet per te sqaruar te gjitha rrethanat e ngjarjes dhe per te vertetuar informacionet qe kane dale ne publik. Familjaret kane falenderuar te gjithe ata qe kane kontribuar ne shperndarjen e njoftimeve dhe ne kerkimin e Florines gjate diteve te fundit. Per detaje te metejshme priten njoftime zyrtare nga organet kompetente.

Lexo më Shumë

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në Kumanovë, ku tre fëmijë të mitur – një vajzë 15-vjeçare dhe dy vëllezërit e saj të moshës 12 dhe 9 vjeç – janë gjetur pa ndjenja në rrugën “Profesor Mijallkoviq”. Sipas SPB Kumanovë, rasti është raportuar dje rreth orës 10:40. Informacionet e para tregojnë se fëmijët dyshohet se janë helmuar nga thithja e ngjitësit. Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Këshilltari komunal dhe perfaqesuesi i larte i BDI-se nga Kumanova z.Blerim Hyseni ka reaguar lidhur me premtimet e VLEN ne nivel lokal te cilat, sipas tij, jane vetem te karakterit deklarativ dhe kur vjen koha per tu implementuar, arsyetimet jane absurde. Në vazhdim ju sjellim reagimin e tij ne facebook: “Edhe një herë, qytetarëve shqiptarë të Kumanovës po tentohet t’u hidhet hi syve me premtime të bukura në letër, ndërkohë që realiteti në terren flet krejt ndryshe. Koalicioni humbës VLEN, si bashkëqeverisës me ZNAM dhe VMRO në Komunën e Kumanovës, del para opinionit duke u mburrur me projekte për ndërtimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ligji aktual nuk e rregullon drejtpërdrejt mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës, por ia lë në kompetencë ministrit të Drejtësisë që këtë çështje ta përcaktojë me një akt tjetër juridik. I pyetur nëse mungesa e provimit në gjuhën shqipe lidhet me mungesën e bazës ligjore apo me vullnetin e ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, Mickoski tha se në të kaluarën ministrat shqiptarë të drejtësisë nga radhët e BDI-së nuk kanë treguar interes për ta zgjidhur këtë çështje, ndërsa sipas tij Qeveria aktuale po punon për të gjetur një zgjidhje. Ai theksoi se ministri i…

Lexo më Shumë