Deputeti bullgar, Angel Georgiev nga partia atje me qëndrime nacionaliste dhe kontraverse ndaj Maqedonisë, “Rilindja” në margjinat e Kuvendit të Bullgarisë në një koment për djegien e veturave diplomatike të ambasadës bullgare në Shkup, tha se do t’i propozojë presidentit Rumen Radev që t’i kërkon BE-së për të ndaluar të gjitha fondet evropiane për Maqedoninë e Veriut. “Ne propozojmë një zgjidhje me të cilën kryeministri Rumen Radev do t’i kërkonte BE-së që të ndalojë absolutisht të gjitha fondet evropiane që ndahen për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është e vetmja zgjidhje funksionale që do ta detyrojë fqinjin tonë…
Author: Hamdi Kumanova
Më 16.06.2026 në ora 14:20 në DPB gostivar, I.A. (53) nga fshati Çegran i Gostivarit, ka denoncuar se në një rrjet social janë publikuar fotografi të djalit të tij të mitur me tekste me kërcënime për jetën dhe sigurinë e familjes së tij. Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.06.2026 në ora 10:35, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (51) nga fshati Poroj i Tetovës. Ai kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, deklaroi se vendimi i partisë për t’u bërë pjesë e koalicionit qeveritar kishte për qëllim parandalimin e përsëritjes së proceseve politike nga e kaluara dhe sigurimin e një përfaqësimi më të fuqishëm të interesave kombëtare maqedonase. Në një intervistë për Telma, Dimitrievski tha se motivi kryesor për hyrjen e ZNAM në qeveri ishte që qytetarët maqedonas të mos ndiheshin më të margjinalizuar në shtetin e tyre. “ZNAM hyri në këtë koalicion që të mos shihnim përsëritje të asaj që ndodhi në të kaluarën. Motivet tona për të hyrë në qeveri ishin që maqedonasit të…
Nën moton “Maqedonia përshpejton, detyrimi ynë”, VMRO-DPMNE sot feston 36-vjetorin e saj. Me këtë rast, një tubim i madh popullor do të mbahet në stadiumin “Mladost” në Strumicë. Tubimi do të fillojë në orën 20:00, dhe partia u bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, mbështetësve dhe qytetarëve që besojnë në përparim, punë dhe dashuri për atdheun, të vijnë dhe së bashku të tregojnë se Maqedonia ka forcë, energji dhe një popull që beson në të ardhmen e saj. “Para 36 vitesh, u krijua një ide që u bë simbol i luftës për një Maqedoni të lirë, të pavarur dhe dinjitoze…
Mensur Bunjaku, është personi që përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare. Sipas Sinjalit, rasti ishte denoncuar fillimisht më 2 qershor, kur një zyrtar i AUV-it kishte raportuar se ishte kërcënuar brenda hapësirave të institucionit. Pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, Policia e kishte iniciuar rastin si vepër penale “Kanosje”, ndërsa kishte nisur procedurat për intervistimin e të dyshuarit. Bunjaku fillimisht nuk ishte hasur nga hetuesit, të cilët i kishin lënë ftesë zyrtare për paraqitje në polici. Më…
-Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dje, konvokoi mbledhjen e katërt të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Në mbledhje u diskutua për zhvillimet dhe aktualitetet politike në vend, aktivitetet e strukturave partiake dhe prioritetet e veprimit për periudhën në vijim. Gjatë mbledhjes u analizuan zhvillimet e fundit në skenën politike, sfidat me të cilat përballet vendi dhe pozicionimet politike lidhur me çështjet me interes për qytetarët. Në këtë drejtim u shkëmbyen qëndrime dhe vlerësime për proceset aktuale politike, si dhe për nevojën e një angazhimi të përgjegjshëm…
Nga LSDM thonë se “të gjithë e dinë pse ZNAM hyri në koalicionin e tenderit me grupin e krimit të organizuar VMRO-DPMNE”. Nga LSDM thonë se Maksim Dimitrievski së pari tradhtoi partinë e tij, dhe pastaj votuesit e tij. “Pasi partia filloi të shpërbëhej, një nga një deputetë dhe këshilltarë filluan ta linin atë. E tëra çfarë mbeti ishte që Makso të “përpunonte” avancimin që mori nga Mickoski. ZNAM nuk është parti politike. ZNAM është një satelit i VMRO-DPMNE-së, një shoqatë e krijuar dhe e financuar nga Hristijan Mickoski për të siguruar shkatërrimin e opozitës së vetme, për të ngatërruar…
Raportuesit e Parlamentit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar në Strasburg projekt-rezolutat e bazuara në raportet vjetore të Komisionit Evropian për progresin e shteteve në procesin e integrimit evropian. Në seancën plenare të Parlamentit Evropian u diskutuan raportet për Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Në debat mori pjesë edhe komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, si dhe eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike. Raportuesi për Maqedoninë, Thomas Waitz, vlerësoi se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i ndikuar nga faktorë të ndryshëm të jashtëm, duke kujtuar konfliktet e viteve ’90. Ai theksoi se dy…
Aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 në unazën e Shkupit, pranë Mirkovcit, përcjellë Tema.mk Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy automjete transportuese, ndërsa njëri nga shoferët ka pësuar lëndime të lehta. Në vendngjarje kanë intervenuar shërbimet kompetente, ndërsa shkaqet e përplasjes janë duke u hetuar. Për shkak të aksidentit, gjatë orëve të mëngjesit qarkullimi në këtë pjesë të unazës ka qenë i vështirësuar.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ngrohtë me periudha me diell. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 10 deri në 17 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 25 deri në 31 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë me vranësira dhe i ngrohtë me periudha me diell.
Ligji për përfaqësim të drejtë dhe Adekuat, i propozuar nga Qeveria, sipas kreut të Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, nuk është aspak i mirë, madje është i dëmshëm. Sela tha se ligji është njësoj si balancuesi, vetëm paketimi është ndryshe. Ai u bëri thirrje deputetëve që të kenë kujdes, ndërsa akuzoi VMRO-DPMNE-në se po e djegë Marrëveshjen e Ohrit. “ Unë mendoj se ky ligj është shumë i dëmshëm, është shumë i dëmshëm dhe shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë që të kenë kujdes, ligjet e tilla të cilat kanë për qëllim që avazh avash ta çmontojnë…

