Lidhur me veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, të kryer më 15.06.2026, kur ishin djegur dy automjete diplomatike në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, SPB Shkup e ka zbardhur plotësisht rastin. Dje (16.06.2026), Njësia e Çështjeve Kriminalistike – Qendër dhe Bit Pazar ngriti kallëzim penal me procedurë urgjente kundër I.D.S. (44) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ai e ka kryer veprën penale në fjalë. Gjatë hetimeve ishin siguruar provat materiale, ndër të cilat edhe incizimet e kamerave të mbikëqyrjes në disa lokacione, si dhe veshjen që i dyshuari e kishte mbajtur…
Author: Hamdi Kumanova
Vendimi për funksionalizimin e sistemit “One Stop Shop” në kufirin me Republikën e Shqipërisë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të menaxhimit kufitar dhe afrimit praktik të qytetarëve të dy vendeve. VLEN e vlerëson këtë zhvillim si pjesë të një qasjeje të re që e sheh kufirin jo si pengesë, por si pikë lidhjeje, ku procedurat administrative zëvendësohen me koordinim institucional dhe ritëm më të shpejtë lëvizjeje. Ky model sjell ndryshim real në përditshmërinë e qytetarëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e ngarkesave sezonale, sidomos gjatë muajve të verës kur qarkullimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë rritet ndjeshëm.…
Barazimi 1-1 mes Brazilit dhe Marokut në Kupën e Botës ka hyrë në histori të transmetimeve televizive në Shtetet e Bashkuara, duke thyer rekorde të reja shikueshmërie në FOX. Sipas të dhënave të FOX Sports, ndeshja u ndoq nga mesatarisht 10.019 milionë shikues në transmetimin në gjuhën angleze, duke u bërë programi më i shikuar ndonjëherë për një ndeshje të fazës së grupeve të Kupës së Botës, jashtë ndeshjeve të SHBA-së (USMNT). Kulmi i shikueshmërisë arriti në 13.119 milionë shikues gjatë intervalit 19:45–20:00 ET, duke konfirmuar interesin e jashtëzakonshëm për përballjen. Krahasuar me Kupën e Botës 2022, kjo shifër përfaqëson…
Shtetet e G7-ës duan ta rrisin edhe më tej presionin ndaj Rusisë. G7-ta ra dakord për ndihma të mëtejshme ushtarake për Ukrainën dhe disa krerë shtetesh njoftuan edhe sanksione të reja kundër Rusisë. Prej takimit të grupit G7në Évian të Francës doli një sinjal mjaft i fuqishëm: shtetet e G7-ës duan të rrisin ndjeshëm së bashku presionin ndaj Rusisë. Shtetet e G7-ës ranë dakord në samitin e tyre për sanksione të reja kundër sektorit energjetik rus. Me këtë synohet të rritet presioni ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Masat ndëshkuese të miratuara nga krerët e shteteve dhe…
Bashkimi Evropian hapi procesin e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë më 15 qershor pasi Qeveria e re e zgjedhur në Hungari hoqi pengesën e fundit për avancimin e procesit drejt bashkimit në bllokun prej 27 anëtarësh. Ajo që vjen më pas mund të jetë po aq e vështirë, teksa vendet duhet të bëjnë ndryshimet e nevojshme ligjore dhe politike për t’u bërë anëtare të BE-së. Çfarë në të vërtetë nënkupton hapja e bisedimeve? Procesi i zgjerimit të BE-së përbëhet nga 33 kapituj politikash – nga politika e jashtme, bujqësia e deri te peshkimi – dhe shtetet kandidate duhet…
Nga Manjola Bregasi Sot është i pamohueshëm fakti që shteti komunist i drejtuar nga Enver Hoxha, kishte një sistem Zbulimi dhe Kundërzbulimi tepër të rëndësishëm dhe potent. I pamohueshëm gjithashtu është edhe fakti, se shumë pak është folur për agjentët dhe agjenturën shqiptare, që kanë qenë të veshura nën një mjegull misterioze të kushtëzuar nga vetë ky profesion. Gjithçka bëhej në fshehtësi e kamufluar më së miri. Qëllimi ishte i qartë: të informohej shteti për çdo veprimtari të mundshme kundër tij. Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes me sektorët e tyre të Zbulimit, duhej të punonin fort. Shpesh është…
Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të nënshkruajnë të premten, më 19 qershor, në Zvicër një memorandum mirëkuptimi që synon t’i japë fund konfliktit mes palëve dhe të hapë rrugën për negociata intensive mbi programin bërthamor iranian. Dokumenti, i përbërë nga 14 pika dhe i siguruar nga Bloomberg, parashikon një armëpushim të përhershëm, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, heqjen graduale të sanksioneve dhe një paketë të madhe mbështetjeje ekonomike për Teheranin. Sipas draftit, me nënshkrimin e memorandumit, Republika Islamike e Iranit dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët e tyre, do të deklarojnë ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme…
Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Kapiteni i Argjentinës ishte protagonisti absolut në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë në ndeshjen e parë të Grupit J në Kupën e Botës 2026, duke realizuar një het-trik dhe duke vendosur disa rekorde të jashtëzakonshme. 38-vjeçari shënoi të tre golat e Argjentinës, duke e çuar numrin e realizimeve të tij në Kampionatet Botërore në 16. Me këtë shifër, ai barazoi rekordin e legjendës gjermane Miroslav Klose, i cili deri tani qëndronte i vetëm në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e Kupës së Botës.
Një person dyshohet se është plagosur në Veternik të Prishtinës (afër Gorenjës). Sipas informacioneve i plagosuri është Sh. Kastrati, i cili po trajtohet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje apo edhe personi/at që e kanë kryer këtë akt. Media ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje zyrtare nga policia.
Policia njofton se më 15.06.2026 në ora 12:47 në SPB Tetovë është raportuar se në një kanal uji ka një person të vdekur në territorin e fshatit Jelloc i Epërm. “Zyrtarë policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin N.M. (64) nga fshati Debresh, i punësuar në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” Gostivar. Sipas raportimit, ai së bashku me kolegët e tij kishte ardhur në vendngjarje për të pastruar kanalin në zonën ku ndodheshin kanalet për mbledhjen e ujërave rrjedhëse, me çka kishte ngecur në njërin prej kanaleve. Pasi është nxjerrë nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër…
Kryeministri Hristijan Mickoski zotohet se dhjetëra investime të reja nga Turqia do të vijnë në Zonat Industriale-Teknologjike Zhvillimore të vendit. Ai tha se pas forum biznesit të mbajtur në Stamboll ka marrë premtimin nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan që edhe kompani të tjera do të vijnë të investojnë në Maqedoni. “Sa i përket investitorëve tjerë potencial që eventualisht do të vinin nga Turqia, si rezultat i biznes forumit që e organizuam, në periudhën që pason pres disa dhjetëra investime potenciale që do të operacionalizohen. Presidenti Erdogan, personalisht më tha se do të angazhohet që sa më tepër investitorë turq…
Në një përmbledhje të kohëve të fundit të situatës aktuale politike dhe negociatave në rrugën e integrimit evropian të vendit, profesori dhe diplomati Ljubomir Frçkoski paraqiti pikëpamje që ripërcaktojnë natyrën e sfidave me të cilat përballet Maqedonia. Sipas tij, thelbi i problemit nuk qëndron më në marrëdhëniet dypalëshe me Sofjen, por në kontekstin e strukturës së Bashkimit Evropian. Transformimi i mosmarrëveshjes: Nga dypalëshe në evropiane Fërçkoski: Maqedonia nuk ka më mosmarrëveshje me Bullgarinë, por me Bashkimin Evropian Profesori dhe diplomati Ljubomir Fërçkoski me një paraqitje publike ndër të tjera ka thënë se përkufizimi i tezës se me kend është “mosmarrëveshja”,…

