Author: Hamdi Kumanova

Akuza për vrasje, dëbim e shkatërrim të pasurive të paluajtshme, rëndojnë mbi supet e Jusuf Shujak. Gjithë këto vepra penale janë të përfshira në aktakuzën për krime lufte, me të cilën cilën Shujak po përballet nga shkurti i vitit 2025. Procesi gjyqësor po shkon drejt fundit. Të mërkurën ishte planifikuar të dëgjohej edhe dëshmitari i fundit i Prokurorisë Speciale. Mirëpo, i njëjti ndodhet jashtë vendit çka solli telashe për dëgjimin e tij. “Kemi bërë përpjekje përmes rrugëve informatike që të krijohen kushtet që i njëjti të dëgjohet përmes videolinkut. Ne kemi planifiku që për sot të vazhdojmë me dëgjimin e…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje forcave politike në vend që të bashkëpunojnë për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e reformave demokratike, duke theksuar se sfidat me të cilat përballet Kosova nuk mund të presin më. Duke folur në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada britanike me rastin e ditëlindjes zyrtare të Mbretit Charles III, Hargreaves tha se partitë politike duhet të vendosin interesin e shtetit mbi dallimet partiake dhe të punojnë së bashku për krijimin e një parlamenti të qëndrueshëm, një qeverie funksionale dhe një presidencë efektive, raporton KosovaPress, transmeton Klankosova.tv. “Pas…

Lexo më Shumë

Ukraina ka goditur një rafineri të rëndësishme nafte në Moskë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, për herë të dytë brenda kësaj jave. Sulmi vjen në një kohë kur Kievi ka intensifikuar goditjet me rreze të gjatë ndaj infrastrukturës energjetike dhe ushtarake në territorin rus. Sipas kryebashkiakut të Moskës, Sergei Sobyanin, disa dronë kanë goditur Rafinerinë e Naftës në lagjen juglindore Kapotnya, ndërsa mbi katër duzina dronësh të tjerë janë rrëzuar gjatë afrimit drejt kryeqytetit. “Forcat e mbrojtjes ajrore vazhdojnë të zmbrapsin një sulm masiv”, deklaroi ai në Telegram. Autoritetet ruse raportuan dëme në zonat përreth…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se të premten dhe të shtunën do të zhvillojë takime me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM, në kuadër të bisedimeve për rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski theksoi se bashkëpunimi ndërmjet VMRO-DPMNE dhe VLEN-it vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe korrekt. “Të premten dhe të shtunën janë caktuar takimet me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM. Tani nuk jemi para zgjedhjeve, por në gjysmën e dytë të mandatit. Kemi bashkëpunim jashtëzakonisht korrekt dhe miqësor me VLEN-in dhe pres që ai të vazhdojë edhe…

Lexo më Shumë

​Më 16.06.2026 në ora 17:00 në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin A.R. (45) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimit në evidencën operative është konstatuar se ai figuronte me masën “Arest” (Apsi) me kërkesë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Interpol. Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor i Mirkocit për procedurë të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Partia opozitare LSDM ka kërkuar sot moratorium për ndërtimin e data-qendrave të reja komerciale që përdorin sisteme ftohjeje me avullim të ujit. ​Nga kjo parti konsiderojnë se janë të nevojshme obligime ligjore për projektet më të vogla për nevoja shtetërore, me të cilat investitorët do të detyrohen të përdorin ekskluzivisht ftohje me ajër dhe prodhim vetanak të energjisë përmes parqeve solare dhe baterive, pa tërhequr rrymë nga rrjeti nacional. ​Вotë, në një konferencë për media, Kristian Dojçinovski nga LSDM-ja ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së në pushtet, duke pohuar se pushteti po insiston në ndërtimin e data-qendrave…

Lexo më Shumë

​Një punonjës 52-vjeçar i EVN-së nga Kriva Pallanka ka ndërruar jetë derisa po kryente detyrat e punës në rajonin e fshatit Ogut, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. ​Rasti është denoncuar më 16 qershor në ora 13:00 në DPB Kriva Pallankë nga Institucioni Shëndetësor Publik i qytetit, pasi në vendin e quajtur “Poljana” ishte gjetur një person pa shenja jete. ​ ​Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se bëhet fjalë për personin S.J. (52) nga Kriva Pallanka, i punësuar në EVN, i cili ka vdekur gjatë kryerjes së obligimeve të punës. ​Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të…

Lexo më Shumë

Gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasbourg, sot u zhvillua një debat kushtuar zgjerimit të Bashkimi Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Diskutimi u karakterizua nga kritika të ashpra të eurodeputetëve bullgarë ndaj Maqedonia e Veriut. Në kuadër të debatit, eurodeputeti bullgar Ivajllo Vëllçev nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN), i cili është raportues në hije i grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, theksoi rëndësinë strategjike të rajonit për të ardhmen e BE-së. Megjithatë, sa i përket Maqedonisë së Veriut, ai shprehu shqetësim serioz për, siç tha, manifestimet e vazhdueshme të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar zgjerimin e shërbimeve elektronike me qëllim që procedurat për lëshimin dhe vazhdimin e lejeve për armë të jenë më të shpejta dhe më efikase. Edhe pse me ndryshimet e reja ligjore afati i vlefshmërisë së lejeve do të shkurtohet nga 10 në 5 vjet, nga MPB-ja sigurojnë se digjitalizimi do ta lehtësojë ndjeshëm procesin për qytetarët. Në periudhën e ardhshme parashihet vendosja e mundësisë për paraqitjen elektronike të kërkesave për leje armësh, si për personat fizikë ashtu edhe për personat juridikë. Gjithashtu, në formë elektronike do të jetë e…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët tha se “One Stop Shop” me Shqipërinë nuk ishte as premtim i VLEN e as arritje e tyre, pasi siç thanë, përgatitjet për këtë sistem kanë filluar në vitin 2019, marrëveshja qeveritare është nënshkruar më 14 nëntor 2022 ndërsa inaugurimi zyrtar është bërë në korrik të vitit 2023. ASH tha se ” VLEN nuk ka qenë as iniciator, as propozues, as bartës i këtij procesi” dhe shtoi se “kjo nuk është arritje. Është përvetësim politik i punës së dikujt tjetër” “Atëherë, për cilin premtim të realizuar flet deputeti Qoku? Në politikë nuk është e ndershme të marrësh…

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare Bogorodicë, zyrtarët doganorë kanë sekuestruar bizhuteri ari me vlerë prej 1.1 milionë denarësh, pasi zbuluan dy shtetas kosovarë në përpjekje për t’i kontrabanduar ato. Bizhuteritë e arit, katër zinxhirë ari me një peshë totale prej 190.6 gramësh, të dyshuarit i kishin blerë në Turqi dhe më pas, me qëllim kontrabandimi, i kishin vendosur në trup duke i fshehur nën rroba. ​Rasti i është dorëzuar Departamentit të Hetimeve, i cili ka ngritur kallëzim penal kundër autorëve në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli. ​ ​Kjo është sekuestrimi i 11-të i arit për këtë vit nga ana e Drejtorisë së…

Lexo më Shumë

Personeli mjekësor ka ngritur mbi 300 padi kundër Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës. Përmes tyre, të punësuarit kërkojnë pagesën e shtesave të papaguara për kujdestaritë, kompensimin për ushqim dhe punën me turne, transmeton Portalb.mk nga Slloboden Peçat. Paditë aktive i referohen periudhës deri në tetor të vitit 2023, kur punonjësve, shumica prej të cilëve infermierë dhe personel ndihmës, nuk u janë paguar kompensimet që u takojnë sipas Marrëveshjes Kolektive. Probleme ka edhe me një pjesë të mjekëve. Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stoshevski, tha se paditë aktive, të cilat numërohen me qindra, kanë të bëjnë me periudhën…

Lexo më Shumë