Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, u ka dërguar urim qytetarëve, duke theksuar se kjo festë na bashkon rreth vlerave mbi të cilat ndërtohet dhe forcohet shteti ynë dhe na kujton përgjegjësinë e përbashkët për ta forcuar atë me vepra, vizion dhe përkushtim.
“2 Gushti na kujton idealet e lirisë dhe vetëvendosjes të vendosura në dy shtyllat e kësaj historie: Kryengritjes së Ilindenit (1903) dhe Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së në Prohor Pçinski (1944). Këto dy ngjarje historike përfaqësojnë vazhdimësinë e aspiratës për një shtet të ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve”, thekson Gashi në urimin.



