Me thirrjet “Nesër më shumë”, “arrestoni Ramën”, “Shqipëria po bën revolucion”, është mbyllur e protesta e sotme.
Qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, në protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa kanë kërkuar gjithashtu që Rama dhe ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku, të përballen me drejtësinë.
Ata janë shprehur se rezistenca qëndresa e tyre do të sjellë “Shqipërinë e Re”. Gjithashtu kanë akuzuar kryeministrin për korrupsion dhe se nuk mbështet qytetarët por krimin.
The post “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë, qytetarët të vendosur: Edi Rama jepe dorëheqjen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


