Author: Hamdi Kumanova

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë kritikat se lufta me Iranin zbuloi kufijtë e aftësisë së tij për të ushtruar pushtet, duke deklaruar në një intervistë për Axios se ai vazhdon të besojë se “nuk ka kufij”. Trump hyri në konflikt duke kërkuar “dorëzim pa kushte” nga Irani, por lufta përfundoi me një memorandum mirëkuptimi me objektiva më të kufizuara. Megjithatë, presidenti amerikan pranoi se kishte negociuar këtë marrëveshje për të shmangur rrezikun që konflikti të çonte në një recesion ekonomik global. I pyetur nga gazetari Marc Caputo se çfarë kishte mësuar nga lufta lidhur me kufijtë e fuqisë…

Lexo më Shumë

Gjigantët e Realit të Madridit kanë shfqur interes për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka me origjinë nga Kosova. Më konkretisht trajneri Jose Mourinho ka patur një bisedë me kapitenin e Zvicrës. Murinho e njeh Xhakën që prej kohës kur ishte trajner i Tottenham dhe lojtari luante me Arsenalin. Xhaka i kishte shprehur dëshirën për të qenë pjesë e “galaktikëve”. Nëse finalizohet transferimi, paga e Xhakës te “Los Blancos” mund të shkojë deri në 7 milionë euro në sezon. Duke komentuar lajmin e bujshëm, trajneri Gentian Mezani tha në “Mega Sport” se kjo lëvizje do të ishte diçka shumë e mirë…

Lexo më Shumë

Një rast shqetësues dhune mes të miturve është raportuar në Gostivar. Një 29-vjeçare nga Çajla ka denoncuar se djali i saj 8-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një 14-vjeçar nga e njëjta lagje. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një ndërtese banimi në rrugën “Nikolla Parapunov”. Sipas denoncimit, i njëjti i mitur më herët kishte sulmuar fizikisht edhe vajzën 8-vjeçare të familjes. Për rastin është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.TS

Lexo më Shumë

UNIBanka AD Shkup edhe këtë vit është partner tradicional i një prej manifestimeve kulturore më prestigjoze në vend, “Vera e Ohrit”. Me këtë iniciativë, Banka konfirmon mbështetjen e saj të vazhdueshme për ngjarje të rëndësishme kulturore, duke theksuar se kultura dhe arti janë pulsi i një shoqërie. Ato i bashkojnë njerëzit, ruajnë identitetin dhe krijojnë vlera që zgjasin. Edicioni i 66-të i festivalit mbahet nga 12 korriku deri më 20 gusht, me një program të pasur që ndërthur muzikën, teatrin, baletin dhe interpretime të ndryshme artistike nga skena vendase dhe ajo ndërkombëtare. Nën moton “Arti bashkon, frymëzon dhe transformon”, Ohri…

Lexo më Shumë

Më 17.06.2026, prindërit kanë denoncuar sulme ndaj të miturve: Në Tetovë, A.S. (45) ka raportuar se në një hapësirë parkingu, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga J.F. (41) nga Tetova. Në fshatin Poroj, M.Z. (60) ka denoncuar se nipi i tij i mitur, pas një zënke të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga dy persona, A.I. dhe A.I. Policia po punon për zbardhjen e të dyja rasteve.

Lexo më Shumë

Më 18.06.2026, në orën 01:40 në fshatin Bogovinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamenjanit kanë privuar nga liria G.Q. (29) dhe I.M. (28), të dy nga fshati Miletinë, komuna e Bërvenicës. Gjatë kontrollit të kryer në një automjet të parkuar të tipit “Polo” me targa të Tetovës, në të cilin ndodheshin të dy personat, është gjetur dhe sekuestruar një lëndë e bardhë pluhur. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

​Më 17.06.2026 në orën 12:00, zyrtarë policorë nga policia kriminalistike pranë SPB Ohër kanë privuar nga liria personin D.A.(37) nga Ohri. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar një revole, dy pushkë, tri bomba dore, 22 plumbа të kalibrave të ndryshëm dhe dy qese najloni me barut, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal – “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesve të VLEN-it, duke i akuzuar ata se po injorojnë zhvillimet që, sipas partisë, prekin identitetin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në kumtesën e saj, BDI thekson se reagimi vjen në ditën kur, sipas saj, shqiptarët po përballen me pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emërtimeve të rrugëve me përmbajtje dhe simbolikë shqiptare në Tetovë. “Në ditën kur shqiptarët po përballen me pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi emërtimet e rrugëve me përmbajtje dhe simbolikë shqiptare në Tetovë, eksponentët e VLEN-it…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se ka vendosur t’i japë fund përfundimisht traditës ballkanike të përkuljes diplomatike në korridoret e ftohta të Brukselit, e cila është e rrënjosur thellë prej dekadash, duke dërguar një mesazh të qartë se politika e jashtme e Maqedonisë tani e tutje do të zhvillohet ekskluzivisht përmes forcës së argumenteve, dhe jo përmes gjunjëzimit të përulur para autoriteteve të huaja. Në paraqitjen e tij të fundit politike, ai akuzoi ish-pushtetin për gabimet katastrofike dhe të kushtueshme të së kaluarës, duke vënë në dukje marrëveshjet kontroverse me Bullgarinë dhe Greqinë si rezultat i drejtpërdrejtë i politikanëve…

Lexo më Shumë

Maqedonia ka një mungesë kronike të inspektorëve shtetërorë për mjedisin jetësor – vetëm 13 në mbarë vendin. Strumica, Prilepi, Manastiri, Kumanova nuk kanë fare inspektor, ndërsa në Ohër, edhe pse është zonë e mbrojtur nga UNESCO, ka vetëm një. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, si një institucion kyç që duhet t’i monitorojë ndotësit kryesorë, ka mungesë të gjysmës së inspektorëve të nevojshëm për mjedisin jetësor, ndërsa edhe ata që janë, ose janë para pensionimit ose kanë punuar sa për gjithë jetën. Dhe kjo po ndodh ndërkohë që Maqedonia është në mesin e pikave më kritike ekologjike në Evropë dhe ka…

Lexo më Shumë

Një burrë ka humbur jetën pasditen e djeshme në fshatin Ruboc të Kamenicës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima dyshohet se është rrokullisur me traktor. Dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur. “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.

Lexo më Shumë