Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria miratoi informacionin për themelimin e Qendrës për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore – Shkup, me qëllim krijimin e një sistemi më efikas dhe më të qëndrueshëm të reagimit urgjent mjekësor, shkurtimin e kohës së intervenimit dhe përmirësimin e kapaciteteve për shpëtimin e jetëve njerëzore. “Veçimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore paraqet një reformë të rëndësishme sistemore, e orientuar drejt forcimit të pavarësisë organizative dhe operative të shërbimit. Me themelimin e Qendrës për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore do të mundësohet menaxhim më efikas i resurseve, planifikim i veçantë buxhetor, marrje më e shpejtë e vendimeve…
Author: Hamdi Kumanova
Më 18.06.2026 në orën 21:00 në DPB Gostivar, një i mitur 17-vjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit, ka denoncuar se një ditë më parë rreth orës 21:50 në një objekt hotelier (lokal) në Gostivar, pasi ishte drejtuar për në tualet, është goditur me një send të fortë në kokë dhe ka rënë pa ndjenja, pas së cilës shokët e tij e kanë dërguar në Qendrën Mjekësore në Gostivar ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e dokumentimin e rastit.
Nga VLEN thonë se me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të Universitetit “Nënë Tereza” në Kuvend, po hapet një kapitull i ri në zhvillimin e universitetit publik në gjuhën shqipe. “Ky vendim forcon kapacitetet institucionale të universitetit, zgjeron ofertën akademike dhe krijon mundësi të reja për studentët shqiptarë dhe për të gjithë të rinjtë që zgjedhin ta ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes dijes dhe arsimit cilësor. Përmes këtyre ndryshimeve, Universiteti “Nënë Tereza” avancon strukturën e tij akademike me Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Humane, duke u shndërruar në një qendër edhe më të…
Pas një viti të kaluar në paraburgim, ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, do të mbrohet në liri. Vasev së shpejti do të largohet nga njësia e paraburgimit në Shuto Orizare, pasi gjykata pranoi një garanci të siguruar me hipotekë mbi pronën. Ai akuzohet në rastin e parë që lidhet me operacionet ekonomike të Klinikës së Onkologjisë, së bashku me ish-drejtorin ekonomik Artan Nuhi. Sipas aktakuzës, të dy akuzohen për krime të vazhdueshme “shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”, “mashtrim në detyrë dhe përvetësim në detyrë”, të cilat, sipas prokurorisë, i kanë kryer në periudhën nga viti 2018 deri…
Protesta e planifikuar për të dielën me një bllokim të planifikuar të tre pikave kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është anuluar për momentin. Këtë e deklaroi për “BTA” Viktor Stojanov, kryetar i fondacionit bullgar “Maqedonia”. Vendimi u mor pas bisedimeve me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, si dhe me ambasadorin bullgar në Maqedoni. Sipas Stojanov, fondacioni tradicionalisht ka punuar në koordinim me institucionet bullgare dhe pikërisht kjo çoi në vlerësimin se për momentin veprime të tilla proteste, duke përfshirë edhe një bllokim afatshkurtër të kufirit, do të ishin kundërproduktive. Ai theksoi gjithashtu se qëllimi i…
Mbrëmë, oficerët e policisë ndaluan një shtetas serb i cili po drejtonte një Porsche me 188 kilometra në orë në autostradën Kumanovë-Shkup, në kryqëzimin “Rafineria”. Është ndaluar B.S. (30) nga Republika e Serbisë për tejkalim shpejtësie. “Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, të kryer me radar, oficerët e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh Porsche me targa serbe, të drejtuar nga B.S. (30). Pas matjes, u përcaktua se shoferi po udhëtonte me një shpejtësi prej 188 kilometrash në orë, në një pjesë ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 100 kilometra në orë me një shenjë trafiku”, njoftojnë nga…
Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, thotë se në rikonstruimin e Qeverisë përfshihen edhe personel nga skalonet e dyta dhe të treta, të cilët janë në pozicione për të dhënë rezultate. Delegacionet e partive të udhëhequra nga udhëheqësit e OBRM-PDUKM-së dhe Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë Tonë, Hristijan Mickoski dhe Maksim Dimitrievski, do të zhvillojnë një takim të shtunën, tema kryesore e të cilit do të jetë rindërtimi i paralajmëruar i Qeverisë. Minçev thotë se si parti kanë vlerësuar të gjithë zyrtarët e tyre dhe kanë audituar punën e tyre. “Qëndrimi ynë në këtë moment është se dy ministrat tanë…
Këshilli Evropian ka miratuar unanimisht tekstin e konkluzioneve të samitit për Ukrainën, duke shënuar herën e parë në më shumë se 18 muaj që të 27 shtetet anëtare bien dakord për një dokument të përbashkët mbi këtë çështje. Liderët europianë kanë miratuar gjithashtu ndryshimin e afatit për rinovimin e sanksioneve sektoriale ndaj Rusisë, të cilat tashmë do të rinovohen një herë në vit dhe jo çdo gjashtë muaj si më parë. Në dokumentin përfundimtar theksohet se, derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në Ukrainë, nuk duhet të normalizohet pjesëmarrja e Rusisë në ngjarje sportive dhe kulturore…
Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat, i cili mat indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (Purchasing Power Parities – PPP). Ky tregues krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave. Për Shqipërinë, indeksi për grupin “Karburante dhe lubrifikantë për mjetet private të transportit” ishte 110.5%, që do të thotë që për të blerë të njëjtën sasi karburanti, që një…
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska do të vazhdojë sulmet e rregullta masive mbi objektivat në Ukrainë që pala ruse i konsideron kritike për funksionimin dhe aftësinë operacionale të forcave të armatosura ukrainase. Duke folur me gazetarët, ai kujtoi se Presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar së fundmi qëllimin e Rusisë për të nisur sulme të koordinuara në shkallë të gjerë, pas sulmeve të mëparshme që Moska ia atribuon Kievit. “Presidenti kishte deklaruar se tani do të kryejmë sulme masive në mënyrë të rregullt kundër objektivave nga të cilat varet drejtpërdrejt aftësia luftarake e Forcave të…
Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për uljen e tensioneve në rajonin e Gjirit Persik ka rritur shpresat për stabilitet në një nga rrugët detare më të rëndësishme të botës. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet ende larg normalizimit të plotë. Sipas një raporti të ri të kompanisë së menaxhimit të riskut EOS Risk Group, marrëveshja e arritur më 17 qershor shënon vetëm fillimin e një periudhe 60-ditore negociatash mes palëve, gjatë së cilës do të përcaktohen kushtet e një marrëveshjeje përfundimtare. Memorandumi parashikon ndërprerjen e armiqësive mes SHBA-së, Iranit, Izraelit…
Neymari do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për shkak të lëndimit në pulpë. Federata e Futbollit e Brazilit ka njoftuar të enjten mbrëma se Neymari nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në Philadelphia për ndeshjen ndaj Haitit që luhet në orën 02:30 të shtunën. “Ai do të qëndrojë në Neë Jersey për ta kompletuar fazën finale të procesit të rikuperimit”, thuhet në njoftim. 34-vjeçari ka stërvitur të martën duke bërë ushtrime fizike. Të mërkurën iu bashkua pjesës tjetër të grupit. Brazili e nisi Botërorin me barazim 1:1 ndaj Marokut në Grupin…

