Author: Hamdi Kumanova

Zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sedat Bislimi, ka njoftuar se në Spitalin Klinik të Tetovës janë miratuar 119 punësime të reja nga 13 profile të ndryshme profesionale, në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e kapaciteteve të institucionit. Sipas Bislimit, ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të spitalit dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. “Sot në Spitalin Klinik të Tetovës u hodh një tjetër hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor me miratimin e 119 punësimeve të reja nga 13 profile të ndryshme profesionale, të nevojshme për…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha U mor vendimi në shtabin e Ustrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së që njësitet tona të futen afër Shkupit, për të provokuar një dyluftim të pabarabartë mes UÇK-së dhe forcave qeveritare, me qëllim që të përshpejtohet përfundimi i luftes së vitit 2001, me një fitore për neve shqiptarëve. U caktuan njësitet, komandantat dhe ushtarët të cilët vullnetarisht do të hynin në një rrethim shumë të rrezikshëm. Disa komandatë të cilët në fillim u lajmëruan vullnetarisht për t’u futur në Haraçinë, mbas disa ditësh u larguan me arsyetim se në këtë fshat, largë pozicioneve…

Lexo më Shumë

Sot do të mbahet testi i maturës, afati i parë, në të cilin do të marrin pjesë 19,514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin. Ministria e Arsimit dhe Shkencës tha se procesi i testimit do të administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve. Të gjithë maturantët janë të obliguar të paraqiten në qendrat e tyre të testimit më së voni në orën 09:00, për të përfunduar me kohë procedurat e identifikimit dhe sistemimit në sallat e testimit, tha Ministria. Testi i Maturës Shtetërore 2026 do të zhvillohet brenda një…

Lexo më Shumë

Një i mitur nga Çegrani ka denoncuar se është sulmuar në një lokal në Gostivar dhe ka humbur ndjenjat pas goditjes në kokë, raporton Tetovasot. Sipas denoncimit në DPB Gostivar, ngjarja ka ndodhur më 17 qershor rreth orës 21:50. I mituri 17-vjeçar ka deklaruar se teksa po shkonte drejt tualetit të lokalit, është goditur me një send të fortë në kokë. Pas sulmit ai ka rënë pa ndjenja, ndërsa shokët e tij e kanë transportuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të…

Lexo më Shumë

Remzi Nesimi dhe Bllazhe Koneski janë dy emrat e rinj që mund t’i shtohen listës së çmimeve shtetërore në kulturë. Një propozim i deputetëve socialdemokratë është depozituar në Parlament, ku mes të tjerash arsyetohen ndryshimet në Ligji për çmimet shtetërore, disa nene të tij. Konkretisht me nenin 1 të Propozim-ligjit sugjerohet që të definohet se mirënjohja shoqërore jepet për arritje veçanërisht të rëndësishme me interes për shtetin në fushën e gjuhës maqedonase dhe maqedonistikës, si dhe në fushën e gjuhës shqipe dhe albanologjisë. Që në këtë rast propozohen dy çmimet e reja shtetërore “Bllazhe Koneski” dhe “Remzi Nesimi”. Brenda një…

Lexo më Shumë

“Kërkesa për shfuqizimin e vendimit është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese që në mars të vitit 2025”, kështu tha BDI për shfuqizimi i vendimit për emërtimin e rrugëve në Tetovë, që siç thuhet në reagim, është një goditje e rëndë për identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve. BDI kritikoi VLEN-in pasi nuk kanë ndërmarrë hapa juridik për mbrojtjen e vendimit të vitit 2007. BDI u shpreh se pretendimi i VLEN-it se vendimi për emërtimin e rrugëve gjoja nuk ka qenë në fuqi është argumenti më i dobët dhe më i paqëndrueshëm që mund të ofrohet ndërkohë që tha se ata nuk mund…

Lexo më Shumë

Një mjek dhe një infermiere kanë tentuar të kontrabandojnë gjithsej 199 flakonë botoks në vlerë prej 615 mijë denarësh, përmes një dërgese postare të deklaruar si mostra kozmetike me vlerë totale prej 80 dollarësh. Ndaj këtyre personave është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Shkup për veprat penale të kryera: kontrabandë dhe mashtrim doganor, të dënueshme sipas Kodit Penal. Rasti është zbuluar nga zyrtarët doganorë të Degës Doganore Shkupi 1, gjatë një kontrolli të detajuar të një dërgese postare të paraqitur për zhdoganim importi, për të cilën ishte bashkëngjitur një faturë ku saktësoheshin 10 mostra kozmetike. Gjatë hapjes…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të hetimit, Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka dorëzuar sot Aktakuzë kundër një 25-vjeçari, banor i Staro Nagoriçanit, i dyshuar për kryerjen e katër veprave penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 4 e Kodit Penal, si dhe dy tentativa për vrasje të të njëjtës formë të kualifikuar. Meqenëse me dashje ka privuar nga jeta disa persona, sipas nenit 123 paragrafi 3 të Kodit Penal, ai rrezikon dënim me burgim prej së paku 10 vitesh ose me burgim të përjetshëm. Sipas ekspertizave të kryera gjatë hetimit, ai i ka kryer veprat nga motive jashtëzakonisht të ulëta,…

Lexo më Shumë

​Një 50-vjeçare nga Tetova ka denoncuar keqpërdorimin e kartelës së saj debitore, pasi ka konstatuar se nga llogaria e saj rrjedhëse janë kryer disa transaksione të paautorizuara. ​Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, ajo e ka raportuar rastin në polici pasditen e djeshme në ora 14:00. ​Në maj të këtij viti, përmes shërbimit “mobile banking”, ajo kishte vënë re se i mungonin mjete në llogari, por për shkak të lejes mjekësore (pushimit mjekësor) nuk kishte mundur ta verifikonte rastin në bankë. ​Më 17 qershor, kur ka tërhequr pasqyrën bankare, ajo ka parë se përgjatë një viti ishin realizuar transaksione të shumta…

Lexo më Shumë

Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes nga Manastiri informon se në fshatrat Krklino dhe Mexhitli të Manastirit janë gjetur predha të pashpërthyera nga Lufta e Parë Botërore. Në Shërbimin Special të Mbrojtjes në Manastir, B.M. (55) nga fshati Krklino, rajoni i Manastirit, ka raportuar se duke kryer punë bujqësore në oborrin e tij, ka gjetur një granatë të pashpërthyer. Një piroteknik nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e ka marrë granatën dhe ka përcaktuar se bëhet fjalë për një granatë të pashpërthyer me kalibër 75 mm, me origjinë nga Lufta e Parë Botërore. Në Departamentin e Policisë së Manastirit, oficerët e policisë…

Lexo më Shumë

Raporti i PE-së thekson ndërhyrjen e huaj në Maqedoni, ndikimin rus, serb dhe kinez, thonë nga LSDM. “Parlamenti Evropian në raportin e tij për Maqedoninë tregon qartë dhe pa mëdyshje rreziqe serioze të ndërhyrjes dhe ndikimit të huaj që kërcënojnë drejtpërdrejt rrugën evropiane të vendit. LSDM paralajmëroi me kohë dhe foli me zë të lartë për këto rreziqe, dhe është e qartë se situata është shumë më serioze. Raporti thekson përpjekjet ruse për të projektuar ndikim, ndikimin ekonomik dhe politik kinez, si dhe lidhjet në rritje me Serbinë, e cila po zbaton një axhendë joliberale në rajon. Eurodeputetët shprehin shqetësim…

Lexo më Shumë