Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, deklaroi se nuk ka zhvilluar dhe nuk planifikon të zhvillojë bisedime me kryeministrin lidhur me rikonstruimin e Qeverisë, duke theksuar se çdo mandatar ka të drejtën të zgjedhë ekipin e tij, transmeton Zyrtare Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Limani tha se fokusi duhet të jetë te rezultatet dhe projektet e realizuara në interes të qytetarëve, e jo te pozitat individuale. “Ne nuk jemi këtu për të qenë barrë, por për të lehtësuar proceset dhe për të ndërtuar projekte në dobi të qytetarëve, si çerdhe për fëmijë, shtëpi për të…

Lexo më Shumë

Të pyetur për takimin e mbrëmshëm të dy bashkëkryetarëve, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, me partnerin qeverisës, kryeministrin Hristijan Mickoski, ku u fol për rikonstruimin e Qeverisë, nga VLEN i thanë TV21 se në takim është zhvilluar një vlerësim fillestar për performancën e ekzekutivit dhe dinamikën e realizimit të programit qeveritar. Sipas VLEN-it, koncepti i rikonstruimit nuk duhet të kuptohet thjesht si zëvendësim i individëve në poste, por si një mekanizëm për përshpejtimin e reformave dhe dhënien e një shtytjeje të re proceseve që janë në interes të qytetarëve. “Koncepti që kemi paraqitur është që rikonstruimi të mos reduktohet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi një takim të ri me përfaqësuesit e marketeve dhe distributorëve, me qëllim parandalimin e sjelljeve të padrejta tregtare dhe kontribuimin në stabilizimin e çmimeve. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, ai theksoi se Qeveria tashmë ka caktuar për të hënën një takim me zinxhirët tregtarë dhe distributorët, ku do të dërgohet një mesazh i qartë për mënyrën se si duhet të funksionojë tregu. “Do të dërgojmë një mesazh të fortë për mënyrën e sjelljes së tyre në treg”, deklaroi Mickoski. Ai paralajmëroi gjithashtu ndryshime ligjore me të cilat dënimet për praktikat e…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën magjistrale Sveti Nikollë – Kumanovë, ku janë përplasur një furgon dhe një kamion, me ç’rast kanë mbetur të lënduar disa persona. Nga brigada e zjarrfikësve në Sveti Nikollë kanë njoftuar për M-net se zjarrfikësit kanë ndërhyrë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 për të nxjerrë të lënduarit nga automjetet, të cilët më pas i janë dorëzuar Ndihmës së Shpejtë. “Ndërhyrja është realizuar më 19 qershor në orën 21:02, kur në vendin e ngjarjes është dërguar një automjet zjarrfikës. Zjarrfikësit morën pjesë në aksionin…

Lexo më Shumë

Më 19.06.2026, në orën 20:15, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar i privuan nga liria B.Z. (27) dhe A.Z. (23), të dy nga Gostivari, si dhe J.M. (31) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, te B.Z. u gjet një substancë pluhurore e bardhë. Më pas, në bazë të urdhrit gjyqësor, ishte realizuar bastisje në shtëpinë e tij dhe në hapësirat e bodrumit,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media tha se pret që deri në fund të muajit të formalizohet rekonstriumi i Qeverisë, duke shtuar se më së voni më 1 korrik emrat e rinj të jenë në Kuvend, transmeton TV21. Mickoski foli edhe për takimin e djeshëm me dy bashkëkryetarët e VLEN-it Mexhitin dhe Kasamin i cili tha se takimi është zhvilluar në atmosferë të mirë, duke shtuar se është diskutuar edhe për ndërrimin e disa resorëve, por pa dhënë shumë detaje. mes tjerash bëri të ditur se sot do të vazhdojë bisedimet me partnerin tjetër të…

Lexo më Shumë

​Një çiklist nga fshati Drugovë i Kërçovës ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë. ​Sipas informacioneve nga SPB Ohër, aksidenti ka ndodhur më 19 qershor rreth orës 21:30 në afërsi të fshatit Drugovë, kur një automjet transportues “Iveco” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga V.A. (31) nga Kërçova, gjatë parakalimit ka goditur biçikletën e drejtuar nga I.S. (52) nga fshati Drugovë. ​Pas aksidentit, çiklisti i lënduar me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, ku janë konstatuar lëndime të rënda…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka nisur zyrtarisht procesin e konsolidimit të strukturave në terren para Kongresit të V-të të partisë. Në Kuvendin Themelues të degës së Bërvenicës, me mbështetje unanime, kryetar u zgjodh ekonomisti Idriz Idrizi. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kreu i ASH-së, dr. Arben Taravari, i shoqëruar nga deputetët Halil Snopçe e Sadik Sulejmani dhe kryetari i Gostivarit, Valbon Limani. “Dega e Bërvenicës ka qenë një ndër degët më kompakte, prandaj jo rastësisht e nisim këtë proces pikërisht nga këtu. Ecim edhe më fuqishëm drejt kongresit partiak,” deklaroi Taravari. Sa i përket situatës politike në vend…

Lexo më Shumë

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë miratoi këtë javë, në parim, marrëveshjen dypalëshe me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për unifikimin e procedurave të kontrollit në brezin kufitar. Vendimi parashikon ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit, me zbatim që do të nisë fillimisht në pikën kufitare të Qafë Thanës. Risia thelbësore e marrëveshjes qëndron në natyrën e kontrollit. Që nga inaugurimi i gushtit 2023, Qafë Thana funksionon me një ndalesë të vetme, por me dy kontrolle paralele, oficerë të policisë kufitare të të dy vendeve, të vendosur…

Lexo më Shumë

LSDM, në një deklaratë, e vlerësoi rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë si një shfaqje politike që, sipas partisë, nuk mbështet reforma thelbësore apo ndryshime në politika. Partia opozitare thotë se ndërsa qytetarët përballen me sfida ekonomike, rritje çmimesh dhe një standard të ulët jetese, shumica qeverisëse po merret me ndryshime personeli në vend që të zgjidhë problemet reale. Deklarata thekson se bisedimet e paralajmëruara midis VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM nuk sjellin ndryshime thelbësore, por përfaqësojnë një përpjekje për, siç deklarojnë ata, “të verbojnë publikun”. LSDM akuzon Qeverinë se nuk po i përgjigjet sfidave ekonomike, duke përmendur një rënie të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska deklaroi se çështja e mësimit shqip në Idrizovë, nga klasa e gjashtë e deri atë të nëntë, do të zgjidhet shumë shpejt. Fëmijët shqiptarë të Idrizovës detyrohen që ciklin e lartë fillor ta ndjekin në shkolla të komunave të tjera për shkak të mungesës së mësimit shqip në shkollën fillore “Njegosh” në Idrizovë. Në intervistën e lajmeve qendrore në Alsat, Janevska madje tha se ky problem dekadash do të marr një epilog pozitiv që në fillimin e vitit të ri shkollor 2026-2027. “Atje ka shkollë dhe definitivisht është një çështje që mund të ketë një…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe urave në Tetovë, duke akuzuar koalicionin VLEN se po lejon rikthimin e simbolikës së ish-Jugosllavisë në qytet. Në reagimin e saj, BDI vlerëson se arsyetimet e dhëna për këtë çështje janë “banale” dhe se ato flasin më shumë se deklaratat publike të përfaqësuesve të VLEN-it. Partia thekson se Tetova ka historinë, identitetin dhe figurat e saj dhe nuk meriton, sipas tyre, të kthehet pas në kohë përmes rikthimit të emërtimeve që qytetarët i kanë lënë pas prej vitesh.…

Lexo më Shumë