Author: Hamdi Kumanova

Duke filluar nga 1 korriku do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes nëpër pyje pa leje përkatëse, si masë për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit veror. Vendimi nga Qeveria është marrë për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret në hapësirat pyjore. Drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov thotë se institucionet janë të përgatitura dhe të organizuara për sezonin e zjarreve. Megjithatë, ai thekson se këto resurse mund të mos jenë të mjaftueshme në rast të zjarreve të mëdha. ”Edhe vitin e kaluar ishim mirë të organizuar por edhe këtë vit jemi…

Lexo më Shumë

Mbrëmë ishte kulmi i revoltës popullore kundër krejt keqqeverisjes në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve të pavarura aty ka pas mbi 100 mijë protestues që përbën pesë përqind e qytetarëve të mbetur në atë shtet, diçka mbi 2 milion! Një numër dhe spektër shumë përfaqësues. Fakti se nuk ka pas kundër protestues, incidente, dhunë ose njëllojshmëri të mesazheve flet se kjo ka karakter gjithëpopullor, paqësor dhe spontan, në kuptimin se nuk është më nën kontroll, as në tërësi e as pjesërisht, të asnjë grupi, strukture ose organizimi. Algoritmi i vetëm i përbashkët në këtë rast është dhe mbetet vetëm dorëheqja ose largimi…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Lozovës nga radhët e LSDM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka dalë me një propozim për formimin e një qeverie të re me mandat njëvjeçar, duke vlerësuar se një hap i tillë do të përbënte një kthesë historike për shtetin. “Mos pyesni nëse të rinjtë janë të gatshëm ta udhëheqin Maqedoninë. Pyetni veten se sa gjatë mund të bëjë Maqedonia pa ta”, ka shkruar Velkovski. Sipas tij, të rinjtë nuk janë e ardhmja, por e sotmja e Maqedonisë dhe meritojnë mundësinë për të marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit. “Të…

Lexo më Shumë

Një person në Obiliq është shoqëruar në stacionin policor, pasi pas një mosmarrëveshje është përleshur me një person tjetër. Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Njoftimi i plotë: Obiliq 21.06.2026, 17:25. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se është përleshur me viktimën mashkull kosovar. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe është sekuestruar një armë…

Lexo më Shumë

Një mashkull kosovar ka raportuar në polici se një i dyshuar mashkull kosovar ka kryer sulm seksual dhe dëmtim të pasurisë së huaj ndaj një femre kosovare. Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 të datës 21 qershor 2026 në Prishtinë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet hetimore. Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Hetimet janë duke vazhduar. Raporti i plotë: SULM SEKSUAL & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË SË HUAJ Prishtinë/21.06.2026 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprat e lartcekura ndaj viktimës femër kosovare.…

Lexo më Shumë

Nga LSDM thonë se dy vjet pasi Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE erdhën në pushtet, premtimet e bëra qytetarëve kanë mbetur vetëm fjalë boshe. Sipas LSDM-së, analiza e programit “Platforma #1198” tregon se pas dy vitesh, deri në 90% të premtimeve nuk janë përmbushur. “Mickoski dhe VMRO-DPMNE premtuan standard më të lartë jetese, dhe sot portofolet dhe frigoriferët e qytetarëve janë më të zbrazët. Ata premtuan inflacion më të ulët prej 2.5%, dhe çmimet e ushqimeve po rriten, inflacioni është 4.8%, dyfishi i mesatares në Evropë. Ata premtuan më shumë investime të huaja, dhe investimet e huaja kanë rënë me pothuajse…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar se tre shtetet, megjithëse sovrane, ndajnë një hapësirë të përbashkët të kujtesës historike, gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, shkruan gazeta KOHA. Në një reagim publik, Koçiu kujtoi se breza të tërë shqiptarësh kanë ëndërruar që bashkëpunimi mes shqiptarëve të mos kushtëzohej nga rrethanat politike, por të shndërrohej në një realitet të natyrshëm në shërbim të qytetarëve. Ajo theksoi se, pavarësisht përpjekjeve të disa faktorëve për të krijuar ndasi, faktet dëshmojnë një drejtim tjetër. Si shembull, Koçiu përmendi miratimin e marrëveshjes për…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) në Maqedoninë e Veriut pritet të vendosë sot për çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas përllogaritjeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, pritet që dizeli të poftohet (lirohet) për 7 denarë, ndërsa benzina për 4 denarë për litër. Kryeministri Mickoski deklaroi paraprakisht se pret stabilizim të tregut të derivateve të naftës pas paralajmërimeve për bisedime paqeje mes SHBA-së dhe Iranit. Të gjitha pritshmëritë shkojnë në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje, gjë që do të ndikojë edhe në stabilizimin e ekonomive globale. Për momentin, çmimi i naftës po lëviz rreth 80 dollarë për fuçi, por…

Lexo më Shumë

Më 20.06.2026, rreth orës 21:45, në SPB Shkup është raportuar se në një shtëpi në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup është gjetur pa shenja jete K.S. (63) nga Shkupi. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Ndërmjetësit nga Pakistani dhe Katari deklaruan më 22 qershor se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit kanë përfunduar, me të dyja palët që kanë rënë dakord për një kornizë drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje brenda 60 ditëve, që përfshin garantimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit dhe përfundimin e luftimeve në Liban. Pak detaje konkrete u bënë publike në një deklaratë të përbashkët të Katarit dhe Pakistanit. Marrëveshja duket se pasqyron objektivat e përgjithshme të përcaktuara në një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar javën e kaluar nga presidentët e SHBA-së dhe Iranit. Ai memorandum la të hapura për…

Lexo më Shumë

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, që ndodhi në autostradën A5 pranë Appeweierit, të dielën. “TV Kamenica” ka raportuar se bëhet fjalë për E.Z. 24-vjeçare dhe A.Z 18-vjeçare, nga fshati Topanicë, transmeton kp. Lidhur me rastin kanë shkruar edhe mediat gjermane. Raportohet se një person i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda. Sipas dyshimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë, ku dy automjete me shpejtësi të lartë u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar aksidentin fillestar. Për shkak të përplasjes, pesë…

Lexo më Shumë

Policia australiane ka sekuestruar 2.7 ton kokainë – sekuestrimi më i madh i këtij lloji në vend – nga një sistem bunkeri nëntokësor në Sidnein perëndimor. Droga, me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 816 milionë dollarësh australianë (500 milionë euro), u gjet të premten në ndarje të fshehura nën “dysheme” në tre kontejnerë transporti në një pronë në Londonderry. Dy burra të moshës 21 dhe 25 vjeç, të cilët dyshohet se u përpoqën t’i iknin policisë, u arrestuan në vendngjarje dhe u akuzuan për posedim të një sasie tregtare të një droge të kontrolluar kufitare të importuar në…

Lexo më Shumë