Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski informoi se po fillojnë me fushatë promovuese për shërbime elektronike për kompanitë. Andonovski përmes publimimit në rrjetet sociale njoftoi se kompanitë në mënyrë elektronike mund të parashtrojnë kërkesë për dhënien e certifikatës nga evidenca penale nga gjykatat themelore.
“Vetëm një klikim deri te shërbimi i kërkuar. Një nga shërbimet më të përdorura elektronike për personat juridikë është lëshimi i një certifikate nga evidenca penale nga gjykatat themelore. Në vend që të shkojnë në sportel dhe të humbin kohë, kompanitë mund të parashtrojnë kërkesë në mënyrë elektronike përmes Portalit kombëtar uslugi.gov.mk. Procedurë më e shpejtë, më pak burokraci dhe më shumë kohë për punë dhe zhvillim”, thotë ministri i Transformimit Digjital.
Andonovski njofton se transformimi digjital ka vlerë të vërtetë kur institucionet bëhen më efikase dhe shërbimet më të qasshme për qytetarët dhe kompanitë.



