Një shtetase 53 vjeçare I.T. e Bjellorusisë mëngjesin e sotëm është gjetur e vdekur në një hotel në Ohër, transmeton Portalb.mk.
Sipas Ministrisë së Brendshme rasti është raportuar më 5 gusht 2026, në orën 07:45, në Sektorin për Punë të Brendshme Ohër.
Vdekjen e e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë nga Ohri.
Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin e të ndjerës do të kryhet obduksion, pas së cilës pritet të përcaktohen shkaqet e vdekjes.
Nga SPB Ohër njofttuan se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.



