Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. “Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë”, “Dojran” dhe “Tabanovcë” ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”. “LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku…
Author: Hamdi Kumanova
Nëse Keir Starmer jep dorëheqjen, një nga pyetjet më të rëndësishme është ajo e kohës, kur do të marrë përsipër detyrën kryeministri i ardhshëm? Gjithnjë e më shumë, shumë në Partinë Laburiste parashikojnë një “kurorëzim”, që do të thotë se Andy Burnham do të ishte kandidati i vetëm. Sipas BBC, disa figura me ndikim në kampin e Burnham duan që ai të marrë përsipër pushtetin rreth kohës së konferencës vjetore të Partisë Laburiste në fund të shtatorit, duke besuar se kjo do t’i jepte më shumë hapësirë për t’u përgatitur për qeverinë dhe për të siguruar që ai të mund…
Sot mbushen 81 vjet që nga koha Banka e Shtetit Shqiptar më 22 qershor 1945 shpalli vulosjen e kartëmonedhave dhe të çekmonedhave të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë Pas Luftës II Botërore dhe proklamimit të Qeverisë Demokratike, në Shqipëri, filluan të duken shenjat e para të inflacionit dhe keqësimi i gjendjes së kartëmonedhave, që vinte nga pamundësia për të shtypur kartëmonedhë të re dhe për ta zëvendësuar atë në qarkullim. Në pritje të normalizimit të situatës, më 22 qershor 1945, Banka e Shtetit Shqiptar shpalli vulosjen e kartëmonedhave në qarkullim, si dhe të çekmonedhave të emetuara nga ish-Banka Kombëtare…
Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, me temperatura që në shumë zona i afrohen ose kalojnë 40 gradë Celsius, duke detyruar autoritetet të shpallin alarme, të mbyllin shkolla dhe të marrin masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e qytetarëve. Në Itali, alarmi i kuq është shpallur për disa qytete të mëdha, mes tyre Bolonja, Firence, Milano dhe Torino. Në Romë, pelegrinët në Sheshin e Shën Pjetrit u mbrojtën nga dielli me çadra dhe mjete të tjera, ndërsa Papa zhvilloi lutjen tradicionale të së dielës nga Pallati Apostolik. Meteorologët shpjegojnë se temperaturat ekstreme janë…
Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ndaj një personi në Ferizaj. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 23:45 është pranuar një informatë se një person që ndodhej në një lokal në rrugën “Rexhep Bislimi” ishte parë duke poseduar armë zjarri. Pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme. Gjatë veprimeve hetimore, policia ka gjetur armën e zjarrit, të cilën i dyshuari dyshohet se e kishte hedhur…
Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Qendror të PDSH-së, në të cilën u zgjodh Kryesia Qendrore në këtë përbërje: Kryetar i Kuvendit Qendror: Sali Ajdini – Sekretar Gjeneral: Visar Palloshi Nënkryetarë: – Ylber Idrizi – Valbona Toska – Fejzi Xhelili – Halil Krasniqi Para të pranishmëve mbajti fjalim kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili foli për zhvillimet aktuale politike, sfidat me të cilat përballen shqiptarët dhe vizionin e partisë për periudhën e ardhshme. Mbledhja u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe demokratike, me përkushtim për forcimin e strukturave partiake dhe avancimin e objektivave politike të PDSH-së.
Dhjetëra bujq nga rajoni i Pollogut mëngjesin e sotëm protestuan pasi nuk kanë ujë për vaditjen e tokave, transmeton Portalb.mk. Bujqit thonë se kanali për vaditje ka ujë, megjithatë si rezultat i punimeve që po realizohen në autostradë, në pjesën Tetovë-Gostivar pengohet që uji të mund të shpërndahet në fushat e tyre. Bujqit për disa orë bllokuan me traktorë punimet që zhvillohen për ndërtimin e autostradës së re.
Nga njëra anë, Qeveria njofton formimin e një Qendre për Ndihmën e Shpejtë në Shkup. Çdo iniciativë që synon shpëtimin e jetëve është e mirëseardhur. Por, nga ana tjetër, raporti “Kompasi i Premtimeve”, i hartuar nga Finance Think në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë dhe Forumin Arsimor Rinor, flet qartë: vetëm 13% e premtimeve në shëndetësi janë realizuar, ndërsa 71% ende nuk kanë filluar të zbatohen. Këto nuk janë vlerësime të opozitës, por të dhëna të një raporti të pavarur. Ato tregojnë se mungon përparimi në reformat më të rëndësishme të sistemit shëndetësor, si: • digjitalizimi i…
Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, mbrëmë në Sheshin “Skënderbeu” u mbajt “Sofra Shkupjane”, një mbrëmje e veçantë kushtuar muzikës popullore, traditës dhe vlerave kulturore që ndër breza kanë qenë pjesë e identitetit të Shkupit. Siç njoftoi Komuna e Çairit me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, artistëve dhe mysafirëve të shumtë, mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë festive, ku kënga dhe vallja shqiptare bashkuan publikun në zemër të Çarshisë. Kultura dhe tradita janë vlera që na lidhin me rrënjët tona dhe forcojnë identitetin tonë kolektiv. ‘Sofra Shkupjane’ është dëshmi se këto vlera vazhdojnë të jetojnë mes nesh…
Në muajin qershor një familjeje katëranëtarëshe në Maqedoninë e Veriut i janë nevojitur të paktën 68.654 denarë për të mbuluar shpenzimet bazë mujore. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit për shportën minimale sindikale të publikuara nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), transmeton Portalb.mk. Barrën më të madhe për buxhetin familjar vazhdojnë ta përbëjnë ushqimi dhe pijet, për të cilat nevojiten 25.120 denarë, ose 36,6% qind e shpenzimeve totale. Për arsim ndahen 7.192 denarë, përkatësisht 10,5% e buxhetit. Për veshmbathje dhe këpucë nevojiten 6.511 denarë, ndërsa për shpenzimet komunale, si energjia elektrike, uji dhe ngrohja,…
Drejtori i Institutit të Standardizimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISRMV), Gazmend Aliu, ka njoftuar se institucioni që ai drejton ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të CEN dhe CENELEC, e mbajtur në Ayia Napa të Qipros, ku u nënshkrua iniciativa strategjike “Cyprus Commitment”. Aliu theksoi se përfaqësimi i ISRMV-së në këtë ngjarje ishte një moment i rëndësishëm për përfshirjen aktive të vendit në proceset evropiane të standardizimit. “Krenar që përfaqësova Institutin e Standardizimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e Përgjithshme të CEN dhe CENELEC në Qipro. Së bashku me përfaqësuesit e trupave…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi ulje të ndjeshme të çmimeve të derivateve të naftës nga e hëna, kur Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet t’i shpallë çmimet e reja. Mickoski tha se pret që, pas stabilizimit të situatës në Lindjen e Mesme, çmimet e benzinës të ulen për rreth 4 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit për rreth 7 denarë. “Masat në parim përfunduan. Me njoftimet për marrëveshjen e arritur, kushtimisht thënë, mes palëve të përfshira në konflikt në Gjirin Persik, në këtë rast SHBA-së dhe Iranit, ndërsa sot vazhdojnë negociatat përfundimtare për finalizimin e asaj marrëveshjeje, vlerësoj…

