Debati për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Ligjin për Cilësinë në Arsimin e Lartë do të vazhdojë edhe pas pushimit veror të Kuvendit. Me kërkesë të opozitës shqiptare, është pranuar që në muajin shtator të organizohet debat publik për këto projektligje.
Gjatë ditëve në vijim do të publikoj disa pjesë nga diskutimi im parlamentar, ku paraqes vërejtjet dhe propozimet e mia si profesor universitar dhe si deputet. Besoj se këto çështje meritojnë debat serioz, sepse lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor në vend.
Në videon e sotme trajtoj një nga problemet më të rëndësishme të projektligjit: vlerësimin e veprimtarisë shkencore vetëm përmes treguesve bibliometrikë të njëjtë për të gjitha disiplinat.
Shkenca nuk funksionon në të njëjtën mënyrë në çdo fushë. Publikimi i një punimi në matematikë nuk ndjek të njëjtën dinamikë si në mjekësi, inteligjencë artificiale apo fizikë eksperimentale. Ndryshojnë koha e publikimit, numri i autorëve, mundësitë për citime, databazat shkencore dhe vetë kultura e botimit.
Prandaj, nuk është e drejtë që disiplina të ndryshme të maten me të njëjtët tregues. Për më tepër, kriteret bibliometrike janë kategori dinamike, të cilat ndryshojnë vazhdimisht në botën akademike. Pikërisht për këtë arsye, ato nuk duhet të ngrihen në nivel ligji, por të rregullohen përmes akteve nënligjore dhe standardeve profesionale, të cilat mund të përshtaten me zhvillimet e shkencës.
Ju ftoj ta ndiqni këtë pjesë të diskutimit dhe të ndani mendimin tuaj.
Data 19.09.2026
Aktuale
- Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit që vrau gruan në Tiranë: E godita me thikë në zemër se më gënjeu
- Dilemat e drejtësisë: A do të zhbëhet Dhomat e Specializuara të Kosovës?
- Përleshje e armatosur në Prizren: Polici lëndohet, katër të arrestuar
- “Rezistenca vazhdon. Askush nuk e shuan dot protestën”, aktivistja Luçiana Kokaj në revoltën kundër Ramës: Në shesh të gjithë ata që duan Shqipërinë e vërtetë
- Shpërthime pranë aeroportit të Rijadit, qyteti mbulohet nga tymi i zi
- Rreziku i inteligjencës artificiale: A po kërcënohet njerëzimi?
- Përgjimet e Ahmetajt/ “Ron Yeffet tha se Rama e kishte kontraktuar për të bërë punët e këqija”, aktivisti Aliaj: Përgjimet për KAYO janë kambanë alarmi
- PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët



