Një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi është përplasur nga një automjet në një rrugë në Gostivar dhe më pas është dërguar në klinikat e Shkupit.
Dje në orën 16:00, në OVR Gostivar është raportuar se në rrugën „Zheleznichka“ në Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të udhëtarëve „Ford Kuga“ me targë zvicerane, i drejtuar nga G.Xh. (35) nga fshati Çegranë, i cili ka goditur një këmbësor – një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi. Në aksident, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës mjekësore është dërguar në Kompleksin e klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, njoftuan nga policia e Tetovës.
Vëzhgimi në vendngjarje është kryer nga një ekip i DPB Gostivar.



