Më 02.08.2026, në orën 14:15, në fshatin e Strugës Tashmarunishtë, u privua nga liria S.G. (52 vjeç) nga Struga, pas një denoncimi paraprak se kishte kryer veprën penale „Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare“, pasi kishte drejtuar fyerje verbale ndaj personave publikë që ishin të pranishëm në ngjarjen për shënimin e 2 gushtit, Ditës së Republikës, përcjell Pa Censurë.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim i duhur.



