Maqedonia e Veriut edhe sot do të përfshihet nga mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale që në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot me diell, me erë të dobët dhe të ndryshueshme, ndërsa temperatura do të arrijë deri në 38 gradë.
Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa në disa pjesë të vendit temperaturat mund ta tejkalojnë pragun prej 40 gradësh.
Nga e enjtja pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme të shiut, si dhe bubullima në orët e pasdites.
Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që të shmangin qëndrimin në diell gjatë pjesës më të nxehtë të ditës dhe të konsumojnë sasi të mjaftueshme lëngjesh.



