Karim Benzema ka mirëpritur mundësinë që Zinedine Zidane të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës, teksa ish-trajneri i Real Madridit pritet të zyrtarizohet së shpejti si përzgjedhës i ri i “gjelave”.
Ish-sulmuesi i Francës ka shprehur entuziazmin e tij për një rikthim të Zidane në futbollin francez, këtë herë në rolin e trajnerit të kombëtares, shkruan Indeksonline
“Jam i lumtur që ai mund të bëhet selektor i Francës? Nuk e di nëse do të jetë ai, por nëse është ai, PO, jam jashtëzakonisht i lumtur”, ka thënë Benzema.
“Është një legjendë, është vëllai i madh imi”, shtoi ish-futbollisti francez.
Zidane, i cili si lojtar fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 1998 dhe si trajner shkroi histori me Real Madridin, pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps.
Emërimi i tij pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme, duke nisur një kapitull të ri për “Les bleus”./Indeksonline/



